6 Dhjetor 2023, 07:40
Nga A.B
volodymyr zelenskyy
SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky anuloi papritur sot fjalimin e planifikuar në Kongresin amerikan për shkak të një rasti që i doli në “minutën e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer. “Zelensky nuk mund të paraqitet në takimin tonë të orës 15:00, diçka ndodhi në minutën e fundit”, tha ai para gazetarëve.
Presidenti ukrainas duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij. Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Kongresi amerikan, i cili deri më tani ka miratuar paketa të mëdha ndihme ushtarake, humanitare dhe makroekonomike për Kievin, përbëhet nga dy dhoma. Republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një numër prej tyre kërkojnë që menjëherë të ndërpritet ndihma për Kievin.
Në Senat, ku demokratët janë në shumicë, republikanët e opozitës janë në favor të mbështetjes së Ukrainës. Për të miratuar ndihmën, republikanët po kërkojnë politika më të ashpra ndaj emigrantëve në kufirin me Meksikën, gjë që demokratët deri më tani kanë refuzuar ta bëjnë.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha sot se asnjë ndihmë e re për Ukrainën nuk do të miratohet pa një “ndryshim rrënjësor” në politikën e migrantëve.
volodymyr zelenskyy
Bota
5 Dhjetor 2023, 22:06
a.l
Viktor Orban
HUNGARI- Komisionit Evropian i është kërkuar që të mbajë qëndrim ndaj Viktor Orban dhe të mos lejoj&eu...
Bota
5 Dhjetor 2023, 21:41
a.l
Foto ilustruese
MAQEDONI- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kumanovë të Maqedonisë s...
Bota
5 Dhjetor 2023, 21:39
A.TH
Hanke Bruins Slot
HOLANDË- Qeveria holandeze ka premtuar 2.5 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën në vitin 2024. Njo...
Bota
5 Dhjetor 2023, 21:21
a.l
Ozkan Utulas
KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulas, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t&rs...
Bota
5 Dhjetor 2023, 21:21
a.l
Pritja e Putin
RUSI- Përshtypje dhe komente të veçanta shkaktoi pritja e presidentit rus Vladimir Putin për ambasadorët e r...
Bota
5 Dhjetor 2023, 21:07
A.TH
Foto ilustruese
FRANCË- Kendi, një adoleshent 15-vjeçar, u vra me thikë këtë të hënë, në Ézanvil...
Bota
5 Dhjetor 2023, 21:01
A.TH
Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për...
Bota
5 Dhjetor 2023, 20:51
a.l
foto ilustruese
SHBA- SHBA do të vendosë ndalimin e vizave për kolonët ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor, ...
Bota
5 Dhjetor 2023, 20:49
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Tre qytetarë dhe një fëmijë humbën jetën në zonat e Gjermanisë që janë pre...
Bota
5 Dhjetor 2023, 20:46
A.TH
Boston
SHBA- Dy Lamborghini shumë të shtrenjta dhe të rralla ishin hequr nga garazhi i dyqanit pa e vënë re askush se një gj&...