Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që lidh anëtarët e tij së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës.
POLONI- Sulmi i raketave ruse në Poloni ka alarmuar Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe vendet fqinje me Poloninë. Qeveria polake ka konfirmuar se dy qytetarë polakë kanë humbur jetën për shkak të sulmit. Polonia është një vendi anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka të drejtë të mbrohet nga Aleanca në bazë të nenit 5 të Traktatit të Organizatës së Aleancës Atlantike i ashtuquajturin parimi i mbrojtjes kolektive.
Parimi i mbrojtjes kolektive është në qendër të traktatit themelues të NATO-s. Ai mbetet një parim unik dhe i qëndrueshëm që lidh anëtarët e tij së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin dhe duke vendosur një frymë solidariteti brenda Aleancës. NATO thirri nenin 5 për herë të parë në historinë e saj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
“Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, i ndodhur në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjithëve dhe, për rrjedhojë, bien dakord që nëse një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre, në ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime individuale ose kolektive, të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë Palën ose Palët e sulmuara, duke miratuar më pas, individualisht dhe në marrëveshje me Palët e tjera, masat që i sheh të arsyeshme, duke përfshirë përdorimin e forcës së armatosur, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në rajonin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në nenin 5.
Ndërkohë, Polonia ka deklaruar pak më parë se po mendon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon se palët do të konsultohen së bashku dhe vendosin nëse integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre është nën kërcënim. Më pas, 30 shtetet anëtare fillojnë konsultimet formale me kërkesë të anëtarit të kërcënuar. Bisedimet shikojnë nëse ekziston një kërcënim dhe si t’i kundërvihen atij, me vendime të arritura unanimisht.Megjithatë, neni 4 nuk do të thotë se do të ketë veprim.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rusia nga ana e saj i ka mohuar akuzat duke i quajtur shpifje të Perëndimit ndërkohë parlamenti i Çekisë ka votuar një mocion që e shpall Rusinë shtet terrorist.
NATO SHBA- Ka ardhur reagimi i parë i NATO-s për sulmin me raketa në Poloni. CNN shkruan se NATO po shqyrton raportet si raketa...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pasi dy raketa ruse goditën territorin e Polonisë duke l&eum...
DASH SHBA- Raportet se raketat ruse kanë kaluar në Poloni pranë kufirit ukrainas janë jashtëzakonisht shqetësuese. K&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes POLONI- Janë publikuar pamjet nga sulmi i dy raketave ruse që goditën një fshat të Polonisë duke l...
Parlamenti cek ÇEKI- Regjimi aktual rus u përshkrua si "terrorist" nga Komiteti i Punëve të Jashtme i dhomës së ulët t...
Foto Ilustruese RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë mohoi se raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportet nj&e...
Gitanas Nauseda LITUANIA- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka reaguar menjëherë pasi dy raketa ruse goditën Poloninë du...
Pat Ryder SHBA- Pentagoni ka reaguar për herë të parë pasi raket ruse goditën Poloninë duke lënë të vrarë...
Jake Sullivan SHBA- Sulmet me raketa ruse në Ukrainë, disa prej të cilave goditën ndërtesat e banimit në Kiev, do të rri...
Lumir Abdixhiku dhe Gabriel Escobar SHBA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me të dë...