LIVE UPDATES
Bota

Çfarë pritet në politikën e brendshme gjermane 2025?

Politika e brendshme gjermane në vitin 2025 do të përballet me sfida të mëdha: migrantët, sulmet kibernetike, mbrojtja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

2 Janar 2025, 10:32 Nga I.A

Çfarë pritet në politikën e brendshme gjermane 2025?

GJERMANI- Lufta kundër ardhjes ilegale të migrantëve, mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm - këto janë vetëm disa nga detyrat me të cilat qeveria e re federale e Gjermanisë do të përballet në politikën e brendshme në vitin 2025, pavarësisht se kush e drejton qeverinë pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

Megjithatë, po të pyesësh politikanët në Bundestag, të cilët kanë qenë në krye të politikës vitet e fundit, të gjitha këto sfida janë nën hijen e krizës së thellë ekonomike. Kompanitë e mëdha industriale si Volkswagen (VW) po shpallin shkurtimin e dhjetëra mijëra vendeve të punës, njerëzit janë të shqetësuar për punët e tyre dhe vuajtjet nën barrën e inflacionit të lartë.

Çmimet e larta të energjisë dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Marko Vanderwitz(CDU) ishte përfaqësuesi i qeverisë federale për landet e Gjermanisë Lindore deri në vitin 2021, një politikan nga Saksonia thotë për DW: "Problemi më i madh që kemi në vendin tonë është se ekonomia po lëkundet. E kjo me të vërtetë godet në zemër të qëndrueshmërisë së ardhshme. Problemi i madh është se po humbasim besimin në politikën e atyre që krijojnë ekonominë”.

Arsyeja: çmimet shumë të larta të energjisë, niveli i lartë i pagave gjermane, infrastruktura e rrënuar, konkurrenca e madhe nga Kina. Por edhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracia në rritje. Sipas Omid Nuripur, ish-lideri i partisë së të Gjelbërve, kjo pikë e fundit mbi të gjitha tregon dështimet e digjitalizimit."

"Kemi një krizë të dyfishtë, si ekonomike ashtu edhe strukturore. Kjo mund të shihet nga fakti se faksi është ende ndër mjetet kryesore të komunikimit në departamentet e shëndetësisë. Kjo mund të shihet edhe në grumbullimin e investimeve në këtë vend," tha ai në një intervistë për DW.

Përveç kësaj, ka sulme nga jashtë, shpesh nga Rusia, ndaj infrastrukturës, siç janë rrjetet e energjisë. "Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e infrastrukturës kritike. Ne jemi shumë të cenueshëm në këtë fushë. E ka shumë aktorë që sulmojnë infrastrukturën kritike," tha Nuripur.

Kjo është arsyeja pse ulja e burokracisë dhe forcimi i policisë dhe shërbimeve sekrete janë detyra të rëndësishme për vitin e ardhshëm.

Qëndrimet ndaj migrantëve

Dy çështje të tjera do të jenë edhe më sfiduese për qeverinë e ardhshme: çështjet e pazgjidhura që lidhen me migrantët dhe ekstremizmi i djathtë në rritje. Kur bëhet fjalë për migracionin, kohët e fundit ka rënë numri i kërkesave të azilit si dhe numri i migrantëve ilegalë. Por Frontexi thotë se rreth 166.000 njerëz u përpoqën të hynin ilegalisht nëBashkimin Evropian(BE) në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Gjermania ka rifutur kontrollet në të gjithë kufijtë me fqinjët e saj. CDU ka një shans të mirë të fitojë zgjedhjet e 23 shkurtit ndaj është me rëndësi politika e kësaj partie.

Problemet e bashkive

Shumë komuna njoftojnë se e kanë arritur kufirin e tyre për sa i përket pranimit dhe kujdesit për refugjatët. Komunat aktualisht po përballen me një detyrë të madhe që vështirë se mund ta përballojnë. Ato kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë federale, thonë përfaqësuesit e komunave.

Marko Vanderwicz, i cili nuk kandidon sërish për Bundestag, e sheh ndryshe. Ai beson se numri i migrantëve mund të kontrollohet, por edhe ai e di se sa e ndjeshme është kjo çështje. "Nga njëra anë, shifrat janë në rënie. Por nga ana tjetër, mendoj se çështja por stërzmadhohet. Unë njoh  politikanë që thonë se situata nuk është e keqe si në vitet 2014 ose 2015," thotë ai në një intervistë për DW.

Omid Nuripur thekson se shifrat mund të rriten sërish në vitet e ardhshme. "Ne e dimë se situata në Ukrainë mund të çojë në më shumë refugjatë dhe shohim se një ose dy konflikte në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen edhe më shumë."

Ndërkohë për shkak të rrezikut nga ekstremistët politikë, partitë CDU, CSU, SPD, të Gjelbërve dhe FDP kanë miratuar reformën kushtetuese për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese. Reforma parashikon që ndryshimet e ardhshme në strukturën e gjykatës do të kërkojnë një ndryshim në Kushtetutën gjermane, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash./DW

cdu gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj