LIVE UPDATES
Bota

Fati i pasigurt i monumentit të rrëzuar sovjetik në Bullgari

Marin Markov, skulptor i cili është i përfshirë në largimin e monumentit në Sofje, tha se heqja e statujave qendrore ishte nevojë teknike.

21 Dhjetor 2023, 08:20 Nga r.ll
Fati i pasigurt i monumentit të rrëzuar sovjetik në Bullgari
skulptura

BULLGARI- Derisa çmontimi i Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në qendër të Sofjes po vazhdon, shumë bullgarë po pyesin veten nëse do ta shohin atë përsëri ndonjëherë.

Autoritetet pretendojnë se monumenti, i cili filloi të çmontohej më 12 dhjetor, do të rivendoset në publik. Por, nuk dihet se kush do ta rindërtojë, apo si do ta rindërtojë atë, e as nuk është e qartë se ku mund të shfaqet për publikun kjo përmendore.

Debatet dekadëshe për monumentin e Ushtrisë së Kuqe po vazhdojnë pandërprerë, edhe pasi punëtorët filluan t’i presin copa-copa statujat e tij më të larta. Pamjet e punëtorëve duke e prerë me disqe prerëse monumentin, i habitën shumë njerëz, të cilët e vunë në pikëpyetje nevojën teknike për “gjymtime” të tilla, të cilat rrezikuan nxitjen e tensioneve politike në Bullgari.

Një sondazh në tetor 2023 gjeti se 30.7 për qind e të anketuarve dëshironin që kompleksi i epokës së komunizmit të mbetej në vendin e vet, derisa 22 për qind thanë se duan që ai të shkatërrohet dhe 27.8 për qind të të anketuarve u shprehën se monumenti duhet të jetë i shfaqur në një muze.

Marin Markov, skulptor i cili është i përfshirë në largimin e monumentit në Sofje, tha për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë (REL) se heqja e statujave qendrore ishte nevojë teknike. Tri figurat në krye të kompleksit, thotë ai, ishin të mbushura deri në bel me beton dhe se peshonin së paku 30 tonë në përgjithësi, që nënkupton se shumica e vinçave nuk kanë kapacitet për ta ngritur.

“Pra, figurat u ndan në dy apo tri copa, secila peshonte më pak se maksimumi prej 4 apo 5 tonëve që një vinç mund t’i përballojë”, tha Markov.

Në tetor, Markov ishte angazhuar nga qeveria rajonale e Sofjes për ta përgatitur një raport rreth gjendjes së statujave në krye të monumentit të Ushtrisë së Kuqe. Skulptori gjeti çarje të thella në disa prej figurave të cilat gjoja e bënë atë të rrezikshëm. Në mbrëmjen e 12 dhjetorit, punëtorët e prenë dhe e larguan dorën e statujës qendrore të kompleksit. Pak më vonë, koka e ushtarit të monumentit sovjetik dhe gruaja me një fëmijë në duart e saj, u rrëzuan. Të nesërmen, u largua statuja e një punëtori.

Vira Todeva, guvernatore për rajonin e Sofjes, thotë se çmontimi i monumentit u bë pas një plani të mbikëqyrur nga administrata e saj. Më 15 dhjetor, ajo e publikoi vetë tekstin e planit, pas kërkesave nga partitë politike pro-ruse në Bullgari, të cilat e kishin kundërshtuar heqjen e monumentit.

Plani tregoi hollësi se si duhej të hiqej monumenti, përfshirë mënyrën se si duhej të copëtoheshin pjesët individuale të statujave në krye të tij. Plani parashihte që statujat të hiqeshin deri më 19 dhjetor.

Ministria e Kulturës e Bullgarisë kishte urdhëruar më herët pezullimin e heqjes së monumentit derisa punimet po vazhdonin. Ajo pretendon se puna nuk ishte sqaruar me të së pari. Specialistët kanë pikëpamje të ndryshme për mënyrën më të mirë të rrëzimit të një monumenti të tillë.

Skulptori dhe ish-ministri Velislav Minekov nga Akademia e Arteve e Bullgarisë u pajtua se monumenti duhej të bëhej copa-copa për t’u larguar në mënyrë të sigurt, por thotë se mënyra se si u bë – me disqe prerëse – do ta bëjë të vështirë dhe të kushtueshme rivendosjen e tij më vonë.

“Procesi teknik më bezdis shumë”, tha ai, duke i quajtur punimet “punë e kryer me padituri e vonesë”.

Skulptori Marin Markov e mbrojti përdorimin e disqeve prerëse, duke thënë se nuk kishte zgjidhje më të mira.

“Tehu është 1 milimetër i trashë, që në një statujë si kjo nuk është asgjë”, tha ai.

Mjetet më të fuqishme për prerjen e metalit kanë tehe për të cilat Markov thotë se bëjnë vrima deri në 8 milimetra të gjera.

Petya Penkova nga Instituti Kombëtar Arkeologjik thotë se monumentet e bronzit janë çmontuar më parë në Bullgari, por asnjëherë në një shkallë kaq të gjerë, apo me qëllim që më vonë të rivendosen. Kur të përfundojë puna e rrënimit, e ardhmja do të jetë e pasigurt për monumentin e Ushtrisë së Kuqe. Në planin e publikuar nga administrata e qytetit thuhej se pjesët e monumentit do të dërgohen në një vend afër Lozen, një fshat në juglindje të Sofjes.

Zyrtarisht, plani është që pastaj monumenti të kthehet dhe të shfaqet në një vend ku do të shërbejë për “edukim” e jo për propagandë. Por, disa njerëz druhen se monumenti mund thjesht të mbledhë pluhur diku në depo të përhershme. Fillimisht besohej se monumenti do të shfaqej në Muzeun e Artit Socialist të Sofjes, por drejtori i tij tha së fundmi se kjo nuk është mundshme dhe se asnjë kontraktues nuk ishte caktuar për rivendosjen e tij.

Penkova thotë se për monumentet e rëndësishme si ai i Ushtrisë së Kuqe nevojitet një udhërrëfyes i plotë.

“Kur e bën një plan afatgjatë, të duhet vizion për të gjitha fazat”, tha Penkova.

Guvernatorja rajonale Vira Todeva tha për REL-in se gjendja e monumentit është “urgjente” për shkak të rrezikut që përbëjnë statujat e dëmtuara në të dhe se, derisa puna për gjetjen e një kontraktuesi për rivendosjen e tij po vazhdon, “ne nuk kemi mundësi ta mbajmë atë në skele”.

Më 2017, një monument tjetër i epokës së komunizmit i quajtur 1.300 vjetët e Bullgarisë – i cili ishte më pak përçarës dhe i cili cilësohej si i pahijshëm nga bullgarët – u hoq nga një shesh në qendër të Sofjes me pretendimin se do të rivendosej dhe shfaqej për publikun. Kjo nuk ndodhi kurrë.

Muzeu rajonal i historisë i Sofjes konfirmoi për REL-in se monumenti është duke u ruajtur tani për tani, copa-copa. Nuk dihet se kur mund të rivendoset ai.

Drejtori i Muzeut të Artit Socialist, Nikolay Ushtavaliyski, iu referua monumentit të harruar 1.300 vjetët e Bullgarisë dhe tha për REL-in “unë kam frikë se monumenti i ushtrisë sovjetike do ta ketë fatin e njëjtë”./REL

bullgari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj