LIVE UPDATES
Aktualitet

TikTok “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë! Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme

Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e përhershëm të fëmijëve. Një vajzë 12-vjeçare mund të mësojë teknika make-up-i përmes videove 30-sekondëshe, ndërsa një djalë 13-vjeçar mëson për “suksesin” nga influencerë që tregojnë makina luksoze e jetë të përsosur.

3 Janar 2026, 07:30 Nga E. D
TikTok “mësuesi i parë” për miliona të rinj
foto ilustruese

TIRANË- Një brez i tërë po rritet jo me libra, lodra apo programe televizive, por me algoritme. Gen Alpha, fëmijët që sot janë nën 13 vjeç, po mësojnë botën përmes TikTok-ut, YouTube-it dhe Inteligjencës Artificiale, në një mjedis ku “feed”-i vendos çfarë shohin, çfarë konsumojnë dhe shpesh, si mendojnë. Si po formësohet “ekonomia e vëmendjes”…

Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e përhershëm të fëmijëve. Një vajzë 12-vjeçare mund të mësojë teknika make-up-i përmes videove 30-sekondëshe, ndërsa një djalë 13-vjeçar mëson për “suksesin” nga influencerë që tregojnë makina luksoze e jetë të përsosur.

Nuk janë më librat, filmat edukativë apo rrëfimet familjare që formojnë shijet dhe ëndrrat e tyre, por përmbajtje të krijuara për të mbajtur vëmendjen sa më gjatë, të projektuara për të krijuar varësi emocionale dhe shpesh për të ushqyer konsum.

Në prapaskenë, funksionon një sistem që nuk fle: algoritmi, që mëson çdo klikim, çdo ndalesë, çdo shikim të përsëritur. Ai përcakton se çfarë video shohim, çfarë muzike dëgjojmë, madje edhe si ndiejmë.

Sa më shumë kohë kalon një përdorues, aq më shumë vlerë krijon për platformën. Kjo është arsyeja pse çdo përmbajtje është e shpejtë, e lehtë për t’u konsumuar, e ndërtuar për të dhënë kënaqësi të menjëhershme.

TikTok, për shembull, është bërë “mësuesi i parë” për miliona të rinj në botë, një mësues pa fytyrë, pa përgjegjësi, por me ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën si ata e shohin veten dhe botën.

YouTube, ndërkohë, është kthyer në një univers paralel. Nga videot e animuara për më të vegjlit, te “vlogjet” e jetës së përsosur për adoleshentët, ai ofron një realitet ku gjithçka është e bukur, e shpejtë dhe e arritshme…në pamje të parë.

Por, pas ekranit qëndron një kurth i heshtur: çdo klikim ushqen një cikël të pafund reklamash, përmbajtjesh të ngjashme, rekomandimesh që rrallë çojnë në mësim të vërtetë, por gjithmonë në më shumë konsum.

Kjo kulturë e menjëhershme po formëson një brez që kërkon gjithçka “tani”: veshjet më të fundit, telefonin e ri, suksesin e shpejtë. Në tregjet shqiptare, kjo reflektohet në mënyrën si fëmijët dhe adoleshentët ndikojnë vendimet e blerjes në familje.

Lodra që bëhen virale në rrjete shiten brenda ditësh. Influencerët po kthehen në forca reale marketingu, duke krijuar valë trendesh që dikur i diktonin reklamat televizive apo modat e huazuara nga jashtë.

Por ndikimi më i thellë është në formimin e identitetit. Në vend që ta ndërtojnë përmes përvojës reale, marrëdhënieve shoqërore apo përpjekjeve personale, fëmijët po e projektojnë veten përmes filtrave, reagimeve dhe pëlqimeve.

“Sa më pëlqejnë?”, “si dukem?”, “sa ndjekës kam?” janë pyetje që për shumë prej tyre kanë zëvendësuar pyetjet që dikur nxisnin mendimin kritik: “çfarë di?”, “çfarë dua të bëhem?”, “çfarë më bën të lumtur?”.

Psikologët paralajmërojnë se kjo zhvendosje po ul durimin, aftësinë për t’u përqendruar dhe gatishmërinë për të përballuar dështimin, sepse algoritmi nuk njeh dështim, vetëm “scroll” të pafund.

Psikologia Ermela Shllaku thotë për “Monitor” se për shkak të moshës, truri i tyre ende nuk ka arritur pjekurinë mendore, ata janë më të ndjeshëm dhe më lehtë të prekshëm ndaj çdo stimuli të jashtëm.

“Në të gjitha këto platforma dhe rrjete sociale, në qendër qëndron algoritmi, i cili në mënyrë të frikshme të rrëmben në vorbullën e tij të shpejtë, duke dhënë kënaqësi të menjëhershme (dhe kështu truri çliron dopaminë).

Por, duke u dhënë fëmijëve kënaqësi të menjëhershme, nuk u zhvillohet aspak durimi dhe aftësia për t’u përqendruar në aktivitete të ndryshme. Në zhvillimin e shëndetshëm të një individi – e sidomos të një fëmije – ka shumë rëndësi edhe zhvillimi emocional”, – thekson psikologia.

Në Shqipëri, situata është më komplekse për shkak të mungesës së edukimit digjital.

Shkollat rrallë ofrojnë programe që shpjegojnë se si funksionojnë algoritmet, si të mbrohet privatësia, apo si të menaxhohet koha online. Shumë prindër ndihen të humbur mes teknologjisë që ndryshon çdo muaj dhe sjelljeve që nuk i njohin dot më.

Ndërsa influencuesit, shpesh të rinj që vetë janë rritur online, po marrin rolin e “udhërrëfyesve” të brezit të ri, duke ofruar modele jete që shpesh janë të shkëputura nga realiteti ekonomik e social shqiptar.

Në këtë tablo, edhe Inteligjenca Artificiale po hyn me forcë. Fëmijët tashmë flasin me “shokë virtualë” që i kuptojnë dhe u përgjigjen, përdorin aplikacione që u mësojnë mësimet, shkruajnë për ta apo u sugjerojnë ide për projekte.

Ndërveprimi njerëzor po zëvendësohet me komoditetin e menjëhershëm të një algoritmi që nuk gjykon, por as nuk edukon emocionalisht.

“Nuk di më ku mbaron argëtimi dhe ku fillon varësia”, thotë J.SH., nënë e dy fëmijëve, 9 dhe 13 vjeç. “Fillimisht më dukej e pafajshme, disa video në YouTube pas mësimeve, ndonjë TikTok për argëtim.

Por gradualisht, çdo pushim, çdo darkë, çdo moment i lirë u kthye në ‘vetëm edhe një video’. Dhe kur përpiqem t’ua kufizoj, reagojnë sikur po u heq diçka jetike”.

Ajo tregon se nuk është vetëm çështje kohe, por çështje ndikimi. “Pas çdo videoje, kanë një kërkesë të re: një lodër që e panë, një bluzë si e influencueses, një aplikacion që ‘duhet patjetër’.

Është sikur algoritmi e di saktësisht se çfarë t’u ofrojë për t’i mbajtur të lidhur dhe për t’i bërë të duan gjithnjë më shumë”. Sot, thotë ajo, sfida më e madhe nuk është ta ndalosh teknologjinë, por ta shpjegosh.

“Përpiqem t’u flas për mënyrën si funksionon ‘feed’-i, pse shohin gjithmonë të njëjtat gjëra, pse çdo gjë u duket e përkryer. Ndonjëherë më dëgjojnë, ndonjëherë jo. Por më frikëson ideja që ndoshta po rriten duke menduar se bota është aq e shpejtë, e bukur dhe e përsosur sa në ekran”, – përfundon J.SH.

Megjithatë, tabloja nuk është vetëm gri. Disa familje shqiptare po tentojnë të ndërtojnë një ekuilibër: rikthimin e leximit, diskutimeve për përmbajtjen që shohin fëmijët, apo aktivitete të përbashkëta që nuk lidhen me ekranin.

Disa mësues dhe ekspertë po nxisin përfshirjen e edukimit digjital në kurrikula, për të mësuar fëmijët si të kuptojnë dhe sfidojnë algoritmet, jo vetëm t’u nënshtrohen atyre.

Edhe në ekosistemin e startup-eve shqiptare po lindin nisma që synojnë ta përdorin teknologjinë për të zhvilluar mendimin kritik dhe kreativitetin.

Aplikacione edukative, platforma për lexim interaktiv apo lojëra që nxisin bashkëpunimin real janë shenjat e para të një kundërkulture që synon ta rikthejë fëmijërinë në duart e njeriut, jo të sistemit.

Sipas të dhënave të AKEP, numri i përdoruesve aktivë të rrjeteve sociale në Shqipëri është rritur me mbi 20% vetëm gjatë dy viteve të fundit. TikTok-u, që fillimisht u perceptua si aplikacion argëtimi, është kthyer sot në motor të identitetit kulturor të adoleshentëve.

Në prapaskenë, funksionon një logjikë e thjeshtë: sa më shumë kohë qëndron një përdorues në ekran, aq më shumë vlerë krijon për platformën.

Çdo “scroll”, çdo ndalesë e syrit, çdo klikim – regjistrohet, analizohet dhe përdoret për të ndërtuar një profil emocional e konsumator.

TikTok-u, sipas ekspertëve të medias, është bërë “mësuesi i parë” i fëmijëve, një mësues që nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen që shpërndan, por ka ndikim më të fortë se shkolla, prindërit apo shoqëria.

Në thelb të këtij transformimi qëndron ajo që quhet ekonomia e vëmendjes, një garë e heshtur për sekondat e syrit njerëzor.

YouTube, TikTok-u, Instagram-i dhe aplikacione të tjera përdorin mekanizma të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të parashikuar çfarë përmbajtje do t’i pëlqejë një përdoruesi të caktuar. Sa herë që një video shikohet, sistemi mëson, përshtatet dhe e ushqen me diçka të re, por të ngjashme.

Rezultati është një cikël konsumimi i menjëhershëm. “Algoritmi nuk të lë të mërzitesh, ai të njeh më mirë se vetja”, shpjegon sociologia Marsi Simo, e cila prej vitesh punon me prindër dhe fëmijë në Tiranë.

“Por ky ritëm i pandërprerë përmbajtjesh të shpejta po shkatërron aftësinë e fëmijëve për të duruar, për të përqendruar mendjen dhe për të ndërtuar njohuri në mënyrë graduale. Gjithçka duhet të ndodhë tani”.

Ky “tani” është bërë filozofia e një kulture të re: blerjet “e menjëhershme”, argëtimi “i menjëhershëm” shpërblimi “i menjëhershëm”. Veshjet që bëhen trend në TikTok shiten brenda javësh në tregjet shqiptare.

Lodra që promovohen në video “unboxing” janë gjithnjë më të kërkuara. Rasti më i fundit ishte i kukullës Labubu. Në mënyrë të pavetëdijshme, fëmijët janë kthyer në hallkën e parë të një zinxhiri ekonomik që ushqehet nga përmbajtja digjitale.

Platformat digjitale janë ndërtuar për të krijuar varësi, duke ndjekur logjikën e “ekonomisë së vëmendjes” dhe kjo nuk është rastësi, thotë eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj.

Sipas tij, çdo “ping” i njoftimit, çdo video që fillon vetë, çdo “like” që vjen menjëherë – të gjitha janë si goditje të vogla me dopaminë. E gjithë kjo është projektuar për të mbajtur fëmijët (dhe ne të rriturit) sa më gjatë aty, sepse koha është para për ta.

Shkolla dhe familja, pa mburojë digjitale

Në Shqipëri, sistemi arsimor nuk është ende i përgatitur për të përballuar këtë realitet. Kurrikula zyrtare nuk e përfshin edukimin digjital si disiplinë më vete.

Mësuesit kanë pak njohuri mbi mënyrën se si funksionojnë algoritmet apo si mund të ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë mendimin kritik ndaj përmbajtjes online.

Ndërkohë, prindërit janë në dilemë. “Ne nuk jemi rritur me këto teknologji, ndaj shpesh ndihemi të humbur”, thotë një nënë 42-vjeçare në Tiranë. “Në fillim e lejon sepse mendon se fëmija po argëtohet, pastaj kupton se nuk di më si ta ndalosh”.

Për këtë, sociologia Simo thotë se, kufizimi i orëve të ekranit nuk mjafton, sepse fëmijët nuk janë më thjesht konsumatorë, ata janë krijues aktivë të përmbajtjes që më pas rikthehet në sistemin që i formëson.

Edhe psikolgia Shllaku thotë se ndalimi i rreptë nuk është zgjidhja e duhur, pasi kjo mund t’i shtyjë edhe më shumë fëmijët drejt përdorimit të teknologjisë.

“Në vend që t’u themi fëmijëve ‘mos e përdor’, le t’u mësojmë si ta përdorin në mënyrë të dobishme. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme edhe koha cilësore që kalohet me fëmijët, pra, të qenët pranë tyre jo vetëm fizikisht, por edhe duke biseduar e duke i dëgjuar për t’u kuptuar emocionet pa i gjykuar.

Ndërsa shkolla mund të zhvillojë mësime ose orë edukative për t’i mësuar fëmijët mbi ndikimin e këtyre platformave në jetën e tyre, si dhe për ndikimin e reklamave, algoritmeve dhe manipulimit online”, – thotë ajo.

Z. Semanaj ndërkohë thotë se, ligjet tona ende po i ndjekin zhvillimet dhe shumica e platformave nuk kanë filtra që funksionojnë mirë për gjuhën shqipe.

“Prindërit shpesh nuk dinë as ku të shikojnë për të kontrolluar privatësinë. Fotoja e fëmijës në plazh? Vendndodhja e shtëpisë? Të gjitha mund të përfundojnë diku pa e ditur askush”, – shton eksperti.

Nga pasqyra digjitale te vetëperceptimi

Ndikimi nuk është vetëm ekonomik. Ai prek mënyrën se si fëmijët e shohin veten dhe botën përreth.

“Në vend që identiteti të ndërtohet nga përvoja reale, ai formohet nga reflektimi digjital i vetes: çfarë postoj, sa më pëlqejnë, si dukem në kamera”, thotë sociologia Marsida Simo.

“Kjo krijon një brez që jeton mes realitetit dhe simulimit, ku vlera personale matet me pëlqime e ndjekës”.

Ky transformim po ndikon edhe në aftësitë sociale. Studime ndërkombëtare tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë se tri orë në ditë në rrjete sociale kanë më shumë gjasa të raportojnë ndjesi ankthi, vetmie apo pakënaqësie me pamjen e tyre.

Në Shqipëri, psikologët flasin për rritje të dukshme të rasteve të fëmijëve që kërkojnë “të jenë influencerë”, shpesh pa e ditur çfarë nënkupton kjo.

Në horizont po shfaqet një tjetër faktor ndikues: AI. Chatbot-ët, aplikacionet që krijojnë imazhe apo mësuesit virtualë janë bërë pjesë e jetës digjitale të fëmijëve.

Platforma që ofrojnë “shokë virtualë” po njihen me ritme të shpejta edhe në Shqipëri.

“Kur një fëmijë mëson se mund të marrë ngushëllim apo përgjigje nga një sistem artificial, rreziku është që ai të mos mësojë më si të ndërveprojë emocionalisht me njerëz realë”, paralajmëron sociologia Simo.

Nga ana tjetër, thekson ajo, përfitimet ekzistojnë. Aplikacionet edukative me bazë Inteligjencën Artificiale mund të ndihmojnë në mësim, gjuhë, programim apo kreativitet. Por pa udhëzimin e duhur, kufiri midis mjetit ndihmës dhe varësisë është i hollë./MONITOR

 

fëmijët shqiptarë

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Janar 2026, 19:15 Lea Ypi

2026: Shpresë pa optimizëm

foto ilustuese Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë