LIVE UPDATES
Bota

Financial Times: Fed rrit normat e interesit me 0.75 pikë përqindjeje për të katërtën herë radhazi

Pas takimit të tij dy-ditor, Komiteti Federal i Tregut të Hapur rriti normën e fondeve federale duke e çuar atë në një interval të ri prej 3.75 për qind deri në 4 për qind. Kështu, Fed po  intensifikon kontrollin e vet në një ekonomi që po tregohet më elastike se sa pritej përballë këtyre shtrëngime agresive të politikës monetare.

3 Nëntor 2022, 07:21 Nga A.B
Financial Times: Fed rrit normat e interesit me 0.75 pikë përqindjeje
Foto ilustruese

Rezerva Federale ka rritur normën e saj bazë të politikës monetare me 0.75 pikë përqindje të mërkurën për të katërtën herë radhazi, teksa vazhdon betejën e saj të gjatë për të reduktuar inflacionin e lartë në SHBA.

Pas takimit të tij dy-ditor, Komiteti Federal i Tregut të Hapur rriti normën e fondeve federale duke e çuar atë në një interval të ri prej 3.75 për qind deri në 4 për qind. Kështu, Fed po  intensifikon kontrollin e vet në një ekonomi që po tregohet më elastike se sa pritej përballë këtyre shtrëngime agresive të politikës monetare.

Vendimi i Fed-it për të vazhduar me rritjet e mëdha të normës vjen në kushtet kur po bëhet gjithnjë e më e dukshme se problemi me inflacionin, më i madhi në të gjithë dekadat e fundit, nuk është duke u përmirësuar, pavarësisht nga shenjat se kërkesa e konsumatorëve ka filluar të reduktohet dhe aktiviteti në tregun e pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të peshës së normave të larta të kredive hipotekore, të cilat javën e kaluar u rritën duke kaluar shifrën 7 për qind.

Të dhënat e publikuara që nga mbledhja e shtatorit tregonin se rritja e çmimeve të konsumit po përshpejtohet përsëri për një gamë të gjerë mallrash dhe shërbimesh, duke sugjeruar se presionet inflacioniste po rrënjosen në ekonomi. Tregu i punës mbetet gjithashtu me një kërkesë të lartë për punonjës, gjë e cila është reflektuar te rritja e fortë e pagave dhe hapjet e vendeve të reja të punës.

Vendimi i së mërkurës do ta zhvendosë normën e fondeve federale akoma më tej në një territor “kufizues”, që do të thotë se do të ndikojë në reduktimin e aktivitetit ekonomik.
Duke pasur parasysh se sa shumë i ka rritur normat Fed deri më tani, nga afër zeros që ishin në mars, zyrtarët e lartë dhe ekonomistët po bëjnë diskutime gjithnjë e më urgjente rreth kohës se kur banka qendrore e SHBA duhet të ngadalësojë ritmin e rritjeve të normës, veçanërisht duke llogaritur faktin që ndryshimet në politikën monetare marrin kohë për të dhënë efektin e tyre në ekonomi.

Fed prezantoi fillimisht idenë për ngadalësimin e rritjes së normave “diku nga” korriku, dhe parashikimet e publikuara në takimin e shtatorit tregojnë se ka mbështetje për një lëvizje të tillë në dhjetor. Në takimin e shtatorit, shumica e zyrtarëve parashikuan që norma e fondeve të Fed do të arrinte në 4.4 për qind deri në fund të vitit, duke lënë të kuptohet se do të kishte një rritje më të ulët prej prej gjysmë pikë përqindjeje në muajin e ardhshëm.

Ekonomistët janë të shqetësuar se, nëpërmjet zgjatjes së programit të saj agresiv të politikave shtrënguese, Fed rrezikon të shkaktojë një rënie ekonomike më të rëndë sesa është e nevojshme, si dhe paqëndrueshmëri në tregjet financiare.

Disa vëzhgues të Fed paralajmërojnë se sinjalet e fundit nga tregu i bonove të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat e bënë të nevojshme ndërhyrjen e Bankës së Anglisë, shërbejnë si një paralajmërim.

Megjithatë, kryetari i Fed, Jay Powell, do të jetë nën presion për të siguruar ekonomistët dhe investitorët se ngadalësimi i ritmit të rritjes së normave nuk nënkupton reduktmin e angazhimit për të frenuar presionet e çmimeve. Për këtë qëllim, shumë ekonomistë presin nga Fed që të mbështesë rritjet e normës, duke tejkaluar nivelin maksimal prej 4.6 përqind të planifikuar në shtator. Tashmë pritet të ketë një normë standarde të politikës monetare prej të paktën 5 për qind, për të zbutur inflacionin./Financial Times

Marre nga MONITOR

fed norma e interesit financial times

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj