LIVE UPDATES
Bota

Financimi i rindërtimit të Ukrainës! BE në debat: Ku do t'i gjejnë paratë e nevojshme?

Më 24 shkurt, filloi lufta dhe tre muaj më vonë, Azovstal është kthyer në gërmadhë. Rusia e ka katandisur në rrënoja pjesën më të madhe të Mariupolit dhe qyteteve të tjera në Ukrainën Lindore.

9 Korrik 2022, 07:17 Nga A.B

Financimi i rindërtimit të Ukrainës! BE në debat: Ku do

Europë / Pyetja 500 miliardë dollarëshe. Ku do t’i gjejë paratë e nevojshme dhe si do ta parandalojë shpërdorimin e tyre?

Më 23 shkurt, fabrika Azovstal në qytetin ukrainas Mariupol, ishte një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Europë, me sipërfaqe 11 kilometra katrorë. 11,000 punëtorët e saj shkrijnë më shumë se 4 milionë tonë çelik në vit, shkruan The Economist.

Më 24 shkurt, filloi lufta dhe tre muaj më vonë, Azovstal është kthyer në gërmadhë. Rusia e ka katandisur në rrënoja pjesën më të madhe të Mariupolit dhe qyteteve të tjera në Ukrainën Lindore.

Raketat dhe artileria ruse kanë shkatërruar stacionet hekurudhore, portet dhe kullat e telekomunikacionit, kanë goditur më shumë se 1000 shkolla dhe kanë mbushur me kratere rrugë dhe fusha me grurë. Dëmi fizik arriti në 104 miliardë dollarë në fund të majit, sipas Shkollës Ekonomike të Kievit dhe ekonomia do të tkurret deri në 50% këtë vit.

Aleatët e Ukrainës kanë premtuar se do të ofrojnë para për të mbajtur vendin në funksion gjatë luftës dhe për ta rindërtuar atë më pas, në mënyrë “për ta ndihmuar Ukrainën të ngrihet nga hiri i luftës”, thotë Paolo Gentiloni, komisioneri i ekonomisë i BE-së.

Një vlerësim i saktë i kostos totale është i pamundur, por mendohet se ajo arrin nga 200 miliardë deri në 500 miliardë dollarë dhe po vazhdon të rritet. Një pyetje është se ku do të merren paratë për rindërtim. Një tjetër është se si do të organizohet ndihma pa shkelur rregullat institucionale apo ndjeshmërinë politike. Së fundmi, duhet të ngrihet edhe pyetja nëse Ukraina do t’i përdorë siç duhet paratë.

Ideja e dhënies së parave për rindërtim, ka filluar të debatohet. “Nëse ne vëmë re se… nuk po përparon diskutimi mbi ndarjen e kostove, atëherë do të jemi të shqetësuar”, thotë një zyrtar italian. BE mund t’i marrë hua paratë kolektivisht, siç bëri me planin e saj të rimëkëmbjes nga Covid-19. Kjo ide ka pasur mbështetje mes anëtarëve me para të kufizuara. Edhe Franca mund ta konsiderojë një fond të tillë si një shans të mirë për të rritur rolin e Europës në çështjet ndërkombëtare.

Por Gjermania është në mëdyshje, pjesërisht sepse shqetësohet për borxhin e lartë publik dhe pjesërisht sepse ideja e borxhit kolektiv të BE-së, zakonisht zemëron gjykatën e saj të fuqishme kushtetuese. Qeveria holandeze u pajtua me krijimin e fondit të rimëkëmbjes nga Covid-19, duke e trajtuar atë vetëm si një rast të veçantë dhe nuk dëshiron ta thyejë këtë premtim që u ka bërë votuesve.

Pastaj shtrohet edhe pyetja se kush do t’i shpenzojë paratë dhe për çfarë. Komisioni Europian ka propozuar një platformë të quajtur “Rindërtimi i Ukrainës”, që do të mbikëqyrë qeverinë ukrainase.

Programi do të bashkërendojë ndihmën nga BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, me atë nga vende të tjera (përfshirë Amerikën, Britaninë, Kanadanë, Japoninë dhe Korenë e Jugut) dhe huadhënësit ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore dhe BERZH. Ukraina do të marrë në drejtim hartimin e një plani rindërtimi: ajo tashmë ka formuar grupe pune të aktorëve vendas dhe donatorëve ndërkombëtarë.

Të gjithë e pranojnë se BE duhet të ketë rol udhëheqës, mbi të gjitha sepse Ukraina ka dëshirë t’i bashkohet klubit. Megjithatë, disa shqetësohen se burokracia e BE dhe nevoja për marrëveshje, do ta ngadalësojnë procesin.

Për më tepër, jo të gjitha palët e interesuara janë anëtarë të bllokut. Amerika dhe Britania e Madhe luajnë rol të madh në përpjekjet luftarake të Ukrainës dhe institucionet si Banka Botërore kanë rregullat dhe përparësitë e tyre. Kjo ka ngritur argumentet për një lloj bashkëpunimi më të lirë midis donatorëve të ndryshëm.

Për shembull, BE mund të përqendrohet në reformat institucionale, integrimin ekonomik dhe zhvillimin, ndërsa Amerika ndihmon Ukrainën të ndërtojë Forcat e Armatosura dhe industrinë e mbrojtjes. FMN do të drejtojë ristrukturimin e borxhit të Ukrainës dhe do të nisë një program të ri kreditimi. Vendet individuale do të vlerësohen për kontributet e tyre të ndihmës.

Decentralizimi rrezikon kryerjen e mashtrimeve. Përpjekja për të gjetur fonde, si nga ukrainasit, ashtu edhe nga kontraktorët e huaj, do të jetë e ashpër. Kjo mund të vështirësojë edhe punën e agjencive kundër mashtrimit për të zbuluar korrupsionin. Ukraina ka rezultatin më të keq në Europë në indeksin e perceptimit të korrupsionit nga Transparency International, përveç Rusisë.

Ai është përmirësuar që kur protestat hodhën poshtë një qeveri të korruptuar në vitin 2014, duke krijuar një sistem transparent të prokurimeve publike dhe një hetues të pavarur kundër korrupsionit. Disa thonë se imazhi i dobët i vendit vjen pjesërisht nga propaganda ruse, por të gjithë theksojnë nevojën për më shumë llogaridhënie.

Një mënyrë për të siguruar donatorët do të ishte duke punuar me kontraktorë të huaj me përvojë në projekte të mëdha infrastrukturore, thotë Natalie Jaresko, një ukrainase-amerikane që ka qenë ministre e Financave e Ukrainës në vitet 2014-‘16. Një metodë tjetër mund të jetë krijimi i një gjykate me gjyqtarë të huaj, për të gjykuar mosmarrëveshjet që lidhen me rindërtimin.

Prurja e investimeve të sektorit privat në një vend të goditur nga lufta, i cili ka namin për korrupsion, do të kërkojë disa përpjekje. Megjithatë, lulëzimi i patriotizmit ukrainas gjatë luftës do të ndihmojë në këtë drejtim.

“Njerëzit e zakonshëm në rrugë po përfshihen, po shqyrtojnë planet dhe po diskutojnë llogaritjet e kostos së projekteve të rindërtimit”, thotë Oleg Ustenko, këshilltar ekonomik i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Të gjithë besojnë se gjërat që kanë të bëjnë me vendin, lidhen edhe me ta”./MONITOR

be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj