LIVE UPDATES
Bota

Florian Bieber në DW: Nuk ka shanse që ushtria serbe të hyjë në Kosovë

Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

31 Maj 2023, 21:32 Nga k.m.
Florian Bieber në DW: Nuk ka shanse që ushtria serbe të hyjë
Florian Bieber

Lidhur me përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, eksperti për Ballkanin, Florian Bieber thotë për Deutsche Wellen, se nuk pret që konflikti të përhapet në shkallë të gjerë.

Zoti Bieber, sa jeni të shqetësuar se ky konflikt mund të përshkallëzojë edhe më shumë në Kosovë?

Florian Bieber: Mendoj se duhet të kemi parasysh se probabiliteti që njësitë e ushtrisë serbe të kalojnë kufirin në Kosovë është jashtëzakonisht i ultë, duke pasur parasysh se operacioni paqeruajtës i KFOR-it është në fuqi në Kosovë nën mandatin ndërkombëtar dhe nën udhëheqjen e NATO-s. Mendoj se ka më shumë gjasa që ky lloj konflikti që e pamë (më 29. maj) të përsëritet, nëse nuk ka deeskalim si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo serbe. Ndaj autoritetet ndërkombëtare po veprojnë në këtë drejtim, që kjo të mos përsëritet. Por edhe kjo në vetvete është shumë destabilizuese si për Kosovën ashtu edhe për gjithë rajonin. Ndaj mendoj se nuk do të shohim ndonjë konflikt në shkallë të gjërë. Por edhe ajo që po ndodh tani ka tashmë disa pasoja për të dyja vendet.

DW: Pse shumica e serbëve të Kosovës bojkotuan zgjedhjet lokale të muajit të kaluar kur është ditur se shqiptarët mund të marrin kontrollin e komunave? A do të thotë kjo se vetë serbët e hapën gropën vetë…?

Florian Bieber: Mendoj se çështja është se këtyre institucioneve dhe kryetarëve të zgjedhur të bashkive u mungon vërtet legjitimiteti demokratik. Pjesëmarrja ishte dukshëm nën 10 për qind. Në disa raste, si në qytetin e Zveçanit, pjesëmarrja ishte vetëm rreth 3 për qind. Pra, kryetarin e bashkisë e kanë votuar vetëm rreth 100 njerëz. Serbët i bojkotuan zgjedhjet pjesërisht me urdhër të Beogradit. Ata insistuan që fillimisht të formohet asociacioni i komunave me shumisë serbe – kjo është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa Kosova insistonte në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sepse që nga vjeshta, që nga largimi i serbëve nga institucionet, nuk ka pasur atje autoritete legjitime të zgjedhura. Në këtë kuptim, ne kemi një ngërç. Pak muaj më parë BE-ja vlerësonte shumë marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por doli të ishte kjo ishte mjaft e pamend, që po shohim tani në praktikë. Pra, BE dhe SHBA humbën në një farë mënyre lidershipin e tyre në përpjekjen për të negociuar rrugën e duhur për rregullimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

DW: A mund të shpjegoni se çfarë roli luajnë serbët e Kosovës në politikën e brendshme të Serbisë?

Florian Bieber: Ata nuk luajnë ndonjë rol të madh në politikën e brendshme të Serbisë, sepse ata janë vetëm disa dhjetëra mijëra. Përkundrazi, Serbia më konkretisht presidenti Aleksandër Vuçiç ka një kontroll të madh mbi komunitetin serb në Kosovë. Pra, derisa shumë serbë të Kosovës ishin të frustruar nga hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës, bojkoti pothuajse i plotë i zgjedhjeve ishte edhe për shkak të frikës, sepse Lista Serbe në veri kontrollohet nga Beogradi, ekziston një kontroll i fortë përmes një lloj nëntoke atje, përmes strukturave kriminale ilegale dhe atyre të sigurisë. Kjo do të thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kontroll të plotë në veri të Kosovës dhe u jep shumë pak hapësirë ​​serbëve vendas për të artikuluar problemet e tyre politike./DW

florian bieber tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj