LIVE UPDATES
Bota

10 shtete kanë statusin e vendit kandidat/ Fokusi i Ursula von der Leyen te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real!

Hera e fundit kur Komisioni Evropian ka pasur komisionar vetëm për zgjerim, ka qenë gjatë mandatit të parë të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Jose Manuel Barroso, nga viti 2004 deri në vitin 2009.

8 Shtator 2024, 09:47 Nga r.ll
10 shtete kanë statusin e vendit kandidat/ Fokusi i Ursula von der Leyen te
ursula von der leyen

BRUKSEL- Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar do të ketë një komisionar për zgjerim. Ajo e ka thënë këtë për të treguar se procesit të zgjerimit do t’i kushtohet rëndësi dhe kujdes i veçantë.

Edhe në përbërjet e deritashme të Komisionit Evropian ka pasur komisionar për zgjerim, por ai ka qenë përgjegjës edhe për politikën fqinjësore të BE-së. Me zgjerimin është marrë vetëm pjesërisht, pasi në resorin e tij ka pasur përgjegjësi edhe për vendet në fqinjësi të BE-së - nga lindja e Evropës deri te vendet e Afrikës së Veriut.

Hera e fundit kur Komisioni Evropian ka pasur komisionar vetëm për zgjerim, ka qenë gjatë mandatit të parë të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Jose Manuel Barroso, nga viti 2004 deri në vitin 2009. Atëkohë, këtë rol e ka pasur komisionari Olli Rehn. Më pas, për tri mandate radhazi të Komisionit, komisionari për zgjerim ka qenë i angazhuar edhe me politikën ndaj fqinjëve.

Drejtoria për zgjerim është shndërruar, po ashtu, në drejtori të përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim. Shkurtesë e saj ishte NEAR, që nga anglishtja i bie ‘afër’. Kjo është shpjeguar me faktin se vetëm disa vende kanë qenë në procesin e zgjerimit dhe shumica prej tyre në fazën fillestare.

Tash, me përfshirjen e tri vendeve të Evropës Lindore në procesin e zgjerimit - Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë - krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës - si dhe Turqisë - numri i vendeve në procesin e zgjerimit është rritur në dhjetë.

Të gjitha, me përjashtim të Kosovës, kanë edhe formalisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë bllok qysh në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj deri më tash nuk është shqyrtuar.

Në BE, ndërkohë, është rritur mbështetja për procesin e zgjerimit dhe pritet që ai të përshpejtohet.

Presidenti në largim i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur vitin 2030 si afat deri kur edhe BE-ja, edhe vendet kandidate do të duhej të bëheshin gati për zgjerim.

Edhe udhëheqës të tjerë të BE-së kanë bërë thirrje që të dyja palët, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian, të kryejnë pjesën e tyre të punës, për të mundësuar realizimin e qëllimit të procesit të zgjerimit, përkatësisht pranimin formal të vendeve kandidate në BE.

Mali i Zi, si vend që ka avancuar më së shumti në procesin e negociatave të anëtarësimit, është edhe më ambicioz. Presidenti i tij, Jakov Millatoviç, ka shprehur bindjen se Mali i Zi do të mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028.

Megjithatë, në BE thonë se nuk mund të caktohet data se kur dhe cili vend mund të anëtarësohet, sepse kjo varet nga meritat individuale të kandidatëve dhe rezultatet e tyre në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Diplomatët në BE pranojnë se, nëse ka vullnet politik nga të dyja anët, atëherë edhe afatet kohore - sidomos viti 2030 - për të pranuar anëtarë të rinj në BE, mund të jenë reale.

Vendet kandidate duhet të përshpejtojnë në procesin e reformave, ndërsa vendet e BE-së duhet të pajtohen për hapjen dhe mbylljen më të shpejtë të kapitujve përkatës në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Von der Leyen është zotuar se do ta ketë prioritet zgjerimin, por, siç pohon zëdhënësja e BE-së për zgjerim, Ana Pisonero, ajo edhe deri më tash e ka pasur këtë proces ndër prioritetet e saj.

“Zgjerimi i BE-së ishte prioritet gjatë mandatit të parë të presidentes von der Leyen. Ajo e ka bërë me dije se edhe në të ardhmen do ta ketë prioritet strategjik, duke avancuar qëllimin e saj që në përbërjen e ardhshme të kolegjit të ketë një komisionar për zgjerim”, thotë Pisonero për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Jana Jurova, eksperte për zgjerim nga Instituti për politikat Evropiane, EUROPEUM, mendon se tash ka vërtet vullnet politik për të pranuar anëtarë të rinj në bllok.

“Besoj se kemi një vullnet të caktuar politik brenda BE-së se duhet dhënë prioritet zgjerimit. Këtë vullnet nuk e kemi parë në dekadën e fundit. Nëse një vend kandidat dëshmon progres bindës në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, është e mundshme që të shohim zgjerim deri në vitin 2030, apo së paku përmbylljen e negociatave të anëtarësimit dhe nisjen e procesit të ratifikimit të Traktatit të Anëtarësimit”, thotë Jurova për Radion Evropa e Lirë.

Diplomatët në Bruksel pranojnë se edhe BE-ja, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë nevojë për dëshmi konkrete se zgjerimi i BE-së është real dhe i mundshëm.

Dhe kjo, siç thonë, mund të dëshmohet më së miri përmes pranimit të ndonjë vendi të ri anëtar. Prej vitesh, përveç përmendjes së zgjerimit si prioritet, nuk ka pasur ndonjë rezultat të dukshëm në këtë proces. Vendi i fundit që është anëtarësuar në BE, ka qenë Kroacia në vitin 2013.

Që prej themelimit të Bashkimit Evropian nuk ka ndodhur që të kalojnë kaq shumë vite pa pasur zgjerim. Për më tepër, BE-ja ndërkohë është tkurrur nga 28 anëtare në 27, pasi Britania e Madhe ka dalë prej saj.

Tani, përkundër gatishmërisë së Komisionit Evropian për zgjerim, fati i këtij procesi varet nga vendet anëtare, pasi vendimet në Këshill miratohen me pajtimin e të 27 vendeve./REL

ursula von der leyen zgjerimi i be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj