LIVE UPDATES
Bota

Forca e tifozëve në Shqipëri, DW: Sporti duhet të bashkojë dhe jo të ndajë!

Një projekt i Kombeve të Bashkuara synon të rrisë ndërgjegjësimin tek tifozët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e projektit për Shqipërinë janë tifozët e klubeve sportive "Tirana” dhe "Partizani”. Nisma rajonale e Kombeve të Bashkuara, e cila në Shqipëri zbatohet nga UNDP dhe UNFPA, synon të rrisë tolerancën dhe të luftojë gjuhën e urrejtjes në stadium.

28 Maj 2024, 20:25 Nga N.F
Forca e tifozëve në Shqipëri, DW: Sporti duhet të
Foto ilustruese

TIRANË- “Euro 2024” është në prag, tifozët përgatiten për të mbështetur ekipet e tyre. Por ndodh që loja e futbollit të harrohet e shkallët e stadiumit shndërrohen në fushë beteje mes tifozëve ekstremistë edhe në Shqipëri. Fyerje në kor, flakadanë, dhunë verbale dhe fizike, hedhje gurësh, karrige të shkulura nga shkallët e stadiumeve… Kjo është atmosfera më e zakonshme sa herë që në kryqytetet luhet derbi mes ekipeve të futbollit "Tirana dhe Partizani”.

"Ky konflikt e ka zanafillën që nga themelimi i klubit ‘Partizani', pasi lojtarët u morën pa dëshirën e tyre. Ka pasur gjithmonë përballje historike dhe jo më kot është derbi më i zjarrtë, që prek edhe tifozeritë. Shpesh konflikti shtrihet edhe brenda një familjeje, ku ka pikëpamje të ndryshme. Por mendoj se gjithçka duhet të mbetet brenda 90-minutëshit, brenda fushës së lojës dhe mos të dalë edhe jashtë shkallëve të stadiumit” – thotë për Deutsche Welle Gentian Muça, ish-kapiten i klubit të futbollit "Tirana” dhe aktualisht trajner i moshave nën 21 vjeç.

Ai i mban mend mirë episodet më të vështira në fushën e lojës, kur nuk mungonin as përplasjet me tifozët e ekipit të tij. "Presioni ka qenë shumë i madh dhe humbja trajtohet si fundi i botës në ato vite” – kujton ai.

Një projekt i Kombeve të Bashkuara synon të rrisë ndërgjegjësimin tek tifozët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e projektit për Shqipërinë janë tifozët e klubeve sportive "Tirana” dhe "Partizani”. Nisma rajonale e Kombeve të Bashkuara, e cila në Shqipëri zbatohet nga UNDP dhe UNFPA, synon të rrisë tolerancën dhe të luftojë gjuhën e urrejtjes në stadium.

Edukimi i tifozëve të rinj

Përmes projektit "Fans Power: Uniting for Respect”, Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive (ASSA) ka mundur të zbusë tonet në stadiume, dhe këtë mendon ta arrijë përmes edukimit të tifozëve të rinj, të moshës 16-26 vjeç.

"Në fillim kur e ideuam projektin, ishin të shumtë ata që nuk e kuptuan. Si çdo risi, ka sfidat e veta. Por u befasuam se mirë u përqafua kjo ide nga të rinjtë” – thotë Florian Muça, president i ASSA.

Askush nuk mund t'i shpëtojë traditës familjare për përkrahjen e ekipit të zemrës. Si në rastin e Amarda Xhebrahimit, e cila me krenari thotë që familja e saj është një ndër nga më të vjetrat familje tiranase që përkrah "Partizanin”. Sot ajo luan me ekipin e femrave të kësaj skuadre. Ekstremitetin në stadiume e ka provuar në të dyja kahet.

"Vite më parë tifozeria ka qenë më e edukuar, sidomos kur në stadium kishte gra dhe vajza. Ndërsa tani është bërë më shumë agresive. Tifozët nuk e shijojnë lojën por shajnë njëri-tjetrin” – thotë Xhebrahimi për DW.

Ofendime dhe sjellje që nuk i shkojnë sportit

Edhe Lorenc Cenameri ndoqi shembullin e gjyshit dhe të të atit për të qenë tifoz i flaktë i ekipit "Tirana”. "Ndër rastet më ekstreme janë thyerja e karrigeve, zënkat me njëri-tjetrin, duke gjuajtur me fishekzjarre… Për mamin ose për motrën është me e sikletshme, se për djemtë është pak më ndryshe. Nëse s'do të kishte episode të tilla, mund të kaloja në stadium me familjen një 2-orësh shumë të bukur duke parë lojën, spektaklin që jepet në fushë dhe jo duke parë e dëgjuar ato ofendime dhe gjëra që nuk i shkojnë sportit” – thotë ai.

A do të jenë më të qetë derbit e radhës Tirana-Partizani? Tashmë sytë dhe shpresa janë tek të rinjtë. "Sfidat janë shumë të mëdha, sepse sporti është një fushë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Kështu që në grupet e tifozëve duhet të krijohet ideja e bashkimit, sigurisht e mbështetjes së skuadrave që dëshirojnë por pa fyerje dhe pa dhunë” – përfundon Florian Muça.

Marrë nga DW

sport shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj