LIVE UPDATES
Bota

Forcat amerikane godasin grupin e mbështetur nga Irani pas sulmit me raketa balistike

Përmes një deklarate, komanda tha se gjatë orëve të para të së mërkurës me orën lokale, avionët luftarakë amerikanë kryen “sulme kundër dy objekteve në Irak", të cilat u kryen "si përgjigje e drejtpërdrejtë për sulmet kundër forcave amerikane dhe koalicionit, nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij”.

22 Nëntor 2023, 22:12 Nga h.k
Forcat amerikane godasin grupin e mbështetur nga Irani pas sulmit me raketa
Foto ilustruese

SHBA-Nga e hëna, forcat amerikane ndërmorën dy sulme ajrore ndaj trupave të mbështetura nga Irani dhe infrastrukturës së tyre në Irak, njoftoi Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

Përmes një deklarate, komanda tha se gjatë orëve të para të së mërkurës me orën lokale, avionët luftarakë amerikanë kryen “sulme kundër dy objekteve në Irak", të cilat u kryen "si përgjigje e drejtpërdrejtë për sulmet kundër forcave amerikane dhe koalicionit, nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij”.

Sulmet amerikane kishin si objektiv një qendër operacionale dhe një pikë kontrolli që ndodhet pranë rajoneve Al Anbar dhe Jurf al-Saqr, ë cilat janë përdorur nga grupi militant Kataib Hezbollah, i mbështetur nga Irani, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i mbrojtjes.

Brenda dy objekteve kishte forca të Kataib Hezbollah-ut, objekte që sipas zyrtarit të mbrojtjes ishin përdorur në mbështetje të sulmeve të fundit ndaj bazave amerikane në Irak dhe Siri. Sipas vlerësimeve paraprake, të paktën gjashtë militantë janë vrarë në dy sulmet.
Të hënën, forcat amerikane goditën dhe vranë militantë të mbështetur nga Irani, të cilët kishin kryer sulme me raketa balistike ndaj bazës ajrore al-Asad në Irak.

Kjo shënoi herën e parë që forcat amerikane në Lindjen e Mesme u goditën me raketa balistike, që prej një rritje të papritur të sulmeve më 17 tetor, si dhe herën e parë që forcat amerikane u kundërpërgjigjën duke kryer një sulm në Irak.

Sulmet e së hënës, të mbështetura nga Irani, shënojnë përshkallëzim të situatës, krahasuar me sulmet e tjera gjatë muajve të shkuar, pasi raketat balistike mund të jenë më të fuqishme dhe mund të mbajnë ngarkesa më shkatërruese sesa raketat dhe dronët e përdorur në sulmet e mëparshme.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se nga sulmi me raketa balistike u plagosën 8 pjesëtarë të personelit amerikan. Sulmi shkaktoi dëme të vogla në infrastrukturë. Pentagoni tha se forcat amerikane arritën të lokalizonin një automjet të milicisë të mbështetur nga Irani dhe një numër personeli të përfshirë në sulm. Në kundërpërgjigje forcat amerikane përdorën avionin luftarak AC-130, duke vrarë tre militantë.

Grupet e mbështetura nga Irani kanë sulmuar forcat amerikane në Irak dhe Siri të paktën 150 herë që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, i thanë Zërit të Amerikës dy zyrtarë të mbrojtjes. Prej datës 17 tetor, kundër forcave amerikane janë kryer më shumë se 60 sulme me raketa dhe dronë. Ushtria thotë se shumica e këtyre sulmeve janë ndërprerë me ndërhyrjen e forcave amerikane ose kanë dështuar të arrijnë objektivat, duke mos shkaktuar viktima apo dëme në infrastrukturë, sipas ushtrisë. Por një pjesë e vogël e sulmeve kanë plagosur dhjetëra anëtarë të personelit ushtarak amerikan. Dëmtimet variojnë nga lëndimet traumatike të trurit, shpimi i daulleve të veshit deri tek lëndimet e vogla të shkaktuara nga mbetjet e mjeteve shpërthyese.

Zyrtarët thonë se të plagosurit janë kthyer në detyrë. Përveç sulmit me avionin AC-130 në Irak, avionët luftarakë amerikanë kanë kryer tre sulme të tjera që kanë patur si shënjestër objekte të përdorura nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupet e mbështetura prej tyre në Siri.

Gjendja në Lindjen e Mesme është përkeqësuar që kur Hamasi i mbështetur nga Irani kreu një sulm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1200 persona dhe duke marrë peng rreth 240 ntë tjerë. Sulmet që ndërmorri në shenjë hakmarrjeje Izraeli dhe ofensiva e tij tokësore në Gazë kanë shkaktuar mijëra të vdekur.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë e tyre në rajon në mbrojtje të rreth 2500 trupave të tyre në Irak dhe 900 të tjerëve në Siri dhe për të penguar që konflikti Izrael-Hamas të zgjerohet më tej, nga aktorë malinj, duke përfshirë Iranin, Houthisin, Hezbollahun dhe milicitë e tjera të mbështetur nga Irani./VOA 

ushtria amerikane irani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj