LIVE UPDATES
Bota

Forumi Ekonomik i Davosit/ Liderët evropianë të palëkundur pas paralajmërimeve të Trump lidhur me Grenlandën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian nuk duhet t’i nënshtrohet “ligjit të të fortit”, duke shtuar se është çmenduri që blloku po detyrohet ta shqyrtojë përdorimin e instrumentit të tij kundër shtrëngimit ndaj Shteteve të Bashkuara.

20 Janar 2026, 22:43 Nga E. D
Forumi Ekonomik i Davosit/ Liderët evropianë të palëkundur
Emmanuel Macron

ZVICËR- Udhëheqësit evropianë po përpiqen ta paraqesin një front të bashkuar në Davos të Zvicrës, pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që e kundërshtojnë përvetësimin e Grenlandës nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Evropian nuk duhet t’i nënshtrohet “ligjit të të fortit”, duke shtuar se është çmenduri që blloku po detyrohet ta shqyrtojë përdorimin e instrumentit të tij kundër shtrëngimit ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Ne besojmë se kemi nevojë për më shumë rritje, kemi nevojë për më shumë stabilitet në këtë botë, por ne e parapëlqejmë respektin para bullizmit”, tha Macron në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, një ditë para mbërritjes së Trumpit në Zvicër.

Pa iu referuar drejtpërdrejt Trumpit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi nevojën për t’iu përgjigjur ndryshimeve sizmike në botë dhe tha se shpejtësia dhe shkalla e ndryshimeve kanë krijuar një konsensus në Evropë për pavarësi.

“Është koha ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta ndërtojmë një Evropë të re, të pavarur”, tha ajo në një fjalim.

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, tha se blloku me 27 anëtarë ndodhet në udhëkryq, sepse i duhet të vendosë se si të dalë nga një “pozitë shumë e keqe” pas përpjekjeve për ta kënaqur Trumpin për të siguruar mbështetjen e tij për luftën në Ukrainë.

“Pra, ne duhet të bashkohemi dhe t’i themi Donald Trumpit … ‘Po i kalon vijat e kuqe këtu’. Ose qëndrojmë bashkë, ose do të qëndrojmë të përçarë”, tha De Wever gjatë një diskutimi.

Evropianët të ndarë për mënyrën se si t’i përgjigjen Trumpit

Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave ndaj importit nga vendet mike evropiane, të cilat e kundërshtojnë përvetësimin e Grenlandës nga SHBA-ja.

Grenlanda është një ishull gjysmautonom që i përket Danimarkës. Qeveritë evropiane, të cilat po përballen me sfida gjithnjë e më të mëdha nga partitë populiste dhe nacionaliste, kanë qenë të ndara për mënyrën se si duhet t’i përgjigjen kërcënimit me tarifa, duke ruajtur njëkohësisht mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Macron tha se Evropa nuk duhet të pranojë një botë ku forca bën ligjin dhe bëri thirrje për veprime të guximshme për t’i mbrojtur industritë evropiane.

“Mos të jemi të turpshëm. Mos të jemi të përçarë. Mos të pranojmë një rend global që do të ndahet nga ata që pretendojnë se kanë zërin më të madh”, tha Macron.

Vendet evropiane thonë se kërcënimi i Trumpit për tarifa të reja do të shkelte një marrëveshje tregtare të arritur me SHBA-në vitin e kaluar, dhe udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë kundërmasa të mundshme në një samit emergjent në Bruksel të enjten.

Megjithatë, Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane do të gjenin një zgjidhje dhe do të shmangnin atë që disa kanë paralajmëruar se mund të shndërrohet në një luftë të zgjatur tregtare.

“Pse po hidhemi menjëherë atje? Pse po e çoni situatën në skenarin më të keq? … Ndaleni histerinë. Merrni frymë thellë”, tha ai.

Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për tregtinë, Jamieson Greer, paralajmëroi vendet evropiane që të mos e përdorin bazukën e tarifave kundër vendit të tij, duke thënë se kjo nuk do të ishte gjë e mençur.

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj