LIVE UPDATES
Bota

Frikë nga shitjet pa masë! Vendi ku të pasurit po “dynden” për të blerë vila e apartamente

Vrulli i të interesuarve nga vendet e tjera për t’u bërë pronar toke majorkeze ka marrë përmasa aq të mëdha, saqë presioni që ushtrohet mbi qeverinë e ishullit, të përbërë nga socialdemokratët dhe dy parti të vogla të majta, po shtohet për të vendosur limite për shitjet e pasurive të patundshme të huajve që nuk janë rezidentë.

26 Janar 2023, 08:51 Nga A.B

Frikë nga shitjet pa masë! Vendi ku të pasurit po

Statistikat kryesohen nga europianët e kamur, sidomos të hapësirës gjermanofolëse.

Sipas vlerësimeve të sektorit të brokerave, parashikohet që ky sulm mbi pasuritë e patundshme të Majorkës të vazhdojë edhe në vitin 2023.

Vrulli i të interesuarve nga vendet e tjera për t’u bërë pronar toke majorkeze ka marrë përmasa aq të mëdha, saqë presioni që ushtrohet mbi qeverinë e ishullit, të përbërë nga socialdemokratët dhe dy parti të vogla të majta, po shtohet për të vendosur limite për shitjet e pasurive të patundshme të huajve që nuk janë rezidentë.

E njëjta gjë po ndodh në Kanada, ku të huajt nuk do të lejohen dy vitet e ardhshme të blejnë pasuri të patundshme.

Edhe marrja me qira është shumë e shtrenjtë 

Arsyeja ka të bëjë me faktin që për banorët e Majorkës dhe ishujve të tjerë Baleare (Ibica, Formentera, Menorca) është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë gjetja e hapësirës së pagueshme të banimit për përdorim vetjak. Edhe banesat me qira janë shtrenjtuar aq shumë saqë shumë vendas nuk janë më në gjendje t’i përballojnë.

Sipas statistikave, në vitin 2022, çmimi i pasurive të patundshme të ishullit u rrit tetë përqind. Çmimet e qirave u rritën madje me 14,5 përqind, bën të ditur portali Idealista, portal i këtij sektori.

“Balearet nuk duhet të kthehen në ishuj ku banorët nuk kanë më vend për vete,” tha Iago Negueruela, ministër Ekonomie nga socialdemokratët, duke folur para parlamentit rajonal të ishujve baleare.

Rregullimi i sektorit të pasurive të patundshme është një temë për të cilën duhet folur hapur për shkak të rritjes së tensionit të popullsisë, deklaroi Negueruela. Megjithatë për qytetarët europianë kufizimet janë në kundërshtim me të drejtën e BE-së, e cila garanton liri lëvizjeje për të gjithë qytetarët europianë.

“Blerja masive e pasurive të dyta të patundshme në vendet turistike, ua  vështirëson banorëve vendas përballimin e një rezidence primare,” thotë deputeti i parlamentit balear, Josep Castells nga partia e majtë, Més.

“Për vendasit shpesh nuk është më e mundur të mbajnë hapin me të huajt, kur bëhet fjalë për çmimet e pasurive të patundshme,” shpjegon Castells për gazetën Mallorca Zeitung, gazetë në gjuhën gjermane,

Ka muaj që shitjet spektakolare të bëra në ishull nxisin trazirat dhe presionin dhe krijimin e përshtypjes se pjesa më e madhe e Majorkës ka kaluar në duart e të huajve. Shumë njerëz të famshëm nga Gjermania, Austria apo Zvicra ka kohë që janë në Majorkë si në shtëpinë e tyre.

Tani ishullin e ëndërrave janë duke e zbuluar edhe të huajt nga pjesa tjetër e botës. “Në garën për blerjen e perlave të Majorkës, të huajt luftojnë njeri-tjetrin duke bërë oferta më të mira se pararendësi,” shkruan gazeta Diario de Mallorca, gazetë në gjuhën spanjolle.

Sensasioni i fundit ishte shitja e kështjellës, Palastes Sa Fortalesa. Ajo ndodhet në një gadishull magjepsës të komunës veriore, në Pollença. Gadishulli, bashkë me pallatin dhe portin, është blerë nga multimiliarderi norvegjez Ivar Erik Tollefsen, konfirmon bashkia e Pollençës.

Sipas të dhënave të gazetës ekonomike norvegjeze, Kapital, çmimi i blerjes ka qenë 62 milionë euro. 61 vjeçari është pronar i koncernit të investimeve Fredensborg, koncern që nga ana e tij kontrollon gjigandin ndërkombëtar të pasurive të patundshme, Heimstaden.

Heimstaden është një nga pronarët më të mëdhenj europianë të banesave. Sipas të dhënave të veta, Heimstaden ka aktualisht 155 mijë banesa në gjithë Europën, prej të cilave 26.500 në Gjermani dhe 53.000 në Skandinavi.

Në të ardhmen ishull i miliarderëve?

Disa kilometra larg pallatit të ëndërrave të Tollefsenit, një investitor tjetër i huaj bleu po ashtu shumë: Për 165 milionë euro, miliarderi meksikanas Fernando Chico Pardo bleu nëpërmjet fondit të tij të investimeve Emin Capital, hotelin majorkez plot tradita, Hoteli Formentor, i cili rrethohet nga parqe të mëdha dhe toka gjuetie.

Indinjatë shkaktoi fakti që investitori nuk respektoi planin që kishte për ta mbajtur dhe restauruar hotelin 100 vjeçar të ishullit. Por dërgoi eskavatorët për ta shkatërruar atë dhe për të hapur vend për një hotel të ri luksoz.

Edhe blerja e fundit e vëllezërve miliarderë britanikë, Reuben, nuk u prit mirë në ishull: David dhe Simon Reuben bëjnë pjesë prej kohësh në latifondistët e Majorkës. Sipas të dhënave nga disa media të ishullit, ata i shtuan pronat e tyre me dy sipërfaqe të mëdha toke, në Pollençan veriore dhe në Adratx, në jugperëndim të ishullit.

Ndërkohë vëllezërit kanë në Majorkë më shumë se 1300 hektarë tokë, që është 13 kilometra katrorë ose dyfishi i sipërfaqes së Gjibraldarit. Po ashtu, më shumë se dhjetë kilometra bregdet u ka kaluar miliarderëve si pronë private./DW

banesa ne majorka majorka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj