LIVE UPDATES
Bota

Fruthi përhapet në 23 shtete amerikane, dy fëmijë humbin jetën/ Kennedy: Mënyra më efektive për ta parandaluar përhapjen është vaksina

Zyrtarët shëndetësorë në Teksas thanë se fëmija i dytë që humbi jetën është një vajzë 8-vjeçare e pavaksinuar, e cila nuk kishte sëmundje të tjera. Ajo vdiq më 3 prill në spital nga dështimi frymëmarrjes i shkaktuar nga fruthi, thanë zyrtarët.

7 Prill 2025, 08:40 Nga r.ll
Fruthi përhapet në 23 shtete amerikane, dy fëmijë humbin
foto ilustruese

SHBA- Dy fëmijë kanë vdekur deri tani në Teksa nga fruthi, ku shpërthimi i kësaj sëmundjeje ka çuar në gati 500 numrin e rasteve dhe është përhapur në 22 shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr. – kundërshtar i kamotshëm i vaksinave i cili më parë kishte këmbëngulur se vaksinimi është zgjedhje personale – tha të dielën se vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër fruthit.

“Mënyra më efektive për ta parandaluar përhapjen e fruthit është vaksina [kundër fruthit, shytave dhe rubeolës]”, shkroi Kennedy në rrjetin social X.

Zyrtarët shëndetësorë në Teksas thanë se fëmija i dytë që humbi jetën është një vajzë 8-vjeçare e pavaksinuar, e cila nuk kishte sëmundje të tjera. Ajo vdiq më 3 prill në spital nga dështimi frymëmarrjes i shkaktuar nga fruthi, thanë zyrtarët.

Një fëmijë tjetër në Teksas vdiq më herët pas përhapjes së fruthit, që nisi në fund të janarit në këtë shtet. Fruthi ishte shpallur i eliminuar në Shtetet e Bashkuara nga viti 2000, por për raste të kohëpaskohshme me këtë sëmundje janë fajësuar udhëtarët nga vende të tjera.

Kennedy tha se ka 642 raste të konfirmuara me fruth, 499 prej tyre vetëm në Teksas. Ai shtoi se ekipe nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) janë dërguar në Teksas me kërkesë të guvernatorit Greg Abbott.

Në të kaluarën, Kennedy kishte rekomanduar vitaminën A dhe ushqimin e mirë si trajtim për fruthin. Studimet në disa vende në zhvillim kanë treguar se vitamina A mund ta zvogëlojë ashpërsinë e simptomave, por gjithashtu mund të shkaktojë toksicitet në mëlçi nëse merret në sasi të larta.

Shumë demokratë e kundërshtuan emërimin e Kennedyt - djali i senatorit të ndjerë Robert F. Kennedy dhe nipi i presidentit John F. Kennedy - për shkak të teorive të tij të pazakonta për shëndetin, përfshirë qëndrimin e tij kundër vaksinave.

Zyrtarët kanë thënë se vaksina kundër fruthit është 97 për qind efektive pas dy dozave. Në faqen e saj të internetit, CDC-ja thotë se vaksina është "mbrojtja më e mirë kundër fruthit", i cili përhapet nëpërmjet ajrit kur një person i infektuar teshtin apo kollitet.

Deri tnai këtë vit numri i rasteve me fruth në Shtetet e Bashkuara është dyfish më i madh se tërë viti ne kaluar. Përveç Teksasit, shtetet me raste aktive - me tri ose më shumë raste - janë Nju Meksiko, Kansas, Ohajo dhe Oklahoma. Kjo sëmundje përhapet në zona me nivel të ulët të vaksinimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se rastet me fruth në Meksikë janë të lidhura me ato në Teksas./REL

fruthi ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj