LIVE UPDATES
Bota

"Fshirja" e një fshati të tërë në Karabakun e rimarrë nga Azerbajxhani

Dy kilometra në jug të kishës së zhdukur, pamjet satelitore të publikuara në prill, tregojnë se një fshat i tërë duket se është rrafshuar me tokë. Tani aty – zonë që armenët e quajnë Karintak dhe azerbajxhanasit Dasalti - po ndërtohet një xhami e madhe. 

28 Prill 2024, 17:12 Nga N.F
"Fshirja" e një fshati të tërë në Karabakun e
Dëmet

AZERBAJXHAN- Fotografia e një meshe brenda Kishës Baptiste Shën Xhoni në Nagorno-Karabak, është postuar në X, platformë e njohur më parë si Twitter, nga deputetja e Parlamentit të Azerbajxhanit, Jala Ahmadova, në korrik të vitit 2021, për të demonstruar atë që e ka konsideruar “atmosferë të tolerancës etnike dhe fetare”, pasi Azerbajxhani e pati rikthyer kontrollin në Susa, qytezë e njohur si Shushi në gjuhën armene.

Sot, ajo kishë, e ndërtuar nga armenët në shekullin e 19-të, nuk ekziston më. Pamjet e publikuara së fundmi prej grupit monitorues Caucasus Heritage Watch, japin sinjale se kisha në Susa/Shushi është shkatërruar në dimrin e viteve 2023/24. Bakuja e ka rikthyer kontrollin e Susas/Shushit në nëntor të vitit 2020, pas nisjes së një lufte për të marrë në duart e veta territorin që njihet ndërkombëtarisht si tokë azerbajxhanase.

Dy kilometra në jug të kishës së zhdukur, pamjet satelitore të publikuara në prill, tregojnë se një fshat i tërë duket se është rrafshuar me tokë. Tani aty – zonë që armenët e quajnë Karintak dhe azerbajxhanasit Dasalti - po ndërtohet një xhami e madhe. 

Husik Ghulyan, hulumtues kërkimor në Caucasus Heritage Watch, që ka publikuar imazhet satelitore prej Dasaltit/Karintakut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë që mendon se “synimi i Azerbajxhanit në këtë rast ka qenë shkatërrimi i plotë i vendbanimeve, për të ndërtuar një fshat të ri për personat e shpërngulur prej Azerbajxhanit, ose për ardhacakë tjerë”.

Hulumtuesi ka thënë se kisha e fshatit, që shihet në të djathtë të xhamisë “është objekt i mbrojtur trashëgimor, madje edhe prej ligjeve të Azerbajxhanit”, prandaj, sipas tij, “kjo është arsyeja pse ka mbetur e paprekur”.

Dasalti/Karintak, që nënkupton “nën gurë” në të dyja gjuhët, e ka marrë emrin prej shkëmbinjve të mëdhenj që gjenden në atë zonë. Ky fshat është njohur për shumë burime natyrore dhe ka histori të bujqësisë.

Një turist që e ka vizituar fshatin në vitet 1890 e ka përshkruar atë si vendbanim ku “toka është pjellore, por të korrat janë të pakta, prandaj prodhohet pak”. Organizata vëzhguese ka thënë se banorët lokalë kanë “mbjellë grurë, elb, mel dhe kultura tjera”. Sa ka qenë nën regjimin sovjetik, në këtë zonë ka ekzistuar një fabrikë për prodhim të mëndafshit dhe një tjetër për prodhim të pjesëve elektrike.

Përgjatë luftës së dytë në Nagorno-Karabak, më 2020, ky fshat është kthyer në fushëbetejë, para nisjes së luftimeve për Susan/Shushin. Pamjet e dhjetorit të vitit 2021 tregojnë shenja të plumbave në ndërtesat e këtij vendbanimi, i cili tani ngjan me një vendbanim fantazmë, pas avancimit ushtarak të Azerbajxhanit dhe ikjes së popullsisë armene etnike.

Pamjet e fundit të vendbanimit Dasalti/Karintak, janë bërë kur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka vizituar zonën për të parë përparimin që po bëhet në ndërtimin e xhamisë së re. Pamjet e publikuara prej zyrës së Aliyevit në korrik të vitit 2023, tregojnë se shtëpitë në këtë vendbanim kanë qenë të paprekura atë kohë, mirëpo fotografitë e Aliyevit në dhjetor të vitit të kaluar nuk tregojnë zonën, dhe janë bërë në kënd të shkurtër, për të mos treguar shkatërrimin përreth.

Ali Mozaffari, akademik iranian me prejardhje prej Azerbajxhanit, i cili punon si hulumtues i lartë në Universitetin Deakin të Australisë, ka thënë se tentimi i fundit për t’i zhdukur gjurmët e trashëgimisë armene në Nagorno-Karabak, është një çështje që mund të zgjerohet përtej konfliktit në mes të Bakusë dhe Azerbajxhanit.

“Është një përpjekje e fuqishme, në krye me Turqinë, për të krijuar idenë e një Bote të lidhur Turke, dhe për t’u zgjeruar në pjesën lindore, deri te kufiri kinez”, ka thënë Mozaffari për Radion Evropa e Lirë.

“Trashëgimia është shumë e rëndësishme për të justifikuar vizionin gjeostrategjik”, ka thënë ai.

Sipas akademikëve, si Azerbajxhani, ashtu edhe Armenia, kanë kryer shkatërrim kulturor të dokumentuar mirë, mirëpo Bakuja e ka bërë këtë më gjerësisht dhe në mënyrë më sistematike. Lori Khatchadourian, profesoreshë në Universitetin Cornell dhe bashkëthemeluese e organizatës Caucasus Heritage Watch, ka thënë se grupi vëzhgues e ka identifikuar deri më tani shkatërrimin e 10 qendrave trashëgimore brenda territorit të rikthyer nga Azerbajxhani, më 2020, dhe aktualisht është duke nisur një sondazh të ri për qindra lokacione të trashëgimisë.

Ajo e përmend edhe shembullin e shkatërrimit të plotë të trashëgimisë armene në enklavën azerbajxhanase, Nakçivan, si shembull i asaj çfarë mund të ndodhë shpejt në Nagorno-Karabak.

“Shkatërrimi i ambientit të kulturës armene në atë rajon ka ndodhur përgjatë një dekade, në fillim të vitit 1997 dhe ka vazhduar deri të paktën vitin 2009 në një shkallë, e më pas edhe më 2011”.

Hulumtuesja ka thënë se në rastin e Nagorno-Karabakut, “kjo histori e trishtë do të mund të përsëritet edhe në të ardhmen”. Më 23 prill, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar komentin e administratës presidenciale të Azerbajxhanit për këtë material, mirëpo nuk ka marrë një përgjigje deri në publikimin e tij.

Marrë nga REL

azerbajxhan fshat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj