LIVE UPDATES
Bota

“Fuqia e butë”, çfarë qëndron pas bashkëpunimit të Kinës me Kenian?

Vitet e fundit, kompanitë kineze kanë ndërtuar projekte masive në Kenia, si hekurudha ‘Standard Gauge’ që lidh Nairobin dhe Mombasën.

8 Janar 2024, 07:57 Nga I.A
“Fuqia e butë”, çfarë qëndron pas
Foto Ilustruese

KINË- Mes një debati mbi huatë dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën në Kenia, ambasada kineze në Nairobi, po kërkon të forcojë lidhjet kulturore me këtë vend. Ambasada po përpiqet të realizojë këtë përmes një panairi ushqimor. Dhjetra njerëz po ndjekin një shfaqje të vallëzimit kinez të luanëve në një hotel në kryeqytetit të Kenias, Nairobi.

Shfaqja u zhvillua së fundmi, gjatë nisjes së panairit të ushqimit kinez, i sponsorizuar nga ambasada kineze dhe organizuar nga shoqata e mësuesve kinezë në Kenia.

Zyrtarë si Michelle Zhang, presidente e kompanisë ‘CINC International Education’, thonë se qëllimi i tyre është të mbështesin kulturën kineze dhe të mbajnë të fortë marrëdhëniet mes Kinës e Kenias.

“Këtë vit është 60-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Kenia-Kinë. Mendoj se ne duhet të mbajmë kontakte gjithnjë e më të afërta dhe të përmirësojmë marrëdhëniet diplomatike”, thotë ajo.

Ekonomisti Eric Masau pajtohet kur thotë se krijimi i lidhjeve më të forta kulturore, është një mënyrë për të kapërcyer hendekun me Kenian.

“Vendet evropiane kanë pasur gjithmonë lidhje shumë të forta. Duke parë Komonuelthin, ose Amerikën, gjuha e përbashkët ka qenë gjithmonë një faktor i madh pozitiv mes Kenias dhe pjesës më të madhe të Evropës, si dhe Amerikës. Për kinezët ka ekzistuar gjithmonë ai boshllëk, veçanërisht pengesa gjuhësore, kështu që ata janë përpjekur të inkurajojnë më shumë kenianë të studiojnë gjuhën”, thotë ai.

Vitet e fundit, kompanitë kineze kanë ndërtuar projekte masive në Kenia, si hekurudha ‘Standard Gauge’ që lidh Nairobin dhe Mombasën.

Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore e Kenias thotë se deficiti tregtar mes Nairobit dhe Pekinit u rrit në 3.62 miliardë dollarë në vitin 2022, nga 3.51 miliardë dollarë një vit më parë.

Zoti Musau thotë se infrastruktura është e dobishme për Kenian, por pabarazia tregtare është një sfidë për marrëdhëniet diplomatike.

''Për sa i përket eksporteve, bilanci tregtar është realisht në favorin e tyre (Kinës). Dhe kur shikoni strukturën, në kuptimin se ku do të dëshironin të ishin kenianët, ka shumë pak gjasa, të ketë raport të mirë sa i përket bilancit tregtar, krahasuar le të themi me Amerikën, ku eksportet dhe importet janë pothuajse në ekuilibër”, thotë zoti Masau.

Ekuilibri ishte diçka që Steve Wakoli thotë se i mungonte në jetën e tij përpara se të mësonte gjuhën kineze dhe artet marciale, si kung fu. Tashmë ai e jep mësime të gjuhës kineze dhe ushtron arte marciale.

''Fillova të marr ftesa nga kompani për shfaqje. Vajta për shfaqje në shkolla si ato kineze të Konfucit, në Universitetin Kenyatta, në atë të Nairobit. Kam marrë pjesë edhe në konkursin e quajtur ura kineze dhe kuptova që kjo është ajo që dua të bëj’, thotë Steve Wakoli, mësues i gjuhës kineze.

Por zoti Wakoli është një përjashtim. Shumë kenianë janë të shqetësuar nga ajo që ata thonë se është një përfshirje e tepërt e Kinës në Kenia, veçanërisht në sektorin e shitjeve me pakicë.

''Dikur i blinim veshjet në Kinë, por tani ata kanë dyqanin e tyre këtu dhe ajo që shesin është e lirë. Klientët tanë shkojnë të gjithë në dyqanet e tyre për të gjetur produkte shumë të lira'', thotë Lucy Wanjiku, një tregtare produktesh me pakicë.

Për shkak të projekteve infrastrukturore, borxhi i Kenias ndaj Kinës ishte 6.3 miliardë dollarë që nga marsi i vitit 2023, pothuajse dy të tretat e borxhit total të jashtëm të vendit. Analistët thonë se programet kulturore, si festivalet e ushqimit, synojnë të lehtësojnë pasigurinë e shkaktuar nga ajo që disa kenianë e shohin si një marrëdhënie e pabalancuar ekonomike.

Marrë nga VOA

steve wakoli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj