LIVE UPDATES
Bota

G-7 dhe Evropa arrijnë marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse

Çmimi tavan pason kufijtë e ngjashëm të çmimeve të vendosura për eksportet ruse të naftës, me synimin për të reduktuar burimet financiare që Presidenti rus Vladimir Putin ka për të zhvilluar luftën gati njëvjeçare në Ukrainë.

4 Shkurt 2023, 08:24 Nga I.A
G-7 dhe Evropa arrijnë marrëveshje për kufirin e çmimit
Janet Yellen

BRUKSEL- Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes po vendosin një çmim tavan për produktet e rafinuara të naftës ruse, si pjesë e një koalicioni që përfshin Australinë dhe një marrëveshje tentativë me Bashkimin Europian.

Çmimi tavan pason kufijtë e ngjashëm të çmimeve të vendosura për eksportet ruse të naftës, me synimin për të reduktuar burimet financiare që Presidenti rus Vladimir Putin ka për të zhvilluar luftën gati njëvjeçare në Ukrainë.

“Marrëveshja e sotme bazohet në kufirin e çmimit për eksportet e naftës së papërpunuar ruse që kemi vendosur në dhjetor dhe ndihmon në avancimin e synimeve tona për të kufizuar gjeneruesin kryesor të të ardhurave të Rusisë në financimin e luftës së saj të paligjshme duke promovuar tregje të qëndrueshme globale të energjisë”, tha në një deklaratë zonja Yellen.

Të premten, qeveritë e BE-së ranë dakord paraprakisht të vendosin një çmim tavan prej 100 dollarësh për fuçi për naftën ruse që do të përkojë me një embargo të BE-së për karburantin. Diplomatët që përfaqësojnë 27 qeveritë e BE-së vendosën kufirin për karburantin e naftës, karburantin e avionëve dhe benzinën përpara hyrjes në fuqi zbatimi i tij të dielën. Çmimi tavan synon të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë duke lejuar naftën e saj të tregëtohet në vendet joperëndimore për të shmangur një mungesë globale që do të rriste çmimet dhe inflacionin.

Hollësitë rreth kufirit u dhanë në një deklaratë të G7-ës dhe diplomatëve nga tre vende të ndryshme anëtare të BE-së, të cilët ranë dakord të diskutonin kufirin në kushte anonimiteti.

Kufiri prej 100 dollarësh për fuçi zbatohet për benzinën ruse dhe karburantet e tjera që shiten më shumë se nafta e papërpunuar e përdorur për prodhimin e tyre. Zyrtarët ranë dakord për një kufi prej 45 dollarësh për fuçi për produktet ruse të naftës që shiten më pak se çmimi i naftës së papërpunuar.

Marrëveshja vjen pas një marrëveshjeje të ngjashme të G7-ës për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse në 60 dollarë për fuçi.

Rusia ka thënë se nuk do t'u shesë vendeve që i binden kufirit të naftës, por për shkak se nafta e saj shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi, ajo ka vazhduar të shes në tregun global. Kufiri i çmimeve inkurajon klientët joperëndimorë që nuk e kanë ndaluar naftën ruse të kërkojnë zbritje, ndërkohë që evazioni i plotë – edhe pse i mundshëm – mbart kosto shtesë.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së parashtruan vendimin dhe qeveritë kanë kohë deri të shtunën herët për të reaguar me një kundërshtim me shkrim. Nuk pritet asnjë ndryshim në marrëveshje.

Nëse kufiri i çmimit funksionon siç duhet dhe nafta ruse vazhdon të shitet, çmimet e karburantit nuk duhet të rriten në qiell, thonë analistët. Evropa mund të marrë furnizime alternative me naftë nga SHBA, India dhe Lindja e Mesme, ndërsa Rusia mund të kërkojë klientë të rinj jashtë Evropës.

Megjithatë, ndikimi i kufirit do të jetë i paparashikueshëm pasi transportuesit ridrejtojnë rrjedhat e karburantit drejt destinacioneve të reja dhe udhëtimet më të gjata detare mund të dëmtojnë kapacitetin e cisternave.

Shitjet e naftës janë shtylla kryesore e buxhetit të Rusisë, por qeveritë evropiane hezituan më parë të ndërpresin blerjet e tyre, sepse ekonomia ishte shumë e varur nga gazi natyror rus, nafta dhe bezina. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kjo ka ndryshuar.

Marrë nga VOA

janet yellen g7

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj