LIVE UPDATES
Bota

Gara për Shtëpinë e Bardhë dhe mbledhja e fondeve nga kandidatët

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell mendimin e votuesve amerikanë lidhur me garën për mbledhjen e fondeve.

1 Prill 2024, 16:34 Nga E. D
Gara për Shtëpinë e Bardhë dhe mbledhja e fondeve nga
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Kandidati i pritshëm republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, do të zhvillojë në Florida një takim për mbledhje fondesh, një përpjekje për të mbyllur hendekun me rivalin demokrat, Joe Biden, i cili po kandidon për një mandat të dytë presidencial dhe ka grumbulluar një shumë rekord fondesh në përpjekjet për fituar zgjedhjet e nëntorit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell mendimin e votuesve amerikanë lidhur me garën për mbledhjen e fondeve.

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, ka shprehur bindjen se fushata e tij do të jetë në gjendje të grumbullojë deri 33 milionë dollarë gjatë një darke më 6 prill në Palm Beach të Floridës. Deri më tani, fushata e demokratit Joe Biden ka mbledhur një shumë rekord fondesh, duke e lënë pas kundërshtarin republikan.

Të enjten e kaluar, i rrethuar nga ish presidentët demokratë Barack Obama dhe Bill Klinton, fushata e zotit Biden mblodhi 26 milionë dollarë gjatë një takimi në “Radio City Music Hall” në qytetin e Nju Jorkut.

Zëri i Amerikës mori mendimin e disa votuesve ditën e Pashkëve lidhur me përpjekjet e kandidatëve për mbledhjen e fondeve.

“Paratë nevojiten për reklamat dhe udhëtimet e punonjësve të fushatës. Nuk e kam të qartë se kush i kontrollon se ku shkojnë paratë”, thotë Billi, votues amerikan.

Jackson Tinker është banor i kryeqytetit.

“Shumë para janë derdhur në zgjedhjet tona nga të dyja palët. Mendoj se duhet ta kufizojmë sasinë e shpenzimeve për zgjedhjet.”

Mesazhet dhe strategjitë e kandidatëve duhet të përmirësohen, thotë studentja amerikane Dana Bogs.

“Nuk më intereson mënyra se si dikush e drejton fushatën. Për mua veprimet janë më të rëndësishme se çdo fushatë”.

Ndërsa vizitoi qytetin e Nju Jorkut javën e kaluar, zoti Trump u përqendrua tek rëndësia e luftës kundër krimit. Gjatë ditëve në vijim ai do të zhvillojë tubime në Miçigan dhe Uiskonsin.

Presidenti Biden tha për shtypin se këtë javë do të vizitojë Baltimorën, ndërsa vëmendja e tij është zhvendosur në shtetin e Merilendit pas shembjes së një ure të rëndësishme nga përplasja e një anije mallrash.

Guvernatori i Merilendit, Wes Moore, tha të djelën për rrjetin CNN se shembja e urës ishte një ‘katastrofë ekonomike kombëtare’, pasi mund të ndikojë tek zinxhirët e furnizimit.

“Arsyeja pse është e nevojshme për një vendim dypartiak dhe të shpejtë është se duhet të sigurohemi që ekonomia amerikane të mos ndikohet. Porti i Baltimorës ka një rol thelbësor në rritjen ekonomike të vendit.”

Administrata e Presidentit Biden miratoi 60 milionë dollarë ndihma të menjëhershme pas shembjes së urës. Një pjesë e madhe e kostos së rindërtimit pritet gjithashtu të financohet nga qeveria federalE./VOA

donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën