LIVE UPDATES
Bota

Gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, vazhdon importimi i mallrave ruse në SHBA

Megjithatë, sanksionet kanë një peshë simbolike përtej dëmit financiar që mund të shkaktojnë, veçanërisht për konsumatorët amerikanë që e shohin luftën me shqetësim të madh.

25 Gusht 2022, 20:50 Nga I.A
Gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, vazhdon
Importet

UKRAINË- Gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, kompanitë amerikane, duke përfshirë kontraktorët federalë, vazhdojnë të blejnë artikuj të ndryshëm, nga dërrasat për dysheme deri tek titani, i shkallës së përdorur për prodhim armësh, nga korporatat e mëdha ruse. Një pjesë e madhe e këtyre mallrave hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes portit të qytetit Baltimore në shtetin e Merilendit.

Presidenti Joe Biden premtoi t’i "shkaktojë dhimbje" dhe t'i japë "një goditje të rëndë" Vladimir Putinit përmes sanksioneve tregtare ndaj mallrave si vodka, diamantet dhe karburanti, pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës, gjashtë muaj më parë. Por qindra artikuj të tjerë, që nuk janë pjesë e sanksioneve, me vlerë prej miliarda dollarësh, përfshirë ato të gjetura në anijet e nisura për në Baltimore nga Shën Petersburgu, vazhdojnë të hyjnë në portet amerikane.

Agjencia e lajmeve Associated Press zbuloi se më shumë se 3,600 ngarkesa me artikuj si dru, metal, plastikë dhe mallra të tjera, kanë mbërritur në portet e Shteteve të Bashkuara nga Rusia, që kur ajo filloi sulmin ndaj fqinjit të saj në shkurt. Kjo është një rënie e ndjeshme krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2021, kur në Shtetet e Bashkuara arritën rreth 6,000 dërgesa me mallra ruse, megjithatë vlera e tyre tani arrin në më shumë se 1 miliard dollarë në muaj.

Në realitet, askush nuk priste që tregtia të ndërpritej pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës. Ndalimi i importeve të disa mallrave ka të ngjarë të dëmtojë më shumë sektorët e tyre përkatës në SHBA sesa ata në Rusi.

“Sanksionet shkaktojnë probleme në tregtinë globale. Kështu që, detyra jonë është të mendojmë se cilat sanksione kanë ndikimin më të madh mbi ekonominë ruse, pa dëmtuar funksionimin e tregtisë globale", tha për agjencinë e lajmeve Associated Press, ambasadori Jim O'Brien, i cili drejton Zyrën e Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit.

Ekspertët thonë se ekonomia globale është aq e ndërlidhur, saqë gama e sanksioneve duhet të kufizohet për të shmangur rritjen e çmimeve në një treg tashmë të paqëndrueshëm.

Gjithashtu, sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, së bashku me ato të Bashkimit Evropian dhe Britanisë, rezultojnë në rregulla të ndërlikuara tregtare, që mund të jenë të paqarta për blerësit, shitësit dhe politikëbërësit.

Për shembull, administrata e Presidentit Biden dhe Bashkimi Evropian njoftuan lista të veçanta të kompanive ruse, që nuk lejohen të eksportojnë produktet e tyre, por agjencia e lajmeve Associated Press zbuloi se të paktën një nga këto kompani, ajo që furnizon ushtrinë ruse me metale për prodhimin e avionëve luftarakë, të ngjashëm me ata që po sulmojnë tani Ukrainën, vazhdon t’u shesë metale me vlerë prej miliona dollarësh firmave amerikane dhe atyre evropiane.

Disa firma amerikanë kanë siguruar importe alternative për këto lloje materialesh, por firmat e tjera thonë se nuk kanë zgjidhje. Në rastin e importit të drurit, pyjet e dendura të Rusisë ofrojnë lëndë drusore të cilësisë së lartë, që përdoren për prodhimin e shumicës së mobiljeve amerikane në shkolla dhe dyshemetë e shtëpive. Kontejnerë me artikuj rusë, si drithëra, atlete, pajisje për kriptomonedhat, madje edhe jastëkë, mbërrijnë në portet e Shteteve të Bashkuara pothuajse çdo ditë.

Një pjesë e mallrave të importuara nga Rusia janë qartësisht të ligjshme dhe madje të inkurajuar nga administrata e Presidentit Biden, si më shumë se 100 dërgesat e plehrave kimike, që kanë mbërritur në vend që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës. Produktet e ndaluara, si nafta dhe gazi rus, vazhduan të mbërrinin në portet amerikane shumë kohë pas shpalljes së sanksioneve, për shkak të periudhës gradaule të hyrjes së tyre në fuqi, për të lejuar kompanitë të përfundonin kontratat ekzistuese.

Në disa raste, origjina e mallrave të nisura nga portet ruse mund të jetë e vështirë për t'u përcaktuar. Kompanitë energjetike amerikane vazhdojnë të importojnë naftë nga Kazakistani përmes porteve ruse, ndonëse nafta ndonjëherë përzihet me karburant rus. Ekspertët e tregtisë paralajmërojnë se furnizuesit rusë nuk janë të besueshëm dhe strukturat e errëta të shumicës së korporatave të mëdha ruse, e bëjnë të vështirë përpjekjen për të përcaktuar nëse ato kanë lidhje me qeverinë.

"Ku ka sanksione, ka edhe lloje të ndryshme skemash të errta dhe tregti të paligjshme", thotë ekonomisti rus Konstantin Sonin, i cili jep mësim në Universitetin e Çikagos. "Megjithatë, sanksionet janë të logjikshme, sepse, edhe nëse nuk mund t’i eliminosh 100% të të ardhurave, të paktën mund t'i reduktosh ato."

Shumë kompani amerikane kanë vendosur të ndërpresin tregtinë me Rusinë. Kompania e prodhimit të birrës, “Coors”, për shembull, e ktheu mbrapsht një ngarkesë me bimë aromatike që përdoren për prodhimin e birrës, të një kompanie shtetërore ruse në maj, si pjesë e angazhimit të saj për të pezulluar të gjithë biznesin me Rusinë, tha zëdhënësja e kompanisë, Jennifer Martinez.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë partnerë të mëdhenj tregtarë, kështu që sanksionet ndaj importeve janë një pjesë shumë e vogël e strategjisë ndëshkuese. Kufizimi i eksporteve amerikane, veçanërisht i teknologjisë, shkaktojnë më shumë dëme në ekonominë ruse dhe sanksionet ndaj Bankës Qendrore Ruse kanë ngrirë qasjen e Rusisë tek rreth 600 miliardë dollarë rezerva valutore të mbajtura në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Megjithatë, sanksionet kanë një peshë simbolike përtej dëmit financiar që mund të shkaktojnë, veçanërisht për konsumatorët amerikanë që e shohin luftën me shqetësim të madh.

Marrë nga VOA

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj