LIVE UPDATES
Bota

"Gjëja më e dhimbshme për armikun tonë është humbja e territorit"/ Zyrtari izraelit paralajmëron se Izraeli mund të aneksojë pjesë të Gazës

Franca, e cila javën e kaluar tha se do ta njohë një shtet palestinez në shtator, dhe Arabia Saudite publikuan të martën një deklaratë, të mbështetur nga Egjipti, Katari dhe Liga Arabe, duke përshkruar hapat drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.

30 Korrik 2025, 19:00 Nga E. D
"Gjëja më e dhimbshme për armikun tonë është
Zeev Elkin

IZRAEL- Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha një zyrtar izraelit më 30 korrik, një ide që do t’i jepte një goditje të madhe shpresave të palestinezëve për shtetësi.

Deklaratat e bëra nga anëtari i kabinetit të sigurisë, Zeev Elkin, vijnë një ditë pasi Britania tha se do të njohë shtetin palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa për të lehtësuar vuajtjen në Gazë dhe nuk pajtohet për një armëpushim në luftën me Hamasin.

Franca, e cila javën e kaluar tha se do ta njohë një shtet palestinez në shtator, dhe Arabia Saudite publikuan të martën një deklaratë, të mbështetur nga Egjipti, Katari dhe Liga Arabe, duke përshkruar hapat drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete.

Si pjesë e përfundimit të luftës në Gazë, thanë ata, Hamasi “duhet t’i japë fund sundimit në Gazë dhe t’i dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez”.

Izraeli ka dënuar paralajmërimet për njohjen e një shteti palestinez, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte dhuratë për Hamasin, i cili e sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Duke e akuzuar Hamasin se po tenton të zvarrisë bisedimet me qëllim që të nxjerrë koncesione nga Izraeli, Elkin tha për transmetuesin publik Kan se Izraeli mund t’i japë grupit radikal palestinez një ultimatum për arritjen e një marrëveshjeje, në të kundërtën do të zgjeronte veprimet ushtarake.

“Gjëja më e dhimbshme për armikun tonë është humbja e territorit”, tha ai. “Një sqarim për Hamasin se në momentin që luajnë lojëra me ne, do të humbasin toka që nuk do t’i marrin më kurrë, do të ishte një mjet i rëndësishëm presioni”.

Përpjekjet për ndërmjetësim, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi, u ndërprenë javën e kaluar, me palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokimin.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me situatën në Gazë, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se skenari më i keq i urisë është duke ndodhur. Të mërkurën, autoritetet shëndetësore në Gazë njoftuan se janë regjistruar edhe shtatë vdekje të lidhura me urinë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha një ditë më parë se vendimi i Britanisë do të ishte “shpërblim për terrorizmin e Hamasit”. Ai kishte bërë deklarata të ngjashme edhe pas njoftimit të Francës.

Netanyahu tha më herët gjatë këtij muaj se dëshiron paqe me palestinezët, por tha se krijimi i çdo shteti palestinez në të ardhmen do të ishte platformë e mundshme për shkatërrimin e Izraelit, prandaj tha se siguria duhet të mbetet në duart e shtetit të tij.

Kabineti i tij qeverisës përfshin figura të ekstremit të djathtë që hapur kërkojnë aneksimin e gjithë tokave palestineze. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich, tha të martën se rivendosja e vendbanimeve hebraike në Gaza është “më afër se kurrë”, duke e quajtur Gazën “një pjesë të pandashme të tokës së Izraelit”./REL

zeev elkin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj