30 Maj 2022, 13:02
Nga DOSJA
Aeoroporti Tara Air
AZIA JUGORE-Ekipet e kërkim-shpëtimit në Nepal të Azisë Jugore, kanë gjetur trupat e 16 personave në bordin e një fluturimi Tara Air që u rrëzua me 22 persona në bord. Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit tha në Tëitter se trupat ende nuk janë identifikuar.
Operacionet e kërkimit të kryera nga ushtria dhe policia e Nepalit rifilluan në mëngjes pasi u ndaluan të dielën vonë për shkak të mungesës së dritës dhe motit të keq, gjë që pengoi helikopterët të fluturonin në zonën e vendndodhjes së fundit të njohur të fluturimit.
Sipas CNN, vendi ku u gjetën rrënojat është në një lartësi prej rreth 14,500 këmbësh, tha një zëdhënës i aeroportit. Hetuesit po kërkojnë gjithashtu një grykë midis dy maleve, shtoi zëdhënësi.
Avioni kishte fluturuar nga qyteti i Pokhara në qytetin e njohur turistik Jomsom në Nepalin qendror të dielën, kur humbi kontaktin me kontrollin ajror rreth 12 minuta pas udhëtimit, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit. Fluturimet midis dy qyteteve zakonisht zgjasin 20-25 minuta.
Autoritetet besojnë se incidenti ishte shkaktuar nga moti i keq, sipas Binod BK, një zyrtar në ministrinë e brendshme të Nepalit.
Në bord ndodheshin 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Dy shtetas gjermanë, katër indianë dhe 13 shtetas nepale janë në mesin e 22 personave në fluturim, tha ministria. Kombësia e dy pasagjerëve nuk dihet.
Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit pesë minuta para se të ulej në Jomsom, tha një zyrtar i linjës ajrore për Reuters në kushte anonimiteti.
(d.d)/dosja.al
Bota
30 Maj 2022, 13:02
Vjosa Osmani
MAL I ZI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një fjalimi në Samitin për Demokraci të Europës Juglin...
Bota
30 Maj 2022, 12:56
Autori dhe viktima
KOSOVË- Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar 30 ditë paraburgim për Qëndrim Januzin, autorin e vrasjes s&eum...
Bota
30 Maj 2022, 12:43
Alok Sharma, Robert Habeck
GJERMANI-Ekonomitë më të mëdha të botës do të ndalojnë financimin e çdo ...
Bota
30 Maj 2022, 12:50
Foto ilustruese
GREQI- Një 62-vjeçar dhe një 68-vjeçar janë grindur brenda një kafeneje në zonën e Eleousë...
Bota
30 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
SPANJË-Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka deklaruar se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e pathyesh...
Bota
30 Maj 2022, 11:41
Foto ilustruese
SHBA- Shkencëtari amerikan Mikio Kaku kanë paralajmëruar se edhe nëse ka ende alienë, është më mir&...
Bota
30 Maj 2022, 11:29
Foto ilustruese
RUSI-Ministria ruse e mbrojtjes, njoftoi këtë mëngjes se forcat e saj kishin goditur një objekt të ndërtimit ...
Bota
30 Maj 2022, 11:12
Foto ilustruese
SPANJË- Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares, ka deklaruar se Spanja po e mbështet paketën e re t&...
Bota
30 Maj 2022, 11:18
Oliver Varhely dhe Viola von Cramon
SERBI- Eurodeputetja Viola von Cramon do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në...
Bota
30 Maj 2022, 10:57
Foto nga vendngjarja
KOSOVË- Një zjarr i madh ka përfshirë ish-fabrikën e duhanit në Tetovë. Raportohet se nga...