LIVE UPDATES
Bota

Gjenerata Z, mijëvjeçarët flasin hapur për hezitimin për t'u bërë prindër

Qeveria vuri në dukje një rritje prej 1% të lindjeve në SHBA vitin e kaluar, por numri i foshnjave të lindura ishte ende më i ulët se përpara pandemisë së koronavirusit. Rreth 86 mijë më pak se në vitin 2019.

30 Gusht 2022, 20:19 Nga I.A
Gjenerata Z, mijëvjeçarët flasin hapur për hezitimin
El Johnson

SHBA- Borxhi i lartë i studimeve universitare. Kriza e klimës. Paga të ulëta. Anëtarët e gjeneratës Z dhe gjeneratës së mijëvjeçarit, i citojnë të gjitha si arsye përse nuk duan të lindin, apo rritin fëmijë. Ngurrimi i tyre ka ndihmuar në uljen e nivelit të lindjeve në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të qeverisë, shkalla e lindjeve në SHBA ra me 4% në vitin 2020. Kjo ishte rënia më e madhe njëvjeçare në gati 50 vjet. Qeveria vuri në dukje një rritje prej 1% të lindjeve në SHBA vitin e kaluar, por numri i foshnjave të lindura ishte ende më i ulët se përpara pandemisë së koronavirusit. Rreth 86 mijë më pak se në vitin 2019. Disa njerëz po kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, për të shmangur lindjen e fëmijve.

Në moshën 24-vjeçare, El Johnson ka vendosur të mos lindë fëmijë, megjithëse ajo dhe e dashura e saj nuk e kanë përjashtuar mundësinë e adoptimit. Studentja e diplomuar, që punon në shërbime ligjore në Austin të Teksasit, ka një listë arsyesh pse nuk dëshiron të lindë: kriza klimatike dhe një sëmundje gjenetike mes të tjerash.

"Nuk mendoj se është e drejtë të sjellësh fëmijë në këtë botë. Tashmë ka fëmijë që kanë nevojë për familje. Nuk e di se çfarë lloj bote do të jetë pas 20, 30, 40 vjetësh”, thotë ajo.

El Johnson është aq e sigurt, në fakt, sa së shpejti do t'i heqë tubat e saj. Është një vendim paraprak që e mori pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë kundër abortit dhe kufizimet e rrepta për shërbimet e abortit në shtetin e saj dhe në mbarë vendin.

Gra të tjera të intervistuara përmendën gjithashtu ndryshimet klimatike, së bashku me borxhin studentor të shoqëruar me inflacionin, si arsyet që nuk do të duan kurrë të bëhen prindër. Disa djem të rinj, gjithashtu, po zgjedhin të bëjnë vazektomi.

Walter dhe Kyah King jetojnë në periferi të Las Vegasit. Walter, 29 vjeç, statisticien i të dhënave sportive, dhe Kyah, 28, këshilltare për arsimin e lartë, kanë qenë së bashku për gati 10 vjet, katër të fundit si çift i martuar. Dakortësia që të mos kishin fëmijë erdhi ngadalë për të dy.

"Ishin në fillim të të 20-ave kur u lidhëm," thotë Kyah. “Ne ishim zhvendosur në Kaliforni dhe vërtet sapo po fillonim jetën tonë si të rritur. Mendoj se folëm për të pasur tre fëmijë në një moment. Por me ekonominë dhe gjendjen sot në botë si dhe duke menduar për rritjen e tyre, filluam të kishim dyshimet tona.”

Financat janë shqetësimi kryesor. Të ardhurat totale ata i kanë rreth 160,000 dollarë në vit, por duhet të paguajnë taskast, si dhe të shlyejnë kreditë për shkollën, rreth120,000 dollarë për Kyah-n dhe rreth 5,000 dollarë të mbetura për Walter-in. Çifti thotë se nuk do të ishin në gjendje të blinin një shtëpi dhe të përballonin koston qoftë edhe të një fëmije, pa sakrifica të mëdha, që ata nuk janë të gatshëm t’i bëjnë. Por për Kyah-n, vendimi shkon përtej parave.

“Mendoj se do të ishim prindër të shkëlqyer, por mendimi për të hyrë në sistemin tonë shëndetësor për të lindur është vërtet i frikshëm. Gratë me ngjyrë, nënat zezake, nuk vlerësohen njësoj si nënat e bardha”, tha Kyah, e cila është afrikano-amerikane.

Jordan Davidson intervistoi më shumë se 300 njerëz për një libër të botuar në dhjetor, të titulluar, "Pra, kur do të keni fëmijë?" Pandemia, thotë ajo, bëri që shumë njerëz, në mesin e atyre që mendonin të kishin fëmijë, ta shtynin lindjen e fëmijëve.

“Afatet kohore që njerëzit krijuan për veten e tyre, për të realizuar X objektiva brenda tre vjetësh, ndryshuan. Njerëzit nuk ishin domosdoshmërisht të gatshëm t’i lëviznin këto objektiva dhe të thoshin, në rregull, unë do të heq dorë nga këto arritje dhe do ta bëj këtë ndryshe. Njerëzit ende duan të udhëtojnë. Ata ende duan të ndjekin studimet pasuniversitare. Ata ende duan të përmbushin disa standarde financiare”, thotë zonja Davidson.

Frika rreth ndryshimit të klimës ka çimentuar idenë e të jetuarit pa fëmijë për shumë njerëz, thotë zonja Davidson. Në mesin e atyre që u intervistuan nga Jordan, shqetësimet për mjedisin ishin shumë më të përhapura tek grupi me më të rinj.

Alyssa Persson, 31 vjeç, u rrit në një qytet të vogël të Dakotës së Jugut. Martesa dhe lindja e fëmijëve ishin të rrënjosura në kulturë, thotë ajo. Vetëm pas divorcit nga i dashuri i saj i shkollës së mesme, ajo bëri një hap prapa dhe pyeti veten se çfarë donte në të vërtetë nga jeta.

"Shumica e grave nga jam unë humbasin identitetin e tyre në amësi," thotë Alyssa Persson, e cila tani jeton në St. Louis dhe fiton rreth 47,000 dollarë në vit si bibliotekare.

Ajo paguan borxhin e kredisë studentore prej rreth 80,000 dollarësh. Persson është një ish-mësuese që i do fëmijët, por ajo ndjen se tani po mendon më qartë se kurrë për kostot, pasojat dhe sakrificat e të qënit prind.

"Të kesh fëmijë më duket si një kurth, të jem e sinqertë. Financiarisht, emocionalisht, fizikisht. Dhe nëse do të kisha ndonjë hije dyshimi, fakti që nuk mund ta mbaj veten mirë me rrogën time është i mjaftueshëm për të më trembur plotësisht nga ideja."

Marrë nga VOA

alyssa persson el johnson

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj