LIVE UPDATES
Bota

Gjeorgjia pezullon për 4 vjet bisedimet për anëtarësim në BE/ Kryeministri akuzon bllokun për shantazh dhe manipulim, ndizen sërish protestat në vend

Zgjedhjet e 26 tetorit u panë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e vendit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Opozita tha se votimi u manipulua nën ndikimin e Rusisë që kërkon të mbajë Gjeorgjinë në orbitën e saj dhe shpalli një bojkot të parlamentit.

28 Nëntor 2024, 21:28 Nga r.ll
Gjeorgjia pezullon për 4 vjet bisedimet për anëtarësim
foto nga gjeorgjia

TBILISI- Gjeorgjia ka pezulluar bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për katër vjet. Lajmin e dha sot kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, duke theksuar si shkak atë që ai e përshkroi si "shantazh dhe manipulim" nga disa prej politikanëve të bllokut. Njoftimi i tij mbi negociatat zemëroi opozitën dhe shkaktoi një valë të re protestash në vend.

Lëvizja e Irakli Kobakhidze erdhi disa orë pasi ai u riemërua në detyrë nga anëtarët e partisë qeverisëse "Ëndrra Gjeorgjiane", pas fitores së saj të diskutueshme në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar, që po ashtu ndezi demonstrata masive dhe çoi në një bojkot të parlamentit nga opozita.

Zgjedhjet e 26 tetorit u panë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e vendit për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Opozita tha se votimi u manipulua nën ndikimin e Rusisë që kërkon të mbajë Gjeorgjinë në orbitën e saj dhe shpalli një bojkot të parlamentit.

BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor 2023 me kusht që ajo të përmbushte rekomandimet e bllokut, por të pezullonte pranimin e saj dhe të shkurtonte mbështetjen financiare në fillim të këtij viti, pas miratimit të një ligji për "influencën e huaj" që shihet gjerësisht si një goditje ndaj lirive demokratike.

Kobakhidze tha të enjten se ndërsa vendi do të ndjekë ofertën e tij për t'u bashkuar me BE-në, ai nuk do ta vendosë çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian në axhendë deri në fund të vitit 2028, shkruan CNN.

“Përveç kësaj, ne po refuzojmë çdo grant buxhetor nga Bashkimi Evropian deri në fund të vitit 2028”, shtoi ai.

Mijëra protestues dolën në rrugë pas njoftimit të Kobakhidze, duke protestuar jashtë ndërtesës së parlamentit në Tbilisi dhe duke organizuar demonstrata në qytete të tjera.

Ligjvënësit e BE kërkuan një përsëritje të votimit parlamentar brenda një viti nën mbikëqyrjen e plotë ndërkombëtare dhe nga një administratë e pavarur zgjedhore. Ata gjithashtu i bënë thirrje BE-së të vendosë sanksione dhe të kufizojë kontaktet formale me qeverinë gjeorgjiane.

Kryeministri gjeorgjian u kundërpërgjigj, duke denoncuar atë që ai e përshkroi si një "kaskadë fyerjesh" nga politikanët e BE-së dhe duke deklaruar se "keqbërësit e vendit e kanë kthyer Parlamentin Europian në një armë të hapur shantazhi kundër Gjeorgjisë, që është një turp i madh për Bashkimin Evropian”.

“Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian; megjithatë, ne nuk do të lejojmë askënd të na mbajë në një gjendje të vazhdueshme shantazhi dhe manipulimi, që është krejtësisht mosrespektim për vendin dhe shoqërinë tonë.Ne duhet t'u tregojmë qartë politikanëve dhe burokratëve evropianë, të cilët janë plotësisht të privuar nga vlerat evropiane, se duhet t'i flasin Gjeorgjisë me dinjitet, jo me shantazh dhe fyerje", tha Kobakhidz

BE pezulloi procesin e aplikimit për anëtarësim të Gjeorgjisë për një kohë të pacaktuar në qershor, pasi parlamenti miratoi një ligj që kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si "ndjekje të interesit të një fuqie të huaj", ngjashëm me një ligj rus që përdoret për të diskredituar organizatat kritike ndaj qeverisë.

anetaresimi i gjeorgjise ne be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj