LIVE UPDATES
Bota

Gjermania mikpret bisedimet për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Azerbajxhani ka qenë tejet kundër përfshirjes së jashtme në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje, me presidentin Ilham Aliyev që e kishte akuzuar SHBA-në se po i vinte në rrezik marrëdhëniet duke ia mbajtur anën Armenisë.

28 Shkurt 2024, 18:17 Nga M.B
Gjermania mikpret bisedimet për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock (në mes) i mirëpret ministrin e Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan (majtas), dhe ministrin e Jashtëm azerbajxhanas Jeyhun Bayramov, për bisedime për paqe në Berlin, Gjermani, 28 shkurt 2024.

GJERMANI- Gjermania i mirëpriti ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë për bisedime dyditore të mërkurën, pesë muaj pasi Azerbajxhani e rimori rajonin e vet, Karabak, nga shumica armene, duke shkaktuar një eksod masiv të armenëve etnikë. Azerbajxhani ka qenë tejet kundër përfshirjes së jashtme në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje, me presidentin Ilham Aliyev që e kishte akuzuar SHBA-në se po i vinte në rrezik marrëdhëniet duke ia mbajtur anën Armenisë. Por, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, udhëtoi në këto dy vende në nëntor. Ndërsa, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me Aliyevin dhe kryeministrin armen Nikola Pashinyan, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih këtë muaj.

“Kryeministri [Nikol] Pashinyan dhe presidenti [Ilham] Aliyev kanë theksuar se janë të gatshëm për paqe, për t’i zgjedhur çështjet e rëndësishme ekskluzivisht përmes mënyrave paqësore”, tha Baernock në fillim të bisedimeve.

Në dhjetor, dy vendet fqinje të Kaukazit Jugor e lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes të cilës thanë se duan ta arrijnë një marrëveshje për paqe. Armenia e krishtere dhe Azerbajxhani me shumicë myslimane u futën në luftë për herë të parë për shkak të rajonit Nagorno-Karabak më 1988. Pas shumë dekadave armiqësi, Azerbajxhani në shtator e rimori Karabakun, i cili kontrollohej nga shumica armene prej viteve ’90, edhe pse ndërkombëtarisht ky rajon njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Ofensiva i nxiti shumicën e rajonit prej 120.000 armenëve etnikë të iknin në Armeninë fqinje. Armenia e ka përshkruar ofensivën si spastrim etnik. Azerbajxhani e ka mohuar këtë dhe ka thënë se ata që ikën kanë mundur të qëndronin dhe të integroheshin në Azerbajxhan.

“Tridhjetë vjet konflikt kanë shkaktuar vuajtje të mëdha, humbje jetësh dhe plagë të thella në të dyja anët”, tha Baerbock.

Baerbock u takua ndaras me homologun e vet azerbajxhanas dhe atë armen të mërkurën, para se ta mbante një takim trepalësh. Në mesin e telasheve të mëdha mes dy vendeve fqinje është edhe mungesa e një marrëveshjeje për kufirin, pasi të dyja mbajnë enklava të vogla të rrethuara nga territoret e njëra-tjetrës. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë tentuar për shumë dekada ta ndërmjetësojnë një marrëveshje mes palëve./ REL

azebajxhani armenia gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj