LIVE UPDATES
Bota

Gjermania miraton një plan të ri veprimi kundër antisemitizmit

Qeveria federale miraton një plan veprimi kundër antisemitizmit. “Një moment historik”, thonë pjesëmarrësit. Por shumë gjëra varen nga zbatimi.

2 Dhjetor 2022, 09:37 Nga d.a.
Gjermania miraton një plan të ri veprimi kundër antisemitizmit
Foto ilustruese

GJERMANI- Është një mëngjes i vrenjtur nëntori në Berlin. Në mëngjes lajmet lokale në radio flasin për një kontrolli policor në pjesë të ndryshme të qytetit. Tre ose katër orë më vonë bëhet  më e qartë: në 14 shtete federale, hetuesit gjurmuan të ashtuquajturat "komente urrejtjeje” në internet dhe shkuan për kontroll në banesat e autoreve dhe autorëve të tyre.

Një 59-vjeçar nga Berlini dyshohet se është autori i një teksti në median sociale "VK", e cila konsiderohet si kopje ruse e Facebook-ut. VK është e mbushur me deklarata antisemite dhe "i cilëson hebrenjtë si satanistë". Të dyshuarit iu konfiskua laptopi, bëri të ditur  policia në Berlin. Dhe shprehimisht shton se 59-vjeçari ka edhe një armë me leje. Kontroll rutinë.

Një nga 91 aksionet e policisë atë ditë në Gjermani, por nuk është i vetmi që përfshin urrejtje ndaj hebrenjve. Gjermania në nëntor.

Moment historik në kabinet

Në të njëjtën ditë, kabineti federal miratoi një "Strategji kombëtare kundër antisemitizmit dhe për jetën hebreje". Strategjia synon të veprohet më me vendosmëri kundër urrejtjes ndaj hebrenjve. "Sot po arrijmë një moment historik," tha më pas i ngarkuari i qeverisë për luftën kundër antisemitizmit, Felix Klein.

Prej shumë vitesh, statistikat e policisë kanë regjistruar një numër në rritje të krimeve antisemite dhe gjyqeve përkatëse. Numri i postimeve të urrejtjes në internet është rritur tej mase. Në vitin 2021, policia regjistroi 3.027 krime antisemite në mbarë vendin, pothuajse 700 më shumë se një vit më parë. Dhe në këto javë vjeshte, u regjistruan disa sulme ndaj institucioneve hebraike, për shembull, të shtënat në shtëpinë e rabinit, në sinagogën e vjetër në Essen.

Klein, i cili prej vitit 2018 është i ngarkuari i Qeverisë Federale për Jetën Hebraike në Gjermani dhe për Luftën kundër Antisemitizmit, së bashku me stafin e tij ka punuar dy vjet për të përgatitur strategjinë. Formati i dokumentit, i thukët dhe kompakt, perspektivat për veprim për shoqërinë në tërësi dhe qasja për ta bërë të dukshme jetën hebraike në jetën e përditshme janë veçanërisht të rëndësishme për të. Klein shprehimisht i referohet antisemitizmit të shtuar të lidhur me Izraelin, i cili haset më shpesh në mjediset intelektuale dhe akademike.

"Edhe për ndërgjegjësimin e trajnerëve"

Raporti i referohet, për shembull, rëndësisë së edukimit për parandalimin e urrejtjes ndaj hebrenjve dhe rëndësisë së një kulture kujtimi dhe një sensi të fortë historie. Lufta kundër antisemitizmit është detyrë e shoqërisë në tërësi dhe jo vetëm e shtetit. Prandaj, strategjia u drejtohet edhe palëve të interesuara si klubet sportive, trajnerët e të cilëve duan të ndërgjegjësohen. Raporti prej 48 faqesh jo vetëm që kërkon angazhim të ri ose aktivitete të mëtejshme, por gjithashtu - në stilin e shembujve të praktikave më të mira - rendit idetë dhe masat që tashmë janë zbatuar.

Me planin e veprimit, qeveria federale po zbaton në kohë një kërkesë të Komisionit Evropian. Në bazë të saj, çdo shteti anëtar të BE-së i kërkohet të paraqesë strategjitë kombëtare deri në fund të vitit 2022. Katharina von Schnurbein, komisionierja e BE-së kundër antisemitizmit dhe për promovimin e jetës hebreje, tha gjatë prezantimit të planit të veprimit se Gjermania është tani vendi i shtatë i BE-së që paraqet një koncept të tillë. Dymbëdhjetë vende të tjera i kanë vënë synim vetes ta miratojnë deri në fund të vitit ose në gjysmën e parë të 2023.

Ashtu si Klein, edhe von Schnurbein thotë se ndoshta ky është "një moment historik për Republikën Federale të Gjermanisë". Nuk duhet të ketë asnjë strehë të sigurt për antisemitizmin, thotë ajo dhe shton se, duke pasur parasysh historinë e saj, Gjermania duhet të luajë një rol kyç në këtë çështje. Dokumenti strategjik ka potencial të ketë një ndikim të gjerë, "dhe ne kemi nevojë për këtë." Sepse zhvillimi i lirë i jetës hebreje është "kriteri matës i demokracisë".

"Më shumë informacion rreth jetës hebreje"

Von Schnurbein e quajti "ide të mirë” sugjerimin nga pala hebreje për të shpallur në nivel evropian një vit tematik për jetën hebraike, siç ishte në Gjermani deri në verën e vitit 2022. Dy javë më parë ajo bisedoi në Bruksel me 200 përfaqësues komunalë nga vende të ndryshme evropiane. Dhe ajo tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e punës në komuna, duke shpresuar  që idetë për forcimin e jetës heberaike të shkojnë përtej kufijve.

Për Felix Klein, viti tematik bëri që  "njerëzit të jenë më të interesuar për jetën hebreje". Komunitetet hebraike ishin gjithashtu të gatshme të hapeshin dhe të jepnin përgjigje për pyetjet e të interesuarve. Ai thotë se nuk e di nëse kjo do të ishte e mundur në Gjermani 20 vjet më parë. Sa më e natyrshme të konsiderohet jeta hebreje, aq më pak ka rrezik për t'u sulmuar.

Rrezik në rrjet

Që të dy tërhoqën vëmendjen për rrezikun që vjen nga interneti. "Interneti është porta numër një për antisemitizmin”, thotë von Schnurbein. Klein gjithashtu ankohet se urrejtja dhe gjuha e urrejtjes po shtohen gjithnjë e më shumë në internet. Ai flet për "kohë sfiduese” për shkak të pandemisë korona.

Kjo sjell ndërmend veprimet e policisë këtë mëngjes nëntori në Berlin, që ishin drejtuar kundër autorëve të deklaratave anti-hebreje në rrjet. Por edhe një ankesë që kryetari i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Josef Schuster, kishte ngritur një ditë më parë në një intervistë për "Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në rastin e krimeve antisemite, vendimet gjyqësore "shumë shpesh zbuten duke iu referuar një fëmijërie të vështirë ose rrethanave të përgjithshme problematike të dënimit të tyre". Sipas tij, kjo i relativizon këto akte antisemitizmi. /DW

antisemitizmi ne gjermani felix klein

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj