Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe ta mbrojnë atdheun.
UKRAINË- Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga telashet e Ukrainës për grumbullimin e ushtarëve për ta parandaluar pushtimin rus, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, të premten.
“Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kryejnë shërbime të detyrueshme ushtarake, apo shërbime ushtarake kundër vullnetit të tyre”, tha Boschmann për agjencinë e lajmeve DPA.
Ushtria ukrainase dëshiron t’i thërrasë 450.000 deri në 500.000 burra për të luftuar kundër Rusisë, e cila e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe ta mbrojnë atdheun.
Duke folur të enjten në një konferencë për media në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 burra”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme. Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij.
Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.
Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.
Bllokada në SHBA u përcoll me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën. Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.
Ukraina po përballet me mungesë municioni, teksa vazhdon të luftojë me ushtrinë ruse, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara përgjatë verës. Presidenti rus, Vladimir Putin, insiston se Moska do ta vazhdojë pushtimin dhe është zotuar se do të arrihen të gjitha synimet./ REL
Çeki PRAGË- Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, ka thënë të premten se policia i ka identifikuar 13 per...
Pragë PRAGË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Pragë e 15 personave nga 24-vjeçari David Kozak. Sipas policis...
David Kozak, ngjarja në Pragë PRAGË- Autoritetet kanë nisur me 'lupë' hetimet për ngjarjen tronditëse sa edhe të m...
Bodo Weber KOSOVË- Eksperti për Ballkanin dhe bashkëpunëtori i Lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në ...
Mbretëresha Letizia SPANJË- Në pallatin mbretëror të Spanjës ka rënë një qetësi ankthi, pas zbulimi...
Estoni ESTONI- Veprimet agresive të Rusisë dhe Bjellorusisë në Evropën Lindore kanë shtyrë vendet e tyre fqinje si Esto...
OKB Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria...
Gjermani GJERMANI- Një stuhi e fortë ka kaluar nëpër Gjermani natën e së premtes. “Zoltan” shkaktoi dëme t&...
Autori PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën dje nga të shtënat në një shkoll&e...
Turqi TURQI- Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshuar për lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, gjatë një...