LIVE UPDATES
Bota

GJND urdhëron Izraelin: Hapni më shumë vendkalime tokësore për dërgimin e ndihmave në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lëshoi dy të ashtuquajtura masa të reja të përkohshme, në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për akte gjenocidi në fushatën e tij ushtarake të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

29 Mars 2024, 07:40 Nga M.B
GJND urdhëron Izraelin: Hapni më shumë vendkalime tokësore
GJDNJ

HAGË- Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi të enjten Izraelin të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, duke përfshirë hapjen e më shumë vendkalimeve tokësore për të lejuar furnizimet me ushqim, ujë, karburante dhe pajisje mjekësore të hyjnë në enklavën e shkatërruar nga lufta. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë lëshoi dy të ashtuquajtura masa të reja të përkohshme, në një çështje të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin për akte gjenocidi në fushatën e tij ushtarake të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi. Izraeli mohon se po kryen gjenocid dhe akuzon Afrikën e Jugut se po përpiqet të "dëmtojë të drejtën dhe detyrimin e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij".

Urdhri i së enjtes pasoi kërkesat e Afrikës së Jugut për më shumë masa të përkohshme, përfshirë një armëpushim, për shkak të urisë në Gaza. Izraeli, i cili i kishte kërkuar gjykatës të mos lëshonte urdhra të rinj, tha se nuk vendos kufizime për ndihmën që hyn në Gaza dhe u zotua për “nisma të reja" për të lejuar më shumë ndihma në territor. Në urdhrin e saj ligjërisht të detyrueshëm, gjykata i tha Izraelit të marrë masa "pa vonesë" për të siguruar "ofrimin e papenguar" të shërbimeve themelore dhe ndihmës humanitare, duke përfshirë ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.

Gjykata urdhëroi gjithashtu Izraelin që menjëherë të sigurohet që ushtria e tij të mos ndërmarrë veprime që mund të dëmtojnë të drejtat e palestinezëve, duke përfshirë parandalimin e dhënies së ndihmës humanitare. Gjykata i kërkoi Izraelit që të raportojë brenda një muaji për zbatimin e urdhrave. Lufta pasoi një sulm të përgjakshëm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng. Izraeli u përgjigj me një fushatë sulmesh ajrore dhe një fushatë tokësore që kanë lënë të vrarë mbi 32,000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve, por thotë se afërsisht dy të tretat e të vrarëve janë gra dhe fëmijë. Izraeli thotë se mbi një e treta e të vrarëve janë militantë, megjithëse nuk ka ofruar prova për të mbështetur pretendimin, dhe fajëson Hamasin për viktimat civile sepse, sipas tij, grupi vepron në zona të banuara.

Luftimet kanë çuar në zhvendosjen e mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe një krizë humanitare. OKB-ja dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës thonë se pothuajse e gjithë popullata e Gazës po lufton për të siguruar ushqim të mjaftueshëm, me qindra mijëra njerëz në prag të urisë, veçanërisht në Gazën veriore të goditur rëndë. Afrika e Jugut mirëpriti vendimin e së enjtes, duke e quajtur atë "domethënës”.

“Fakti që vdekjet e palestinezëve nuk shkaktohen vetëm nga bombardimet dhe sulmet tokësore, por edhe nga sëmundjet dhe uria, tregon nevojën për të mbrojtur të drejtën e grupit për të ekzistuar”, tha presidenti i Afrikës së Jugut në një deklaratë.

Hamasi, një grup militant islamik i betuar për shkatërrimin e Izraelit, tha se vendimi duhet të zbatohet nga komuniteti ndërkombëtar. Ministria e Jashtme palestineze falënderoi Afrikën e Jugut, duke e quajtur rastin "një hap jetik në përpjekjet globale për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për kryerjen e gjenocidit". Ministria e Jashtme izraelite akuzoi Afrikën e Jugut për “përpjekje cinike” për të shfrytëzuar gjykatën botërore për të dëmtuar të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe lirimin e pengjeve. Izraeli thotë se Hamasi vazhdon të mbajë rreth 100 pengje dhe trupat e 30 të tjerëve, ose të vrarë më 7 tetor ose që vdiqën në robëri. Gjykata tha në urdhrin e saj se "palestinezët në Gaza nuk po përballen më vetëm me rrezikun e urisë ... por uria ka filluar ". Ajo citoi një raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare, sipas të cilit, të paktën 31 veta, përfshirë 27 fëmijë, kanë vdekur tashmë nga kequshqyerja dhe dehidrimi”./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj