11 Qershor 2025, 15:18
Nga N.F
Volkov
RUSI- Disidenti rus dhe kritiku i Kremlinit, Leonid Volkov, një bashkëpunëtor kyç i udhëheqësit të ndjerë të opozitës Alexei Navalny, u dënua sot në mungesë me 18 vjet burg. Dënimi u vendos nga një gjykatë ushtarake ruse që e shpalli Volkovin fajtor për dhjetëra akuza, duke përfshirë përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me luftën në Ukrainë dhe justifikimin e terrorizmit.
Volkov, i cili jeton në Lituani, e kritikoi ashpër vendimin, duke e përshkruar gjobën prej 2 milionë rublash apo 25,400 dollarë si një shuplakë fytyre.
"Dhe nuk më ndaluan të përdor internetin! Atëherë do ta përdor", shkroi ai në rrjetet sociale.
Në një postim të mëvonshëm, ai e korrigjoi veten dhe deklaroi, pasi lexoi vendimin e plotë, se në fakt i ishte ndaluar përdorimi i internetit për 10 vjet.
“Dhe unë tashmë kisha filluar ta përdorja. Dreqin ta marrë. Çfarë duhet të bëj?” ironizoi ai.
Navalny, kritiku më i madh i Presidentit Vladimir Putin në Rusi, vdiq papritur në shkurt të vitit 2024 në një koloni penale në Arktik në moshën 47 vjeç. Ai po vuante dënime me burgim që arrinin në total mbi 30 vjet për mashtrim, ekstremizëm dhe akuza të tjera që ai tha se ishin të sajuara dhe synonin ta heshtnin.
Pavarësisht vdekjes së Navalny-t, hetuesit kanë vazhduar të hapin raste të reja kundër mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, shumë prej të cilëve janë etiketuar si “agjentë të huaj” ose ekstremistë.
leonid volkov
Bota
11 Qershor 2025, 15:12
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat. Përmes n...
Bota
11 Qershor 2025, 15:06
Donald Trump
SHBA- Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass njoftoi vendosjen e orës policore për qendrën e qytetit, e ...
Bota
11 Qershor 2025, 14:38
M.B
Anëtarët e Kryqit të Kuq gjatë operacionit të riatdhesimit të ushtarëve të vrarë ukrainas. 11 qershor 2025.
UK...
Bota
11 Qershor 2025, 14:03
E. D
gazetari
SHBA- Autoritetet amerikane ndaluan një korrespondent të CNN dhe një ekip të tij që po raportonin mbi protestat kundë...
Bota
11 Qershor 2025, 11:34
E. D
Gavin Newsom dhe Donald Trump
SHBA- Me lot në sy, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, fajësoi hapur Presidentin e ...
Bota
11 Qershor 2025, 10:47
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump në mandatin e tij të dytë është qartësisht një President që është va...
Bota
11 Qershor 2025, 10:37
E. D
pamje nga vendngjarja
EKUADOR- Tetë persona u vranë në dy sulme me armë në Guayaquil, Ekuador, të martën, një nga ...
Bota
11 Qershor 2025, 10:32
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur një plan paraprak për të ulur tensionet në mos...
Bota
11 Qershor 2025, 10:16
E. D
pamje nga vendngjarja
AUSTRI- Ditën e djeshme Austria u trondit nga një sulm i rëndë me armë zjarri, ku një 22-vje...
Bota
11 Qershor 2025, 10:11
M.B
SHBA- Policia e Los Anxhelosit e zbatoi me shpejtësi orën policore në qendër të qytetit të martën në mbrëmje, duk...