LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Supreme në SHBA rrëzon Trump për shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

Rezerva Federale është banka qendrore më e rëndësishme në botë dhe institucioni që përcakton koston e kreditimit në Shtetet e Bashkuara dhe, në mënyrë të tërthortë, në ekonominë globale.

29 Qershor 2026, 19:01 Nga E. D
Gjykata Supreme në SHBA rrëzon Trump për shkarkimin e
Lisa Cook

SHBA- Gjykata Supreme e SHBA-së ka bllokuar përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të shkarkuar guvernatoren e bankës qendrore të SHBA-së. Me një rezultat prej 5 votash pro dhe 4 kundër, gjykata bllokoi përpjekjen e Trumpit për tu bërë presidenti i parë amerikan që shkarkon një anëtar të Bordit të Guvernatorëve të Fed që nga themelimi i institucionit në vitin 1913.

Vendimi e rikthen çështjen për shqyrtim në gjykatat më të ulëta, ku administrata duhet të provojë pretendimet e saj se Cook ka kryer mashtrim me kreditë hipotekore, nëse dëshiron të vazhdojë me procedurën e shkarkimit. Trump njoftoi planin e tij për të larguar Cook nga Rezerva Federale në gusht në mediat sociale, duke u mbështet në akuza të pakonfirmuara për mashtrim me kredi hipotekore. Cook argumentoi se këto pretendime ishin vetëm një pretekst për ta shkarkuar, pasi ajo kundërshtonte politikën monetare të presidentit.

Fed

Rezerva Federale është banka qendrore më e rëndësishme në botë dhe institucioni që përcakton koston e kreditimit në Shtetet e Bashkuara dhe, në mënyrë të tërthortë, në ekonominë globale. Ajo ka qenë vazhdimisht në shënjestër të kritikave të Trump që nga rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, në janar të vitit 2025. Lisa Cook u emërua në vitin 2022 nga ish-presidenti Joe Biden dhe mandati i saj përfundon në vitin 2038.

Paralelisht me përpjekjet për largimin e Cook, administrata amerikane zhvilloi edhe një hetim penal ndaj ish-kryetarit të Fed, Jerome Powell, i cili ishte emëruar në këtë post nga vetë Trump. Hetimi u mbyll pa pasoja dhe, pas përfundimit të mandatit të Powell në muajin maj, drejtimin e Fed e mori.

Çfarë parashikon ligji?

Kur Fed u krijua në vitin 1913, Kongresi amerikan miratoi Aktin e Rezervës Federale (Federal Reserve Act), i cili synonte të mbronte bankën qendrore nga ndërhyrjet politike. Ligji parashikon se një president mund të shkarkojë një guvernator të Fed vetëm “për një shkak të bazuar”, por nuk përcakton qartë se cilat janë këto arsye dhe as procedurat që duhet të ndiqen.

Trump njoftoi shkarkimin e Cook më 25 gusht 2025 përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale. Si argument ai përmendi pretendimet e drejtorit të atëhershëm të Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit (FHFA), Bill Pulte, i emëruar gjithashtu nga Trump, lidhur me kreditë hipotekore që Cook kishte marrë për blerjen e banesave në Ann Arbor, Michigan, dhe Atlanta.

Vendimi i Gjykatës

Kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts, shpjegoi se lejimi i Trump-it për të larguar Cook do të hapte rrugën që Presidenti të mund të shkarkonte një anëtar të Rezervës Federale në çdo moment, për çfarëdo arsye, pa paralajmërim dhe pa asnjë kontroll gjyqësor pasues. Kryetari Roberts dhe kolegu i tij konservator Brett Kavanaugh u rreshtuan kundër shkarkimit të Cook së bashku me tre gjyqtarët liberalë të Gjykatës, Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Broën Jackson.

Vendimi tjetër që zgjeron kompetencat e presidentit

Në një tjetër vendim, po të hënën, më 29 qershor, Gjykata Supreme i njohu presidentit kompetenca të gjera për të shkarkuar, pa qenë i detyruar të japë arsye, drejtuesit e agjencive të tjera federale të pavarura. Vendimi, siç kanë theksuar mediat amerikane, duket në kontrast me vendimin që bllokoi, të paktën për momentin, shkarkimin e guvernatores së Fed-it. Këtë e dëshmon edhe reagimi i Trump-it, i cili në këtë rast e priti vendimin me tone triumfaliste, duke deklaruar se ai ka ‘kapërcyer plotësisht dhe pa asnjë dyshim’ një precedent juridik në fuqi prej 90 vitesh, duke forcuar ndjeshëm kompetencat e presidencës./Dosja.al

lisa cook

Sondazh

Poll

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar

“Ju erdhi fundi”/ Momenti kur protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut

“Ekonomia ka marrë fund”/ Protestuesja: Në drejtësi nuk gjen zgjidhje, kushtet ne spitale janë copë

Aktivisti Klod Leka: Qytetarët po rezitojnë dhe në kushtet e vështira të vapës

“Korrupsioni më mënyrë galopant” Maestro: Po rrisim fëmijët që të emigrojnë jashtë vendit

“Duhet qeveri teknike”/ Maestro: Protesta do vazhdoj deri në qytetarin e fundit në shesh

Një muaj pandërprerë/ Qytetarët vazhdojnë protestën kundër Qeverisë Rama

Eurodeputetja Vula Tsetsi:Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!

Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik