Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Trump synon të përdorë stimuj financiarë për të inkurajuar punonjësit qeveritarë që të dorëhiqen.
SHBA- Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve të Presidentit Donald Trump për të tkurrur numrin e punonjësve federalë përmes një programi që u jep atyre mundësi të japin dorëheqje në këmbim të stimujve financiarë.
Gjykatësi George O’Toole Jr. në Boston vendosi se disa sindikata punonjësisht nuk kishin të drejtë ligjore për ta kundërshtuar planin. Trump synon të përdorë stimuj financiarë për të inkurajuar punonjësit qeveritarë që të dorëhiqen. Kjo është një fitore e rëndësishme ligjore për presidentin republikan, pas një sërë sfidash gjyqësore.
“Kjo tregon se strategjia e proceseve ligjore për qëllime politike nuk do të mbizotërojë mbi vullnetin e 77 milionë amerikanëve që mbështetën Presidentin Trump dhe përparësitë e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.
Është e paqartë se sa punonjës federalë e kanë pranuar ofertën për t'u dorëhequr nga puna, në këmbim të pagës deri më 30 shtator, por Shtëpia e Bardhë tha të premten se nurmi i tyre ishte 65,000.
Programi është udhëhequr nga Elon Musk që po shërben si këshilltari më i lartë i Presidentit Trump për shkurtimin e shpezimeve federale. Sipas sindikatave, plani është i paligjshëm. Ato i kërkuan gjykatësit O’Tool ta pezullonte atë dhe të mos lejonte që Zyra për Menaxhimin e Personelit të vazhdonte t’u jepte mundësi punonjësve të qeverisë federale që të pranonin programin.
Një avokat i Departamentit të Drejtësisë e cilësoi planin si “një dalje emergjence” për ata punonjës federalë që mund të kenë organizuar jetën e tyre duke mbajtur parasysh se punonin në distancë dhe që tani janë urdhëruar që të kthehen në zyrat qeveritare./ VOA
Tulsi Gabbard SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua sot (të mërkurën) pasi senatorët republikanë mbështet...
foto ilustruese WASHINGTON- Një stuhi shoqëruar me rreshje të dendura dëbore dhe shi të ngrirë përfshiu pjesën lind...
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë të gjat&eum...
Vladimir Putinit dhe Xi Jinping SHBA- Ndërsa lufta në Ukrainë po shkon drejt vitit të katërt të saj, presidenti i SHBA Donald...
FRANCË- Kur u hap për herë të parë në 1977, Qendra Pompidou shkaktoi valë tronditëse në shoqërinë pariz...
FRANCË- Njerëzit e lashtë që jetonin në Evropë mund të kenë nxjerrë trurin e armiqve të tyre të vdekur ...
RUSI- Më shumë se 100 peshkatarë u shpëtuan nga një shtresë akulli lundrues që u zhvendos në ujërat jashtë L...
Foto ilustruese GAZA- Kanë kaluar vetëm tre javë nga një armëpushim i brishtë, dhe Izraeli dhe Hamasi po ngrenë secili a...
DANIMARKË- Një peticion satirik që gjoja synon të grumbullojë një trilion dollarë për të lejuar Danimarkën t...
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar ditën e sotme nj&eu...