LIVE UPDATES
Bota

Gjykatësja e çështjes penale për imunitetin e Donald Trump pritet të caktojë sot datën e gjyqit që ndikon në zgjedhjet presidenciale

Gjyqi në shtetin e Floridës aktualisht është caktuar për më 20 maj. Por gjyqtarja Aileen Cannon e ka shtyrë tashmë disa herë datën lidhur me këtë çështje dhe ka sinjalizuar se gjatë seancës së të premtes do ta rishikojë datën e gjykimit. Prokurorët federalë kërkuan të enjten që data e gjyqit të jetë më 8 korrik.

1 Mars 2024, 16:23 Nga S.N
Gjykatësja e çështjes penale për imunitetin e Donald Trump
Donald Trump

SHBA- Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump lidhur me dokumentet e klasifikuara, pritet të caktojë të premten një datë për gjyqin. Është një vendim i rëndësishëm pasi mund të përcaktojë nëse kandidati kryesor i Partisë Republikane do të dalë në gjyq këtë vit për t’u përballur me akuzat se mori me vete të dhëna tepër sekrete kur iku nga Shtëpia e Bardhë dhe i fshehu ato nga autoritetet.

Gjyqi në shtetin e Floridës aktualisht është caktuar për më 20 maj. Por gjyqtarja Aileen Cannon e ka shtyrë tashmë disa herë datën lidhur me këtë çështje dhe ka sinjalizuar se gjatë seancës së të premtes do ta rishikojë datën e gjykimit. Prokurorët federalë kërkuan të enjten që data e gjyqit të jetë më 8 korrik. Avokatët mbrojtës të zotit Trump thanë se është e pamundur të mbahet një proces gjyqësor i drejtë këtë vit, ndërsa ish-presidenti po kandidon për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë ata propozuan 12 gushtin si datë të mundshme për të filluar përzgjedhjen e jurisë.

Data e gjyqit ka marrë një rëndësi edhe më të madhe duke pasur parasysh pasigurinë lidhur me një çështje tjetër federale në Uashington, ku zoti Trump akuzohet se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Gjykata e Lartë tha këtë javë se në fund të prillit do të dëgjojë argumentet pro dhe kundër lidhur me pretendimin e zotit Trump se ai ka imunitet nga ndjekja penale, duke shkaktuar pasiguri të mëdha nëse gjyqi për këto akuza, të ngritura po ashtu nga prokurori i posaçëm, Jack Smith do të ishte e mundur të zhvillohej përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Nëse gjyqi për dokumentet e klasifikuara në Florida shtyhet deri pas zgjedhjeve dhe ai për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Uashington nuk fillon këtë vit, kjo do të thotë se votuesit do të shkojnë në zgjedhje pa e ditur fatin e dy çështjeve madhore kundër ish-presidentit.

Seanca e së premtes është e para që është e hapur për këtë çështje prej disa muajsh. Ish-presidenti Trump përballet me 40 akuza penale në Florida, të ngritura nga prokurori i posaçëm Smith, sipas së cilave ai mori me vete dhjetëra dokumente të klasifikuara kur u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe i çoi ato në Mar-a-Lago. Më pas ai refuzoi kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për t’i kthyer ato.

Prokurorët kanë thënë se nuk ka pasur kurrë më parë një rast në historinë amerikane kur një ish-zyrtar të ketë kryer veprime të ngjashme. Ish-presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë mohuar çdo shkelje. Ata i kërkuan gjykatëses Cannon javën e kaluar që ta ndërpresë çështjen, duke përmendur mes të tjerash argumentin e imunitetit, që po shqyrtohet aktualisht nga Gjykata e Lartë.

Marrë nga VOA

donald trump ndjekje penale shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj