LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi i Senatorit Bob Menendez për korrupsion, prokurori jep argumentet përmbyllëse

Zoti Menendez i ka hedhur poshtë akuzat se ka marr ryshfet, përfshirë kallëp ari dhe qindra mijëra dollarë, gjatë periudhës 2018 - 2022 nga tre biznesmenë nga Nju Xhersi, të cilët kërkonin ndihmën e senatorit për bizneset e tyre.

9 Korrik 2024, 21:12 Nga r.ll
Gjyqi i Senatorit Bob Menendez për korrupsion, prokurori jep argumentet
bob menendez

SHBA- Prokurori në gjyqin federal që po zhvillohet ndaj Senatori demokrat Bob Menendez nën akuzat për korrupsion tha se senatori kishte bërë veprime “tejet të pazakonshme” në këmbim të ryshfetit. Ndihmës prokurori federal Paul Monteleoni i bëri këto akuza gjatë argumenteve përmbyllëse në gjyqin ndaj senatorit Menendez që po zhvillohet në Nju Jork.

Zoti Menendez i ka hedhur poshtë akuzat se ka marr ryshfet, përfshirë kallëp ari dhe qindra mijëra dollarë, gjatë periudhës 2018 - 2022 nga tre biznesmenë nga Nju Xhersi, të cilët kërkonin ndihmën e senatorit për bizneset e tyre. Gjyqi ndaj tij hyri në javën e nëntë. Avokati i zotit Menendez pritet t’i fillojë argumentet e tij përmbyllëse gjatë ditës së martë.

Senatori Menendez po gjykohet krahas dy biznesmenëve, Wael Hana dhe Fred Daibes. Biznesmeni Hana, që sipas prokurorëve ka kërkuar ndihmën e zotit Menendez për ta ndihmuar që të fitojë dhe ruajë monopolin për të certifikuar mishin e eksportuar nga Shtetet e Bashkuara në Egjipt dhe zoti Daibes, një sipërmarrës i pasurive të patundshme me ndikim, kanë thënë se janë të pafajshëm. Një sipërmarrës i tretë pranoi fajin dhe dëshmoi në gjyq.

Gjatë seancës të së martës, prokurori Monteleoni përshkroi ato që ai i quajti përpjekje të zotit Menendez të ushtrojë ndikim ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Xhersit Gurbir Grewal në fillim të vitit 2019 për të mbyllur një çështje penale ndaj njërit prej biznesmenëve që pagoi ryshfet me pretendimin e rremë se hetuesit po diskriminonin shoferët hispanikë të kamionëve.

Zoti Grewal, që tani kryeson departamentin për zbatimin e ligjeve në Komisionin për Mbrojtjen e Tregjeve dhe Investitorëve, dëshmoi duke thënë se ai kishte kundërshtuar plotësisht përpjekjet e zotit Menendez për të ndërhyrë në hetimet penale.

Prokurori Monteleoni iu referua këtyre ballafaqimeve me zotin Grewal si shembull të gjërave që zoti Menendez ka bërë dhe që ishin “tejet të pazakonta.”

“Menendez është i mençur. Menendez është i kujdesshëm,” tha prokurori Monteleoni, duke thënë se senatori pretendoi diskriminim në industrinë e kamionëve dhe nuk kërkoi troç ndërprerjen e hetimeve, i vetëdijshëm se një kërkesë e tillë do të ishte e gabuar.

Ai tha se pretendimet për diskriminim i japin zotit Menendez mundësinë të mohojë akuzat nëse ndonjëherë do të përballej me to rreth përpjekjeve për të ushtruar trysni ndaj prokurorit të përgjithshëm të Nju Xhersit për të ndërprerë hetimet.

Në realitet, sipas prokurorit Monteleoni, zoti Menendez i bëri këto përpjekje për ndikim tek zoti Grewal në shkëmbim të një makine të re Mercedes-Benz që sipërmarrësit ia kishin premtuar se do t’ia dhuronin të dashurës së tij të atëhershme Nadine Arslanian, me të cilën ai u martua në vjeshtën e vitit 2020.

Ndaj zonjës Menendez, 57 vjeçare, po ashtu është ushtruar një aktpadi në këtë rast, por gjyqi ndaj saj është shtyrë ndërkohë që po trajtohet nga një ndërhyrje për kancer në gji.

Zoti Menendez i ka kundërshtuar thirrjet për të dhënë dorëheqje, por ai ka hequr dorë nga pozita si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë pas publikimit të akuzave vitin e kaluar. Ai do të rikandidojë në zgjedhjet e këtij viti si kandidat i pavarur./VOA

bob menendez

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj