LIVE UPDATES
Bota

Gjyqi ndaj Trump mund të transmetohet drejtëpërdrejtë, zbulohet letra e ligjvënësit amerikan

Avokatët dhe politikanët po kërkojnë që të lejohen kamerat brenda gjykatës, në veçanti në momentin kur ylli i dikurshëm televiziv të përballet me trupin gjykues për akuzat se ishte përpjekur të përmbyste zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

7 Gusht 2023, 22:56 Nga m.s
Gjyqi ndaj Trump mund të transmetohet drejtëpërdrejtë,
Donald Trump

SHBA- Thirrjet për të transmetuar drejtpërdrejt proceset gjyqësore të Donald Trump po shtohen, ndërsa Shtetet e Bashkuara përballen me mundësinë që të shohin një ish president - e ndoshta edhe presidentin e ardhshëm – në bankën e të akuzuarve.

Avokatët dhe politikanët po kërkojnë që të lejohen kamerat brenda gjykatës, në veçanti në momentin kur ylli i dikurshëm televiziv të përballet me trupin gjykues për akuzat se ishte përpjekur të përmbyste zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Duke pasur parasysh natyrën historike të akuzave në këto raste, është vështirë të imagjinohen rrethana më të përshtatshme që e justifikojnë transmetimin televiziv të procesit gjyqësor", thuhet në një letër të nënshkruar nga ligjvënësi Adam Schiff, dhjetëra kolegë të tij demokratë nga Kalifornia.

“Që publiku të pranojë plotësisht rezultatin, është e një rëndësie jetike që ta shohë, sa më drejtpërdrejt që të jetë e mundur, se si realizohen proceset gjyqësore, fuqinë e provave dhe besueshmërinë e dëshmitarëve,” thuhet në letër.

Një avokat i ish Presidentit Trump, John Lauro, tha se është në favor të transmetimit televiziv të gjyqit, por në disa paraqitje televizive të dielën, ai theksoi se bëhej fjalë për mendimin personal.

"Personalisht, jam dakord me një gjë të tillë,” tha ai në “Fox News”, duke shtuar se beson që administrata e Presidentit Biden “nuk dëshiron që amerikanët të shohin të vërtetën.”

Deri më tani, Trump përballet me tre çështje të ndryshme penale: akuzat se gënjeu në lidhje me një pagesë ndaj një ylli të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes, ato për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve sekrete dhe për përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet.

Një aktpadi e katërt është e pritshme nga shteti i Xhorxhias, në lidhje me një telefonatë ku zoti Trump i bënte presion një zyrtari zgjedhjesh në Gjeorgji që “të gjente” 11,780 vota që do të mundësonin fitoren e tij ndaj presidentit Joe Biden në këtë shtet jugor të SHBA-ve.

Megjithë mbulimin e gjerë në medi të akuzave ndaj zotit Trump, shumica e votuesve republikanë – 74 për qind e tyre – dhe një e treta e të gjithë votuesve besojnë se ai nuk ka bërë asnjë shkelje, sipas një ankete të gazetës New York Times and Kolegjit Sienna.

Trump këmbëngul në pafajësinë e tij, duke thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga një qeveri e vendosur ta detyrojë të heshtë ndërsa kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Qartësimi i rolit të saktë të zotit Trump dhe veprimeve të tij duhet të jetë aryseja kryesore për të shfaqur procesin gjyqësor, thotë zoti Alan Dershouic, njohës i së drejtës kushtetuese.

“Nëse gjykimi i zotit Trump nuk transmetohet në television, publiku do të mësojë për ngjarjet përmes raportimit jashtëzakonisht të njëanshëm të mediave të sotme,” shkroi ai në gazetën “The Hill”.

“Do të duket sikur po ndodhin dy gjykime: një që përcillet nga gazetarët e mediave liberale (MSNBC, CNN, The New York Times), dhe tjetri nga prizmi i gazetarëve që raportojnë për mediat konservatore (Fox, Newsmax dhe tjera).

“Nuk do të kishte alternativa për të mësuar realitetin e vërtetë e asaj që ndodh në gjyq”.

Precedenti OJ Simpson

Ndonëse disa procese gjyqësore në nivel shtetëror janë transmetuar në televizionet amerikane – si për shembull gjykimi për vrasje i OJ Simpsonit që mori vëmendjen e publikut amerikan – gjykimet federale nuk lejohet të fotografohen apo të transmetohen, për shkak të rregullave që datojnë nga viti 1946.

Sipas profesorit të së drejtës në Universitetin Georgetown, Neal Katyal ka ardhur koha që ky rregull “i vjetëruar” të ndryshohet.

"Jetojmë në kohën digjitale, kur njerëzit mendojnë vizualisht dhe janë të prirur të shohin gjërat me sytë e tyre,” ai shkroi në “The Washington Post.”

Vendimin për lejimin e kamerave televizive në seancën gjyqësore e merr Konferenca Juridike, një trupë që vendos rregullat për sistemin gjyqësor në nivel federal, që drejtohet nga kreu i Gjykatës së Lartë amerikane, zoti John Roberts.

Edhe Kongresi ka të drejtën ta ndryshojë ligjin.

Katyal, që ishte prokuror në gjykimin për vrasje të Derek Chauvinit, policit të bardhë nga Minesota që vrau afro-amerikanin George Floyd, tha se transmetimi i atij procesi gjyqësor ndihmoi që një publik i polarizuar të pranonte vendimin për fajësinë në fund të procesit.

Një gjë e tillë do të vlente edhe për gjykimin e Trump, tha Katyal.

“Kemi të drejtë ta shohim. Dhe kemi të drejtë të sigurohemi, që ata që përhapin teori konspiracioni të mos e kontrollojnë narrativën,” tha ai.

Rreziqet e transmetimit

Problemi i të shfaqurit në ekrane televizive, sipas ekspertes për media dhe gazetari politike, Christina Bellantoni, është aftësia e Trump për të dominuar debatin dhe për të manipuluar.

"Parashikimi im është që përkrahja e publikut do të rritej për te, pavarësisht se çfarë dëshmie paraqitet,” i tha ajo agjencisë AFP.

Rreziku është që një gjykim për një përpjekje për të përmbysur demokracinë të shndërrohet në argëtim, pa ndryshuar mendjen e askujt.

Njerëzit nuk janë të pavendosur rreth Trump, thotë ajo. “Disa njerëz do ta shohin me urrejtje; disa të tjerë do ta përkrahin dhe do të bëjnë tifo për te. Dhe askush nuk ka për të thënë “të pres e të shoh se si do të vihet drejtësia në vend". / Marrë nga VOA 

 

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj