LIVE UPDATES
Bota

Gjysmë shekulli pas Helsinkit/ Analiza: A mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

Akti Finali i Helsinkit ishte mirëpritur në Moskë pasi konfirmoi statusin dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues në Evropë në atë kohë. Kjo nënkuptonte dominimin e vazhdueshëm sovjetik mbi vendet e Paktit të Varshavës dhe, de facto nëse jo de jure, njohjen e aneksimit të shteteve të Baltikut.

31 Korrik 2025, 07:51 Nga r.ll
Gjysmë shekulli pas Helsinkit/ Analiza: A mund ta ruajë OSBE-ja
osbe

HELSINKI- Më 31 korrik dhe 1 gusht, qindra zyrtarë dhe politikanë do të mblidhen në Finlandë për të shënuar 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit. Kjo marrëveshje konsiderohet si një moment kulmor në uljen e tensioneve gjatë Luftës së Ftohtë, me 35 shtete – përfshirë Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara – të cilat ranë dakord mbi shumë parime pas dy vjetësh bisedime, të njohura si Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kjo më pas formësoi arkitekturën gjeopolitike të kontinentit më të gjerë evropian dhe vendosi themelin për atë që më vonë u njoh si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në shikim të parë, ka shumë arsye për të festuar. Dhe Finlanda, që mori drejtimin e presidencës së OSBE-së në fillim të këtij viti, po luan një rol të rëndësishëm.

Më 31 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të mbajnë fjalime në Helsinki dhe më pas do të marrin pjesë në panele të nivelit të lartë ku do të trajtohen tema të ndryshme dhe do të debatohet e ardhmja e OSBE-së nën moton: Respekt, Përgjigje, Përgatitje.

Kryesimi finlandez do ta shfrytëzojë rastin që të lansojë “Fondin Helsinki+50” – një nismë që synon të rrisë financimin vullnetar për organizatën me seli në Vjenë.

Megjithatë, shumë pyesin nëse OSBE-ja ende i shërben qëllimit të saj origjinal. Në vitin 1975, OSBE-ja përfaqësonte një marrëveshje të madhe midis Perëndimit demokratik dhe Lindjes komuniste.

Akti Finali i Helsinkit ishte mirëpritur në Moskë pasi konfirmoi statusin dhe paprekshmërinë e kufijve ekzistues në Evropë në atë kohë. Kjo nënkuptonte dominimin e vazhdueshëm sovjetik mbi vendet e Paktit të Varshavës dhe, de facto nëse jo de jure, njohjen e aneksimit të shteteve të Baltikut.

Por, po ashtu krijoi tri fusha të bashkëpunimit Lindje-Perëndim në të ardhmen: çështjet politike dhe ushtarake; bashkëpunimi ekonomik dhe shkencor; dhe ndoshta, më e rëndësishmja, të drejtat e njeriut.

Përderisa Bashkimi Sovjetik në fillim mendonte se kishte “fituar”, por në fakt ishte Perëndimi që doli më mirë, në terma afatgjatë, jo vetëm për shkak të fushës së tretë, që nxiti një lëvizje ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përgjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo frymëzoi lëvizjen Solidaritet në Poloni, Rruga Baltike në Estoni, Letoni dhe Lituani dhe Karta 77 në Çekosllovaki – lëvizje që ndihmuan të hapej rruga drejt rënies së Perdes së Hekurt dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Me krijimin e OSBE-së në vitet ’90 fusha e tretë, ajo e të drejtave të njeriut, u zgjerua dhe në të u përfshin çështje sikurse mbrojtja e minoriteteve kombëtare, liria e shtypit dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), që sot e kësaj dite vendos standarde për misionet që vëzhgojnë zgjedhjet.

Në një letër drejtuar 57 shteteve anëtare të OSBE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë, ambasadori finlandez në OSBE, Vesa Hakkinen, i ftoi ato në festimin e Helsinkit dhe shkroi: “Akti Finali i Helsinkit ndërmori një qasje të re për menaxhimin e tensioneve dhe parandalimin e konfliktit, duke vendosur një sërë parimesh dhe zotimesh që udhëheqin jo vetëm raportet mes shteteve, por edhe brenda tyre. Pesëdhjetë vjet më vonë, parimet dhe angazhimet e OSBE-së mbeten pjesë thelbësore e rendit të sigurisë evropiane”.

Nëse kjo vazhdon të jetë e vërtetë, është temë që gjithnjë e më shumë po diskutohet.

Nevoja e konsensusit në organizatë është vënë në pah mangësitë e saj, sidomos përballë një Rusie që duket se gjithnjë e më shumë është revanshiste dhe në ringritje, dhe e cila ka testuar OSBE-në për disa vite me radhë.

Misioni i OSBE-së në Gjeorgji nuk u vazhdua në vitin 2009, një vit pas pushtimit të republikës në Kaukazin Jugor nga Rusia. Njohja e mëvonshme nga Moska e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, e minoi edhe më shumë organizatën.

Kur Rusia aneksoi me forcë Krimenë më 2014 dhe pushtoi pjesë të Ukrainës lindore më vonë po atë vit, Moska fillimisht lejoi një mision të kufizuar monitorimi nga OSBE-ja, por veprimtaria e një misioni të tillë u ndërpre plotësisht jo shumë kohë pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Tre ish-punonjës të misionit monitorues që atëherë janë të burgosur në mënyrë të paligjshme në Rusi, teksa OSBE-ja ka bërë pak përparim në përpjekjet për t’i liruar ata.

Kjo ka shtyrë edhe vende të tjera të heqin dorë nga disa prej mekanizmave kryesore të organizatës.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i krijuar për të gjetur një zgjidhje paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun, u bë i panevojshëm pasi Baku mori të gjithë territorin në vitin 2023 dhe presidenti azerbajxhanas, Ilham Aliyev, bëri thirrje për shpërbërjen e këtij grupi. Si rezultat i kësaj, buxheti i OSBE-së mbetet i bllokuar, me Azerbajxhanin që refuzon miratimin derisa të largohen të gjitha institucionet e lidhura me Minskun.

Pavarësisht kësaj, në Vjenë nuk ka ndonjë diskutim të mirëfilltë për pezullimin e Rusisë (apo ndonjë vendi tjetër, për këtë çështje). Në vend të kësaj, disa zyrtarë të OSBE-së i thanë Radios Evropa e Lirë se dialogu dhe “kanalet e hapura të komunikimit” midis të gjitha shteteve pjesëmarrëse mbeten thelbësore.

Në përgatitje për takimin e Helsinkit, delegacioni finlandez në OSBE dërgoi një ftesë për të gjitha vendet që të përfshiheshin në “diskutime në grupe të vogla” gjatë pranverës, për të trajtuar çështje të tilla se si të kërkohet llogaridhënie nga njëri-tjetri, nëse ekziston një nivel minimal i besimit të nevojshëm që OSBE-ja të funksionojë, dhe nëse ajo mund të shërbejë si “ndërtuese urash”.

Në qershor, një letër e re nga pala finlandeze – të cilën e ka parë REL-i – u dërgua për të përmbledhur të gjitha diskutimet dhe është e qartë se nuk priten ndryshime të mëdha.

Një nga përfundimet ishte se “ndonëse i dëshirueshëm, besimi nuk është një kusht për dialog”. Një tjetër përfundim, që duket se bie në kundërshtim me të parin, ishte se “pjesëmarrësit konfirmuan vlefshmërinë e vazhdueshme dhe rëndësinë e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, madje – dhe sidomos – kur ato po shkelen, më së rëndi nga lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës”.

Sa i përket llogaridhënies, pati madje një pranim se OSBE-ja “nuk mund të detyrojë zbatimin e parimeve të saj”.

Në letër po ashtu thuhet se shumë “kanë shprehur zemërimin me rregullin për konsensus”. Por, aty shtohet se “shumë ndiejnë se konsensusi është thelbi i OSBE-së dhe është një garantues i rëndësishëm për vendimmarrjen gjithëpërfshirëse”.

Nuk është për t’u çuditur, dokumenti përfundon se “kjo nuk është koha për reforma të mëdha. Megjithatë, shumica e pjesëmarrësve kërkuan ndryshime të vogla, graduale, për t’i mundësuar OSBE-së të kryejë më mirë funksionet e saj kryesore”.

E ardhmja e OSBE-së mund të mbështetet në një “koalicion të vullnetit” të formuar për të shmangur vetot – siç ka ndodhur në shumë institucione të tjera ndërkombëtare në vitet e fundit.

Një nga këto hapa ishte Programi i Mbështetjes i Sekretariatit të OSBE-së për Ukrainën (SPU) – një portofol projektesh jashtë buxhetit. Kjo ide doli në fund të qershorit 2022, kur Rusia bllokoi konsensusin për zgjatjen e Koordinatorit të Projektit të OSBE-së në Ukrainë – një operacion në terren i OSBE-së që kishte qenë aktiv që nga viti 1999.

Më pas është përdorimi më i shpeshtë i mekanizmit të OSBE-së për Moskën, i cili është aktivizuar pesë herë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Ky mekanizëm për herë të fundit u aktivizua për të dokumentuar krimet e pretenduara ruse ndaj ushtarëve të kapur rob dhe civilëve të arrestuar.

Duke mos pasur nevojë për konsensus për aktivizim, misionet faktmbledhëse të ekspertëve dhe raportimet e mëvonshme të këtij mekanizmi do të jenë të dobishme në gjykata të ndryshme, veçanërisht në tribunalin e posaçëm të krijuar së fundi për krimin e agresionit ndaj Ukrainës.

Nëse këto forma të shmangies do të mund të mbajnë OSBE-në relevante, do të diskutohet gjatë edhe pas përfundimit të ngjarjeve që do të organizohen në Helsinki për këtë përvjetor./REL

osbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj