LIVE UPDATES
Bota

Goditje serioze? Depërtimi i Ukrainës në territorin rus

Trupat ukrainase thuhet se kanë depërtuar disa kilometra në rajonin rus të Kurskut. Forcat e armatosura ruse thonë se po luftojnë kundër tyre. Por shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

9 Gusht 2024, 08:55 Nga r.ll
Goditje serioze? Depërtimi i Ukrainës në territorin rus
foto ilustruese

RUSI- Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën verilindore, po zhvillohen që nga mëngjesi i ditës së martë luftime të ashpra. Organet e qeverisjes rajonale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe rregullisht bien sirenat e alarmit ajror.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe të ekspertëve ushtarakë trupat ukrainase kanë depërtuar në territorin rus. Thuhet se ato kanë kapur ushtarë rusë dhe se ushtria ruse ka humbur të paktën një helikopter Ka-52 që u rrëzua nga një dron.

Autoritetet ruse pretendojnë se e kanë "ndaluar përparimin e trupave të armikut" dhe se e kanë "situatën nën kontroll", por nga qyteti i vogël Sudxha njoftohet për luftime të reja. Ukraina nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen në rajonin e Kurskut. Shumica e ekspertëve ushtarakë të intervistuar nga DW mendojnë se ky sulm në territorin rus do ta dobësojë ushtrinë ruse në frontin kryesor në Ukrainë, sepse Rusisë do t'i duhet të zhvendosë disa nga trupat e saj.

Suksesi i Ukrainës, dështimi i shërbimeve sekrete ruse

Në një takim me dyer të mbyllura të Këshillit rus të Sigurimit që thirri presidenti Vladimir Putin, mund të jetë diskutuar për një dështim të shërbimit sekret rus në gjurmimin e lëvizjeve të trupave ukrainase pranë kufirit. Sipas ekspertit të pavarur ushtarak rus, Juri Fjodorov: "Fjala është për dy brigada me rreth 4,000 ushtarë secila, gjë që  është padyshim një sukses për palën ukrainase."

Sipas tij këto trupa mund të jenë të mjaftueshme për të krijuar një bazë për veprime të mëtejshme në territorin rus, sepse në atë zonë nuk ka as sisteme mbrojtjeje dhe as trupa të mjaftueshme ruse. "Në Kursk ka 10,000 deri në 12,000 ushtarë. Ata janë të shpërndarë dhe më pak të përgatitur për të luftuar sesa trupat e përfshira drejtpërdrejt në luftë," thotë ai. Eksperti mendon se qëllimi kryesor i Ukrainës është që ta shpërqendrojë ushtrinë ruse nga fronti kryesor i luftimeve.

Por në të njëjtën kohë Fjodorovi tha se edhe forcat e armatosura ukrainase kanë probleme të mëdha: "Zelensky tha se forcat e armatosura ukrainase kanë thuajse 14 brigada pa personel dhe se nuk ka armë të mjaftueshme për t'i dërguar ato në betejë".

Dhjetë fshatra rusë dhe 15 kilometra territor

Analisti ushtarak rus Jan Matvejev pajtohet me këtë vlerësim, duke shtuar se në territorin rus mund të ketë disa qindra ushtarë ukrainas, ndërsa pjesa tjetër janë duke pritur si rezervë në territorin ukrainas. Këto trupa rezervë mund të vihen në veprim, nëse ofensiva ukrainase do të jetë e suksesshme.

Sipas Matvejevit ushtria ukrainase kishte arritur të kapte deri më 7 gusht dhjetë fshatra dhe kishte depërtuar rreth 15 kilometra në territorin rus. Edhe ekspertët e Institutit për Studimin e Luftrave (ISW) me seli në SHBA flasin për një depërtim deri në dhjetë kilometra.

Mjet presioni për bisedime për armëpushim

Nga këndvështrimi psikologjik territori rus i pushtuar është për Ukrainën një argument i rëndësishëm në bisedimet për një armëpushim të mundshëm, thotë Matvejev. Por nga perspektiva ushtarake është e paqartë nëse në fund Ukraina do të humbasë si rezultat i ofensivës më shumë njësi ushtarake sesa ushtria ruse. "Në frontin e Donjetskut, për shembull, ushtria ukrainase ka probleme serioze”.

Humbja e kontrollit mbi një pjesë të territorit rus është katastrofë për autoritetet ruse, thotë eksperti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov. Në të njëjtën kohë ushtrisë ruse thjesht i mungon personeli që mund ta dërgojë në zonën e re të luftimeve: "Çdo muaj në Rusi mobilizohen 25,000 deri në 30,000 vetë për të nënshkruar kontrata me ushtrinë. Por ata nevojiten për të kompensuar humbjet në vijën e parë të frontit”.

Zhdanovi mendon se udhëheqja ukrainase mund ta përdorë situatën për të marrë një pozicion më të fortë, nëse fillojnë negociata për zgjidhjen e konfliktit ushtarak. "Rëndësia politike e tejkalon suksesin ushtarak," thotë ai./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj