All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Google shkarkon inxhinierin Lemoine, pretendonte se roboti i inteligjencës artificiale kishte ndjenja

Google shkarkoi një nga inxhinierët e saj, pasi ai tha se sistemi i inteligjencës artificiale i kompanisë shfaq vetëdije të ngjashme me njeriun.

23 Korrik 2022, 07:52 Nga s.s
Google shkarkon inxhinierin Lemoine, pretendonte se roboti i inteligjencës
Blake Lemoine dhe Google
All - Paragraf - 1

SHBA- Google ka shkarkuar një nga inxhinierët e saj, i cili tha se roboti i inteligjencës artificiale i kompanisë (Lamda) ka ndjenja, e cila shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Muajin e kaluar, Blake Lemoine doli publikisht me teorinë e tij se teknologjia gjuhësore e Google është e ndjeshme dhe prandaj duhet të respektohen "dëshirat" e saj.

Google dhe disa ekspertë të AI, mohuan pretendimet, dhe ditën e premten kompania konfirmoi se ai ishte shkarkuar. Lemoine i tha BBC-së se po merr këshilla ligjore dhe nuk pranoi të komentojë më tej. Në një deklaratë, Google tha se pretendimet e Lemoine në lidhje me Modelin e Gjuhës për Aplikacionet e Dialogut (Lamda) ishin "krejtësisht të pabaza" dhe se kompania punoi me të për "shumë muaj" për ta sqaruar këtë gjë, raporton BBC.

“Pra, është për të ardhur keq që pavarësisht angazhimit të gjatë në këtë kompani ku tema është përfolur shumë nëpër mbledhje, Blake ende zgjodhi të shkelte vazhdimisht politikat e qarta të punësimit dhe të sigurisë së të dhënave që përfshijnë nevojën për të mbrojtur informacionin e produktit”, thuhet në deklaratë.

Lamda është një teknologji përparimtare që Google thotë se mund të përfshihet në biseda të lira. Është mjeti i kompanisë për ndërtimin e chatbots. Blake Lemoine filloi të ishte ishte në faqet e para të revistave prestigjioze muajin e kaluar kur tha se Lamda po shfaqte vetëdije të ngjashme me njeriun. Ajo ngjalli diskutime mes ekspertëve dhe entuziastëve të AI rreth avancimit të teknologjisë që është krijuar për të imituar njerëzit.

Inxhinieri Lemoine, i cili ka punuar për ekipin Përgjegjës të AI të Google, i tha Washington Post se detyra e tij ishte të testonte nëse teknologjia përdorte gjuhë diskriminuese ose urrejtjeje. Ai zbuloi se Lamda tregonte vetëdije dhe mund të zhvillonte biseda rreth fesë, emocioneve dhe frikës. Kjo e bëri Lemoine të besonte se pas aftësive të tij mbresëlënëse verbale mund të qëndronte edhe një mendje e ndjeshme. Gjetjet e tij u hodhën poshtë nga Google, të cilin e pushuan dhe i vendosën gjobë për shkelje të politikës së konfidencialitetit të kompanisë.

Në deklaratën e saj, Google tha se e merr zhvillimin e përgjegjshëm të AI "shumë seriozisht" dhe publikoi një raport që detajon këtë. Ai shtoi se çdo shqetësim i punonjësve në lidhje me teknologjinë e kompanisë është shqyrtuar "gjërësisht" dhe se Lamda ka kaluar nëpër 11 rishikime. “I urojmë më të mirat Blake”, përfundon deklarata. Ai nuk është inxhinieri i parë i AI që del publikisht me pretendimet se teknologjia e AI po bëhet më e ndërgjegjshme. Gjithashtu muajin e kaluar, një tjetër punonjës i Google ndau mendime të ngjashme me The Economist .

google

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj