LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë! Në pranga 30-vjeçari, procedohen 4 punonjës të OSHEE

Uniformat blu sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg kanabis, pajisje elektrike për kultivimin dhe përpunimin e bimëve, me qëllim shitjen.

12 Janar 2026, 10:15 Nga D.S

EMRI/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë! Në

SARANDË- Është finalizuar operacioni i koduar “Green flat”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Uniformat blu sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg kanabis, pajisje elektrike për kultivimin dhe përpunimin e bimëve, me qëllim shitjen.Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua Enea Pitani, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap brenda apartamentit teksa kujdesej për bimët narkotike.

Policia gjithashtu bën me dije se u proceduan penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre dhe është shpallur në kërkim Mikele Qamil, 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet. Ndërkohë mësohet se, vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

DVP Vlorë

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës. Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Vihet në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"/Dosja.al

shtepi bari ne sarande ne pranga 30 vjecari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj