1 Gusht 2022, 08:56
Nga d.a.
Richard Grenell
KOSOVË- Ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër dhe ka sulmuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti pas vendimit për reciprocitetin.
Në një postim në Twitter, Grenell është shprehur se Kurti është një “fashist me përvojë”, pasi sipas tij ka ndërmarrë hapa të njëanshme për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme. Pse Sullivan dhe Blinken nuk po i thonë të ndalë metodat fashiste?”,-shkruan Grenell në Twitter.
Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.
richard grenell tensione per reciprocitetin albin kurti
Bota
1 Gusht 2022, 08:53
s.s
Zjarri në Kaliforni
SHBA- Qindra zjarrfikës në Kaliforni po luftojnë me zjarrin më të madh të përhapur në...
Bota
1 Gusht 2022, 08:51
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, u shpreh se reciprociteti për doku...
Bota
1 Gusht 2022, 08:38
d.a.
Mevlut Çavusoglu
KOSOVË- Tensionet që kanë përfshirë veriun e Kosovës pas vendimit të qeverisë për vend...
Bota
1 Gusht 2022, 08:11
Tabela
KOSOVË- Katër komuna në veri të Kosovës me shumicë serbe janë zgjuar mëngjesin e sotëm me mesazhet...
Bota
1 Gusht 2022, 08:03
A.B
Policia ne Kosove
BRITANI E MADHE- Tensionet në veri të Kosovës për shkak të rregullave të targave kanë marrë v&eum...
Bota
1 Gusht 2022, 07:58
A.B
Kamionet ne rruge
KOSOVË- Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë &...
Bota
1 Gusht 2022, 07:52
A.B
Në Merdare, disa minuta pas mesnatës, është lëshuar dokumenti i parë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovë...
Bota
1 Gusht 2022, 07:47
A.B
KOSOVË- Pak minuta pasi Qeveria e Kosovës lajmëroi se ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, pë...
Bota
1 Gusht 2022, 07:36
A.B
Veriu i Kosoves
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbis&eu...
Bota
1 Gusht 2022, 07:33
A.B
Josep Borell
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës...