Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për javë të tëra, në Gjeorgji po mbahen protesta për tërheqjen e asaj që kritikët e cilësojnë si “ligj rus”. Ky legjislacion është prezantuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Protestuesit janë përballur me përgjigje të ashpër të policisë, ndërkaq bandat kanë shënjestuar protestuesit
GJEORGJI- Mediat ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut i kanë bërë thirrje kryeministrit gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, që të tërheqë draft-ligjin për “agjentët e huaj” dhe të ofrojë siguri për gazetarët dhe mbrojtje për lirinë e shtypit në Gjeorgji.
Për javë të tëra, në Gjeorgji po mbahen protesta për tërheqjen e asaj që kritikët e cilësojnë si “ligj rus”. Ky legjislacion është prezantuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Protestuesit janë përballur me përgjigje të ashpër të policisë, ndërkaq bandat kanë shënjestuar protestuesit.
Përmes një letre të përbashkët të lëshuar më 10 maj, 18 media dhe organizata për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Institutin Ndërkombëtar të Shtypit, thanë se legjislacioni i propozuar – që së fundi kaloi në leximin e dytë, nga tre gjithsej, në Parlament “u ofron autoriteteve një mjet të fortë për të diskredituar, bërë presion dhe për të heshtur zërat e pavarur, prandaj kërcënon lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes”.
Grupet theksuan se legjislacioni i propozuar jo vetëm që do të detyronte mediat e pavarura dhe organizatat joqeveritare të cilësohen si “organizata që ndjekin interesat e fuqive të huaja”, por po ashtu do t’i jepte fuqi Ministrisë së Drejtësisë të Gjeorgjisë që të kryejë hetime ndaj këtyre organizatave, “vetëm në bazë të një aplikimi të shkruar nën pretendimet se kanë lidhje me ‘fuqi të huaja’”.
Legjislacioni pritet të kalojë në lexim të tretë më 13 maj, teksa Ëndrra Gjeorgjiane ka votat e mjaftueshme që të përmbysë veton e premtuar nga presidenti, Salome Zurabishvili.
Sipas legjislacionit të propozuar, mediat, OJQ-të duhet të regjistrohen si organizata që “ndjekin interesat e një fuqie të huaj”, nëse ato marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë.
Edhe vitin e kaluar, Gjeorgjia kishte prezantuar një legjislacion të ngjashëm, i cili ishte tërhequr pas protestave masive./REL
çifti INDONEZI- Një i ri indonezian së fundmi u trondit nga jeta e tij pasi mësoi se gruaja e tij prej 12 ditësh ishte në f...
foto ilustruese Dy skiatorë u vranë dhe një i tretë u shtrua në spital pas një orteku në Lone Peak të Utah të ...
ushtarët e vrarë GAZA- Ushtria izraelite ka njoftuar për vdekjen e katër ushtarëve që luftonin në Rripin e Gazës. U...
Foto ilustruese GREQI - Një motoçiklist është gjobitur me mbi 20 mijë euro në Greqi pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit...
foto ilustruese UKRAINA - Kievi pret të marrë avionët e tij të parë luftarakë F-16 nga aleatët e tij perëndimor&eum...
Pamje nga vendngjarja GREQI - Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, në komunën e Kalmatës. Një...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ka nisur zbatimi i vendim...
foto ilustruese BRAZIL- Shirat u kthyen në Rio Grande do Sul të premten, ndërsa numri i të vdekurve nga përmbytjet historike n&eum...
MAQEDONI E VERIUT - Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptar...
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti demokrat Joe Biden dhe ka...