Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të martën se Guterres do të takohet me Zelenskiyn në Lviv në Ukrainën perëndimore ku do të diskutojnë mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin me Rusinë.
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili tha gjithashtu se të premten Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.
Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha të martën se Guterres do të takohet me Zelenskiyn në Lviv në Ukrainën perëndimore ku do të diskutojnë mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin me Rusinë.
Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor që ndodhet në Ukrainën lindore, të cilën forcat ruse e morën nën kontroll në fazat e hershme të pushtimit të tyre më 24 shkurt. Fabrika është ende duke u operuar nga teknikë ukrainas.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se mund të ndihmojnë në organizimin e një vizite të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Zaporizhia nga Kievi, por Rusia tha se çdo mision që kalonte përmes kryeqytetit të Ukrainës ishte shumë i rrezikshëm.
Të shtunën, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe nga OKB-ja, të cilët mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave kimike të Ukrainës në Detin e Zi.
Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë. Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore.
Marrë nga REL
Pamje nga takimi i meparshem BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të t...
Boris Johnson GREQI- Boris Johnson i cili ka vetëm një muaj që ka dhënի dorëheqjen si kryeministër në Britani,...
Një rosë në kërkim të ujit në shtratin e tharë të liqenit Velence në Hungari BRUKSEL- Vala e thatësi...
Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel Macron UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy është shprehur se ka diskutuar terrorizmin bërthamor t&...
Vajza që u kafshua nga gjarpri BRITANI- Një vajzë 2-vjeçare ka kafshuar një gjarpër në shenjë hakmarrjeje pa...
Pamje nga protesta IRAN- Qindra persona protestuan mungesën e ujit në provincën qendrore iraniane të Chaharmahal dhe Bakhtiari, du...
Foto ilustruese SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi sot masa për kursimin e energjisë elektrike për t’u...
Shtëpia e Donald Trump SHBA- Shtëpia e ish-presidentit amerikan Donald Trump, u bastis nga FBI. Në një deklaratë, Trump tha s...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania ka vendosur trupa me misionin paqeruajtës të BE-së në Bosnje & Hercegovinë për her&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania siguroi një angazhim të martën nga importuesit kryesorë të gazit për të mbajtur dy t...