Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Fillimisht, hakeri depërtoi në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës dhe Reklamimit të Pasurive të Paluajtshme të Rumanisë, ANCPI, dhe publikoi në një forum hakerësh mesazhin:
Hakerët mund të zemërohen shumë kur nuk u plotësohen kërkesat. Pikërisht kjo ndodhi në Rumani, ku një keqbërës fshiu të gjithë bazën e të dhënave të regjistrit të pronave të vendit, pasi dështoi përpjekja e tij për të zhvatur para. As niveli i dobët i sigurisë kibernetike nuk ndihmoi.
Fillimisht, hakeri depërtoi në Agjencinë Kombëtare të Kadastrës dhe Reklamimit të Pasurive të Paluajtshme të Rumanisë, ANCPI, dhe publikoi në një forum hakerësh mesazhin:
“[RO] Se keni idenë çfarë do ju gjejë, Rumani! [ANCPI]”
“Përveç të dhënave të qytetarëve rumunë, të marra nga baza të ndryshme të dhënash përmes rrjeteve të ANCPI-së, ekziston edhe një kopje e serverëve GitLab, ku ndodhet kodi burimor i të gjitha sistemeve të tyre, si Eterra dhe RENNS, si dhe një version i programit tim të vogël ransomware”, vijonte njoftimi.
Tregu i pasurive të paluajtshme mbetet i bllokuar
“Faqja zyrtare e qeverisë njoftoi se sistemet e teknologjisë së informacionit ishin mbyllur për shkak të ‘problemeve teknike’, por ky është një përshkrim shumë më i butë se realiteti. U ofrua ndihmë, por pa këmbëngulje apo presion.”
Në të vërtetë, ANCPI fillimisht deklaroi se po përballej me probleme teknike, por më pas u detyrua të pranonte se ishte objekt i një sulmi kibernetik. Aktualisht, askush nuk mund të hyjë realisht në sistemet e institucionit.
Dhe, meqenëse përpjekja për të zhvatur para nuk funksionoi, hakeri — i cili duket se kishte hyrë në bazën e të dhënave duke përdorur kredenciale të vlefshme — fshiu të gjitha të dhënat që kishte vjedhur, përfshirë dokumentet e brendshme, kredencialet e punonjësve dhe, natyrisht, të dhënat e regjistrit të pronave.
Sulmi e ka bllokuar të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme në Rumani, vëren Risky Business.
Noterët nuk mund të regjistrojnë transaksione të reja, ndërsa qytetarët nuk mund të marrin dokumente që vërtetojnë pronësinë apo të dhëna të hollësishme për pronat. Dhe Rumania nuk është një treg i vogël: mesatarisht, në të gjithë vendin shiten çdo vit nga 150 mijë deri në 170 mijë njësi banimi.
Hakeri, llogaria e të cilit në dark web quhet “ByteToBreach” dhe që kishte sulmuar më herët gjatë këtij viti edhe portalin suedez të qeverisjes elektronike, është identifikuar dhe të dhënat e tij personale janë bërë publike.
Një notere, Ana Stan, shkroi në internet:
“Jam notere. Që prej së martës nuk mund të lëshoj një ekstrakt nga regjistri i pronave, nuk mund të vërtetoj një kontratë shitjeje dhe nuk mund të regjistroj një hipotekë.”
Në dark web, hakeri u mburr gjithashtu se kishte nisur të fshinte edhe kopjet rezervë të të dhënave të vjedhura, në përpjekje për të penguar rikthimin e tyre.
Megjithatë, autoritetet rumune kanë arritur të rikthejnë të paktën faqen e internetit të ANCPI-së dhe të publikojnë një njoftim ku bëjnë të ditur se po e rindërtojnë nga e para të gjithë rrjetin e agjencisë. Duket se institucioni disponon një kopje jashtë sistemit të të dhënave të fshira./Monitor
Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë (1992–1995) Tridhjetë e tre vjet pasi i mbijetoi burgosjes në kampet e Derventës, Drago Kne...
Leonie Kirschstein e kishte të qartë që më parë se numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe...
Özgür Özel Lideri i rrëzuar i opozitës turke, Özgür Özel, ka njoftuar formimin e një partie të...
foto ilustruese FRANCË- Asambleja Kombëtare në Francë votoi në favor të ligjit me 279 vota pro dhe 81 kundër. Më he...
foto ilustruese SHBA- Për vite të tëra, politikanët në Uashington e kanë parë Azinë kryesisht përmes prizmit t...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të...
Parlamenti francez FRANCA- Parlamenti francez ka miratuar përfundimisht një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për t...
Oleksandr Syrsky UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura...
Pako me kokainë që u kapën nga autoritetet italiane. Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogramë kokainë, mbi...
Një aeroplan F-16 në një bazë ajrore në Bullgari. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit parala...