LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Hamasi i dobësuar mbetet mbizotërues në Gazë, pavarësisht luftës me Izraelin

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën në Gazë derisa ta çrrënjosë Hamasin. Megjithatë, palët u pajtuan për një marrëveshjeje armëpushimi dhe këmbimi pengjesh, më 15 janar.

3 Shkurt 2025, 15:11 Nga r.ll
Analiza: Hamasi i dobësuar mbetet mbizotërues në Gazë,
foto ilustruese

GAZA- Lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës ia ka dobësuar aftësitë luftarake Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, grupi militant vazhdon të jetë forcë mbizotëruese në enklavën palestineze, edhe pse ka pësuar humbje të mëdha gjatë bombardimeve izraelite që zgjatën 15 muaj.

“Hamasi është duke e rimarrë kontrollin dalëngadalë, edhe pse është goxha i dobësuar”, tha Nimrod Goren, drejtor i Institutit Mitvim me bazë në Jerusalem.

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën në Gazë derisa ta çrrënjosë Hamasin. Megjithatë, palët u pajtuan për një marrëveshjeje armëpushimi dhe këmbimi pengjesh, më 15 janar.

Hamasi e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor të vitit 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka vrarë mbi 46.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Lufta gjithashtu e ka shkatërruar shumicën e Gazës dhe i ka zhvendosur shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të vendit.

Hamasi, i cili e ka qeverisur Gazën që nga viti 2007, humbi shumicën e liderëve të saj politik dhe ushtarak gjatë luftës. Udhëheqësi i saj, Ismail Haniyeh, u vra në një sulm të dyshuar izraelit në Iran në korrik. Pasardhësi i tij, Yahya Sinwar, u vra nga forcat izraelite në Gaza në tetor.

Izraeli pretendon se ka vrarë deri në 20.000 luftëtarë të Hamasit gjatë luftës, por kjo shifër është kundërshtuar nga grupi militant, i cili nuk ka treguar sa anëtarë të tij janë vrarë.

Pavarësisht humbjeve, Hamasi e ka ruajtur kontrollin e fortë mbi pushtetin në Gazë.

"Hamasi nuk ka nevojë të jetë i fortë si më parë, sepse është ende më i fuqishëm se çdo alternativë tjetër", tha Jerome Drevon, analist në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me qendër në Bruksel.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Hamasi ka rekrutuar po aq luftëtarë të rinj sa ka humbur gjatë luftës, megjithëse besohet se ata nuk kanë aq përvojë.

Drevon tha se strategjia e Izraelit për ta zgjidhur çështjen e Hamasit ushtarakisht ka dështuar. Alternativa, sipas tij, është një zgjidhje politike me palestinezët.

Por, kjo kundërshtohet nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe anëtarët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij qeverisës.

"Për ta, nuk ka kompromise politike", tha Drevon për të djathtën ekstreme në Izrael. "Bëhet fjalë vetëm për arritjen e fitores së plotë".

Më 19 janar, ministri izraelit i sigurisë kombëtare nga e djathta ekstreme, Itamar Ben-Gvir, dha dorëheqjen nga kabineti i Netanyahut në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së armëpushimit në Gazë. Ai tha se marrëveshja do t’i "shkatërrojë të gjitha arritjet e Izraelit".

Drevon tha se, pavarësisht se i mbijetoi luftës me Izraelin, “rimbushja e arsenalit do të jetë më e vështirë” për Hamasin, i cili ka marrë mbështetje financiare dhe ushtarake nga Irani.

Izraeli ka vendosur bllokadë tokësore, detare dhe ajrore mbi Gazën që nga viti 2007. Ai kontrollon kufirin tokësor 12 kilometra të gjatë të Gazës me Egjiptin dhe e ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për kontrabandimin e armëve përmes tuneleve nëntokësore nga Egjipti.

Drevon tha se Irani me gjasë do të vazhdojë ta mbështesë Hamasin, por financimi i grupit nuk do të jetë më shqetësim kryesor.

“Prioriteti i Iranit është Irani”, tha Drevon. “Për ta, ajo që ka rëndësi është ta arrijnë një marrëveshje të re me vendet perëndimore dhe SHBA-në”.

Irani është më i dobët dhe më i cenueshëm sesa ka qenë prej vitesh, pasi ka pësuar një sërë goditjesh të mëdha.

Gjatë vitit të vështirë 2024, ndikimi rajonal i Teheranit u dobësua dhe aftësinë e tij për t’i penguar armiqtë kryesorë, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, u kufizuan.

Republika Islamike duhet të marrë vendime të vështira pas rikthimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja bërthamore midis Teheranit dhe fuqive botërore, nga e cila Trump e tërhoqi SHBA-në në mënyrë të njëanshme në 2018 gjatë mandatit të tij të parë, gjithashtu skadon në fund të këtij viti.

Edhe nëse ndihma iraniane pakësohet, Hamasi me gjasë do të mbetet lojtari kryesor në territoret palestineze, duke pasur parasysh se sa thellë i ka futur rrënjët në Gazë dhe duke ditur mbështetjen që gëzon në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Nuk do të shkatërrohet”, tha Drevon./REL

hamas armepushimi ne gaze izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj