LIVE UPDATES
Bota

Hamasi i hapur për armëpushim/ Netanyahu nuk bie dakord: Ky grup s’ka vend në Gazën e pasluftës

Hamas këmbënguli në qëndrimin e vet të kahershëm se çdo marrëveshje duhet të sjellë përfundimin e luftës në Gazë. Trump tha të martën se Izraeli ishte pajtuar për një armëpushim 60-ditor në Gazë dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranojë marrëveshjen para se të përkeqësohen edhe më shumë kushtet për të.

2 Korrik 2025, 21:02 Nga E. D
Hamasi i hapur për armëpushim/ Netanyahu nuk bie dakord: Ky grup
foto ilustruese

GAZA- Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi militant i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera  la të kuptohej se është i hapur për një marrëveshje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se “nuk do të ketë Hamas” në Gazën e pasluftës. Asnjëra palë nuk tha troç se e pranon propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Hamas këmbënguli në qëndrimin e vet të kahershëm se çdo marrëveshje duhet të sjellë përfundimin e luftës në Gazë. Trump tha të martën se Izraeli ishte pajtuar për një armëpushim 60-ditor në Gazë dhe i bëri thirrje Hamasit ta pranojë marrëveshjen para se të përkeqësohen edhe më shumë kushtet për të.

Presidenti amerikan është duke e rritur trysninë mbi Qeverinë izraelite dhe Hamasin që të arrijnë pajtueshmëri për armëpushim, marrëveshje për pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës. Trump tha se koha prej 60-ditësh do të përdorej për të punuar drejt përfundimit të luftës. Por, Izraeli thotë se nuk do ta pranojë përfundimin e luftës derisa Hamasi të jetë mposhtur.

Trump theksoi se marrëveshja mund të arrihet qysh javën e ardhshme. Por, reagimi i Hamasit, që theksoi kërkesën e vet për përfundimin e luftës, ngriti pikëpyetje nëse oferta e fundit nga ai mund t’i ndërpresë vërtet luftimet. Zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu, tha se grupi militant është i gatshëm dhe serioz për të arritur një marrëveshje.

Ai theksoi se Hamasi është i gatshëm ta pranojë çdo nismë që qartazi çon në përfundimin e plotë të luftës. Një delegacion i Hamasit pritet të takohet të mërkurën në Kajro me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari për të diskutuar propozimin, sipas një zyrtari egjiptian që foli në kushte anonimiteti.

Mosmarrëveshje mbi mënyrën se si duhet të përfundojë lufta Gjatë pothuajse 21 muajve të luftës, bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar vazhdimisht për shkak të mospajtimeve nëse lufta duhet të përfundojë si pjesë e çdo marrëveshjeje.

Hamasi ka thënë se është i gatshëm t’i lirojë 50 pengjet e mbetura, më pak se gjysma e të cilëve besohet se janë gjallë, në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza dhe përfundimit të luftës. Izraeli thotë se do të pajtohet ta përfundojë luftën vetëm nëse Hamasi dorëzohet, çarmatoset dhe largohet në mërgim diçka që Hamasi s’e pranon.

“Po ju njoftoj nuk do të ketë Hamas”, deklaroi Netanyahu gjatë një fjalimi të mërkurën.

Një zyrtar izraelit tha se propozimi i fundit parashikon një marrëveshje 60-ditore që do të përfshijë një tërheqje të pjesshme të Izraelit nga Gaza dhe një rritje të ndihmave humanitare në territor.

Ndërmjetësit dhe SHBA-ja do të japin garanci për bisedime për përfundimin e luftës, por Izraeli nuk zotohet për këtë si pjesë e propozimit të fundit, tha zyrtari. Zyrtari nuk ishte i autorizuar të diskutonte detajet e marrëveshjes me median dhe foli në kushte anonimiteti. Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 57.000 palestinezë. Lufta ka shkaktuar gjithashtu krizë urie, ka zhvendosur tërë popullsinë e Gazës dhe ka nxitur akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për krime lufte në Gjykatën Ndërkombëtare Penale./REL

lufta ne gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj