LIVE UPDATES
Bota

Hamasi: Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme i pashmangshëm, pa një zgjidhje për Gazën

Ndërsa lufta në Gazë ka hyrë tashmë në vitin e saj të dytë, luftimet janë ndezur në pjesën jugore të Libanit, ku trupat izraelite tashmë po përballen me militantët e armatosur të Hezbollahut që mbështeten nga Irani. Situata rrezikon të përshkallëzohet në një konflikt të drejtpërdrejtë me Iranin.

16 Tetor 2024, 22:56 Nga E. D
Hamasi: Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme i pashmangshëm, pa
fotot ilustruese

HAMAS- Zgjidhja për konfliktin rajonal që po zgjerohet me shpejtësi dhe që është përhapur në Liban e më gjerë, varet nga zgjidhja e krizës fillestare, asaj në Gazë, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i Hamasit.

Ndërsa lufta në Gazë ka hyrë tashmë në vitin e saj të dytë, luftimet janë ndezur në pjesën jugore të Libanit, ku trupat izraelite tashmë po përballen me militantët e armatosur të Hezbollahut që mbështeten nga Irani. Situata rrezikon të përshkallëzohet në një konflikt të drejtpërdrejtë me Iranin.

Përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet kanë ngecur dhe vëmendja tashmë është përqendruar në një sulm të pritshëm Izraelit ndaj Iranit pas sulmit me raketa që Teherani kreu më 1 tetor, i dyti brenda këtij viti.

Nuk është e lehtë të arrihet një armëpushim i përhershëm ose një zgjidhje e përhershme e këtij konflikti pa e zgjidhur atë në origjinë, që është konflikti në rajonin e Gazës”, tha Basem Naim për agjencinë ‘Reuters’ në Stamboll.

Komentet e tij nënvizojnë se sa e vështirë do të jetë për të zgjidhur një luftë që përfshin gjithashtu lëvizjen Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, e që tashmë kërcënon të tërheqë Shtetet e Bashkuara në luftë. Uashingtoni dërgoi këtë javë në Izrael sistemin e avancuar të mbrojtjes nga raketat, THAAD.

Lufta në Gazë shpërtheu pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng rreth 250 persona sipas njoftimeve nga zyrtarë izraelite.

Sipas autoriteteve në Gazë, një rajon nën kontrollin e Hamasit, fushata ushtarake e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 42,000 personave, ka shkatërruar pjesën më të madhe të rajonit, si dhe ka zhvendosur shumicën e popullatës së saj.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin ndërsa Hamasi mbeten armik të përkushtuar i shtetit hebre.

Hezbollahu, që hodhi breshërinë e parë me raketa kundër Izraelit menjëherë pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, në shenjë solidariteti me Hamasin, kohët e fundit ka filluar të flasë për një armëpushim të mundshëm, por Basem Naim tha se kjo do ta linte të pazgjidhur çështjen më të gjerë.

Edhe nëse arrijnë një armëpushim në Liban, nuk do të ketë qetësi në rajon sepse ata nuk po flasin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, atyre që lidhen me Libanin apo Palestinën”, tha ai.

Përpjekjet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e pengjeve izraelite nuk kanë arritur asgjë dhe Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për ngërçin e krijuar.

Basem Naim tha se ndërmjetësit ishin "të zhgënjyer" nga zgjerimi i konfliktit përtej kufijve të Gazës, por ai fajësoi sërish Izraelin për dështimin e bisedimeve.

"Ne nuk mundet që thjesht të fillojmë negociimin e kushteve të reja të shtuara nga (kryeministri izraelit) Benjamin Netanyahu", tha ai.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, por nuk duket se është pranë përfundimit të fushatës së tij në Gazë, ku dy javë më parë rriti trysninë në pjesën veriore të rajonit.

Basem Naim tha se ofensiva e fundit izraelite ishte një "rrethim shumë më mbytës" ndryshe nga të tjerët.

"Është shumë më brutal dhe agresiv (se operacionet e mëparshme). Ai vë në shënjestër drejtpërdrejtë shtëpitë ku jetojnë civilët", tha ai.

Izraeli thotë se trupat e tij kanë vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit gjatë ditëve të fundit. Nga ana tjetër është rritur shqetësimi ndërkombëtar për situatën humanitare me të cilën përballen palestinezët. Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Izraelit të garantojë kalimin e më shumë ndihmave.

Por zyrtari i Hamasit tha se qëndrimet e SHBA-ve ishin kontradiktore.

"Në të njëjtën kohë që amerikanët po bëjnë thirrje për më shumë ndihma humanitare, ata po i dërgojnë miliarda e miliarda dollarë dhe armatime (Izraelit), si dhe çdo herë po përdorin veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar vullnetin ndërkombëtar”, tha ai./VOA

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj