LIVE UPDATES
Bota

Hapet rruga për zgjedhjen e kryesuesit të OSBE-së për 2024

Vendimi përfundimtar, për të cilin kërkohet miratim i njëzëshëm i shteteve anëtare, pritet të merret gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup.

27 Nëntor 2023, 20:02 Nga I.A
Hapet rruga për zgjedhjen e kryesuesit të OSBE-së për 2024
OSBE

SHKUP- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi aktual i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), Bujar Osmani bëri të ditur të hënën se Ambasadorët e 57 vendeve anëtare të organizatës kanë rënë dakord që t’i hapin rrugën zgjedhjes së vendit që do të mbajë Presidencën e kësaj organizate për vitin 2024. Vendimi përfundimtar, për të cilin kërkohet miratim i njëzëshëm i shteteve anëtare, pritet të merret gjatë punimeve të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup.

Malta është shprehur e gatshme të kryesojë OSBE-në, pasi Rusia dhe Bjellorusia kishin paralajmëruar bllokimin e kandidaturës së Estonisë. Moska ishte shprehur kundër Estonisë që të merrte presidencën, që në vitin 2021. Autoritetet estoneze kishin shprehur zemërim mbi këtë qëndrim dhe e kishin akuzuar Rusinë se po pengonte veprimtarinë e organizatës, në çështje që lidheshin me buxhetin apo shtrirjen e misioneve të saj.

Ministri i jashtëm estonez Maergus Tsahkna, citohet nga portali Politiko, të jetë shprehur se “Rusia ka shkelur të gjitha parimet themelore të OSBE-së me agresionin e saj të përgjakshëm në Ukrainë dhe se kërkesat dhe kërcënimet e Moskës nuk mund të pranohen”.

OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete të Evropës, Amerikës Veriore dhe një pjesë të Azisë, ndërsa mandati i saj përfshin vëzhgimin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e negociatave për paqe. Ndërkaq, Moska për një kohë të gjatë e ka kritikuar organizatën dhe e ka akuzuar se “është kthyer në një vegël të Perëndimit”, duke bllokuar në këtë mënyrë një numër vendimesh, pasi miratimi i tyre kërkon mbështetje të njëzëshme të vendeve anëtare.

Kryesuesi aktual, Bujar Osmani ka theksuar jo një herë, se e ardhmja e organizatës mund të vihej në pikëpyetje, nëse Rusia do të bllokonte vendimet. Në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Shkup, pritet të jetë i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Nga ana tjetër, qeveria e Maqedonisë së Veriut hoqi të premten masën kufizuese për fluturimin e avionëve rusë në hapësirën e saj, për t’i mundësuar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në konferencë ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Por, që ai të arrijë në Shkup, nevojitet edhe pëlqimi i Sofjes ose Athinës për t’i dhënë leje aeroplanit rus për të fluturuar në hapësirat ajrore respektive.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters ministri rus Lavror u shpreh këtë të hënë se ai do të merrte pjesë në takimin e OSBE-së nëse Bullgaria lejonte fluturimin e delegacionit rus në hapësirën e saj ajrore dhe se disa vende Perëndimore kishin kërkuar takim me të.

Por, me gjasë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba do ta bojkotonte takimin nëse aty shkonte homologu i tij rus, Lavrov, sipas burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup. Autoritetet maqedonase janë përgatitur për muaj të tërë për takimin e Shkupit.

Marrë nga VOA

bujar osmani osbe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj