26 Prill 2023, 12:30
Nga I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Deputeti opozitar Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjën Vetëvendosje për korrupsion të lidhjeve të shkurta në seancën që po mbahet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut. Ai e ka quajtur Kurtin shefi i të korruptuarve, derisa për drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se është shoku i Kurtit, të cilin po e mbron.
“Kam paralajmëruar rrezikun e lidhjeve të shkurta, si korrupsioni ma i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktuar, pra VV ka aplikuar një model korruptiv të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del prej kontrollit edhe vendimmarrësit të VV’së. Modeli i korrupsionit të VV quhet lidhje e shkurtë korruptive. Si ndodh kjo? Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat – ata që janë dosta të vendimmarrësve, i kryeministrit i cili personalisht i ka intervistuar këta. Kuptoni vetëm pak pse kryeministri del në këtë foltore dhe e mbron dostin dhe jo prokurorin. Ku e ka gjenezën kjo? Kurti dhe VV, vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurtë si model të korrupsionit”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Kurti personalisht ka intervistuar deri te anëtarë të bordit të kompanive të ujësjellësit.
“Nuk ka mundur dikush me marrë një detyrë përgjegjëse as në KEK, as në bord, as në kompani publike tjera, as nuk mundet me shku kudo qoftë ku ka interesa financiare pa u intervistuar prej Albin Kurtit. Mundeni me thënë që Albin Kurti s’është i korruptuar. Albin Kurti është shefi i të korruptuarve është krijuesi i korrupsioni lidhje e shkurtë – dostat. Ka mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar që vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar”, tha ai.
ramush haradinaj albin kurti
Bota
26 Prill 2023, 12:30
F.M
Ceremonia
SHBA- Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse në Amerikë ka zgjedhur Arkimandrit Nikodhim, si Ipeshk&eum...
Bota
26 Prill 2023, 12:15
I.A
Mimoza Kusari-Lila
KOSOVË- Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kuvendi po i shërben imitimev...
Bota
26 Prill 2023, 12:07
I.A
Abelard Tahiri
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku ...
Bota
26 Prill 2023, 11:46
I.A
Kurti dhe Haradinaj
KOSOVË- Një fotografi e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke cak&...
Bota
26 Prill 2023, 11:27
f.i
SUDAN- Arabia Saudite ka pranuar të evakuuojë banorët që po largohen nga Sudani që kur shpërthyen luftimet. The guardian ka s...
Bota
26 Prill 2023, 11:25
I.A
Dennis Barnes
SHBA- Një nxënës i shkollës së mesme në Luiziana ka marrë më shumë se 9 milionë dollarë...
Bota
26 Prill 2023, 11:21
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për dy lajmet e mira q&...
Bota
26 Prill 2023, 11:16
I.A
Selçuk Bayraktar
TURQI- Kanë kaluar disa kohë nga tërmetet e 6 shkurtit dhe Selçuk Bayraktar qëndron përballë n...
Bota
26 Prill 2023, 11:11
I.A
Anthony Fauci
SHBA- Që kur Dr. Anthony Fauci doli në pension në fund të vitit të kaluar si kreu i Institutit Kombëtar të...
Bota
26 Prill 2023, 10:01
f.i
foto ilustruese
SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë bio...