LIVE UPDATES
Bota

Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, VOA liston çfarë dihet deri tani

Nuk dihet ende nëse prokurori Bragg ka vendosur të ngrejë akuza dhe në se po, për çfarë do ta akuzojë ish presidentin.

22 Mars 2023, 17:50 Nga k.m.
Hetimet në Nju Jork ndaj ish presidentit Trump, VOA liston
Donald Trump

Prokuroria e Manhatanit pritet të vendosë brenda disa ditësh nëse do të ngrejë ose jo akuza kundër ish-Presidentit Dondal Trump lidhur me rolin e tij për një pagesë prej 130,000 dollarësh, për ish aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels.Pagesa u bë nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, në vitin 2016, në prag të zgjedhjeve presidenciale, për të blerë heshtjen e aktores, lidhur me një marrëdhënie seksuale me zotin Trump. Cohen u rimbursua nga Organizata Trump lidhur me këtë pagesë, e cila më pas u regjistrua si shpenzim ligjor i kompanisë.

Në vitin 2018,  Cohen u deklarua fajtor për shkelje të ligjit mbi financimin e fushatës dhe dëshmoi se ishte zoti Trump ai që e kishte udhëzuar të paguante zonjën Daniels.

Ish-Presidenti Donald Trump ka qenë nën hetim në nivel federal lidhur me këtë çështje, por prokurorët federalë nuk e paditën, duke ia lënë çështjen prokurorit të qarkut të Manhatanit. Ish-prokurori Cyrus Vance, vendosi të mos ngrejë akuza, por prokurori aktual Alvin Bragg, i zgjedhur në nëntor të vitit 2021, i rihapi hetimet.

Nuk dihet ende nëse prokurori Bragg ka vendosur të ngrejë akuza dhe në se po, për çfarë do ta akuzojë ish presidentin.

Ekspertët ligjorë thonë se ka të ngjarë që akuzat të përqendrohen tek falsifikimi i dokumenteve financiare të kompanisë së zotit Trump, “Organizata Trump”, çka në vetëvete sipas ligjeve të Nju Jorkut, përbën një kundërvatje dhe jo krim penal. Për të ngritur një akuzë penale, zyra e prokurorit të Manhatanit do të duhet të provojë se faksifikimi i dokumenteve financiare u bë për të fshehur një krim tjetër, pra atë të shkeljes së ligjit për financimin e fushatës elektorale.

Pagimi i parave për të garantuar heshtjen e një personi nuk konsiderohet si krim në vetvete, por prokurorët federalë kanë pohuar se pagesat janë bërë për të ndikuar në fushatën presidenciale, duke fshehur marrëdhënie jashtëmartesore, që potencialisht mund të dëmtonin shanset e zotit Trump për t’u zgjedhur president. Ata kanë thënë se paratë duhet të ishin shënuar si shpenzime për fushatë dhe jo si shpenzime ligjore, çka sipas tyre përbën një shkelje të ligjeve federale për financimin e fushatës.

Edhe nëse prokurori Bragg vendos të ngrejë një aktpadi, akuzat nuk do të dihet derisa ish-presidenti të dorëzohet tek autoritetet.

Trump, i cili e ka shpallur tashmë kandidaturën për garën presidenciale të vitit 2024, e ka quajtur hetimin një gjueti shtrigash, dhe prokurorin Bragg, një afrikano-amerikan, racist.

Një aktakuzë ndaj zotit Trump do të ishte historike, pasi ndaj asnjë ish-presidenti amerikan nuk është ngritur akuzë penale më parë dhe asnjë president nuk është dënuar ndonjëherë për ndonjë vepër penale.

Kushtetuta amerikane nuk e ndalon një person që ka kryer, apo është dënuar për një vepër penale, që të zgjidhet në postin e presidentit.

Ndërkohë ish-presidenti mund të përballet së shpejti me një tjetër sfidë të fortë ligjore. Prokurorët në Xhorxhia po shqyrtojnë ngritjen e akuzave penale lidhur me përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet, ku ai humbi me një diferencë të ngushtë ndaj demokratit Joe Biden.

Departamenti i Drejtësisë, nga ana tjetër, ka ngarkuar prokurorin e posaçëm Jack Smith, për të mbikëqyr hetimet lidhur me rolin e zotit Trump në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020, si dhe trajtimin nga ana e tij, të dokumenteve të klasifikuara, pasi la detyrën./

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj