LIVE UPDATES
Bota

Hetimi i Trump/ Avokatët kundërshtojnë kufizimin e ndarjes së informacioneve

Duket se rasti po vjen duke u vështirësuar, ndërsa reagimet globale mbi sfidat ligjore të zotit Trump janë të ngadalta.

7 Gusht 2023, 17:23 Nga f.i
Hetimi i Trump/ Avokatët kundërshtojnë kufizimin e ndarjes
Donald Trump

SHBA- Ekipi ligjor i ish-Presidentit Donald Trump thotë se do të kundërshtojë kërkesat e prokurorëve federalë për të kufizuar atë që ata mund ta ndajnë me publikun, lidhur me padinë e fundit ndaj zotit Trump.

Duket se rasti po vjen duke u vështirësuar, ndërsa reagimet globale mbi sfidat ligjore të zotit Trump janë të ngadalta. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Iglesias bisedoi me analistë politikë mbi arsyet për këtë.

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili po rikandidon për këtë pozitë, e quajti “sajesë” padinë e fundit kundër tij, gjatë një tubimi me mbështetësit në Kolumbia të Karolinës së Jugut. Javën e kaluar ai u paraqit në gjykatë për akuzat për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020, që ai i humbi.

Prokuroria do ta ketë të vështirë ta provojë këtë, tha avokati i zotit Trump, John Lauro, në emisionin “This Week” të rrjetit ABC.

“Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të vërtetojnë nëse ai po vepronte në mënyrë të pandershme, nëse po kryente një krim” me vetëdije, tha ai.

Pas një postimi të zotit Trump në internet, i cili dukej si një kërcënim për hakmarrje ndaj kujtdo që shkon pas tij, prokurorët i kërkuan një gjyqtari federal, që të kufizonte informacionin që ai dhe ekipi i tij mund të ndajnë me publikun për këtë rast.  Ekipi ligjor ka afat të përgjigjet deri të hënën. Avokati John Lauro komentoi këtë çështje në CNN.

“Shtypi dhe populli amerikan në një kohë fushate kanë të drejtë të dinë se cilat janë provat në këtë rast. Meqenëse provat nuk mund të mbrohen ndryshe, ne do ta kundërshtojmë atë”, tha avokati i ish Presidentit Trump.

Ish-Nënpresidenti Mike Pence, një nga kandidatët për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, mund të thirret për të dëshmuar në gjykatë. Ai shpjegoi në CNN pse refuzoi kërkesat e avokatëve të zotit Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

“Asnjë nënpresident, ose dikush tjetër, nuk duhet të ketë kurrë të drejtën të përcaktojë presidentin amerikan. Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm popullit amerikan”, tha ai.

Reagimet globale ndaj sfidave ligjore të zotit Trump kanë qenë të ngadatla. Profesori i shkencave politike në Universitetin e Uashingtonit, James Long, thotë se nuk është i befasuar.

“Disa udhëheqës në disa vende të veçanta, kanë marrë mesazhin e gabuar nga sjellja e zotit Trump. Tani për tani, ata ndoshta po tregohen të zgjuar, duke qëndruar në heshtje dhe në pritje të asaj që do të ndodhë, ndërsa vazhdojnë të përpiqen të kenë marrëdhënie të mira diplomatike me Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Edhe pse njerëzit jashtë Shteteve të Bashkuar mund të jenë lodhur duke dëgjuar për këtë çështje, ose mendojnë se ky nuk është një problem, që i prek ata, aktakuza e fundit ndaj zotit Trump duhet të merret seriozisht, thotë Kathryn Sikkink, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Harvad.

“Nëse nuk keni demokraci ose demokracia është e dobët, të drejtat e njeriut rrezikohen. Unë besoj se në periudhën afatgjate, nëse kjo çështje trajtohet mirë në Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera do t’i kushtojnë vëmendje”, thotë ajo.

Sipas saj, kjo çështje mund të shërbejë si një shembull se si Shtetet e Bashkuara janë në gjendje të kapërcejnë problemet e brendshme, përmes ligjit.

Marrë nga VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj