LIVE UPDATES
Bota

Hetimi ndaj Hunter Biden-it, bashkëpunëtori i tij: Presidenti ka folur disa herë me ortakët e Hunter, por jo për biznes

Por përfaqësuesi demokrat Dan Goldman, i cili mori pjesë në seancë, u tha gazetarëve se zoti Archer nuk dha asnjë provë keqbërëse për presidentin Biden.

31 Korrik 2023, 23:02 Nga I.A
Hetimi ndaj Hunter Biden-it, bashkëpunëtori i tij: Presidenti ka folur
Devon Archer

SHBA - Një dëshmitar në hetimin e udhëhequr nga republikanët për djalin e presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden të hënën tha se i zoti Biden foli disa herë me bashkëpunëtorët e të birit, por nuk folën për marrëveshje biznesi, sipas një ligjvënësi demokrat.

Ish-bashkëpunëtori i Hunter Biden-it, Devon Archer u shfaq për një intervistë me dyer të mbyllura drejtuar nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Dhomën e Përfaqësuesve, që ligjvënësit republikanë shpresonin se do të hidhte dritë mbi pretendimet e paprovuara se presidenti Biden ishte i përfshirë drejtpërdrejt në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij në Ukrainë.

Por përfaqësuesi demokrat Dan Goldman, i cili mori pjesë në seancë, u tha gazetarëve se zoti Archer nuk dha asnjë provë keqbërëse për presidentin Biden. Hetimi është përqëndruar në vitet kur zoti Biden ishte nënpresident në administratën e Presidentit Barack Obama, nga vitet 2009-2017.

“Nuk ka asnjë dëshmi se dikush tjetër përveç Hunter Biden-it mori ndonjë para në lidhje me transaksionet e bizmesit me Devon Archer-in”, tha ligjvënësi Goldman.

Ligjvënësi republikan Jim Jordan, i cili gjithashtu kryeson Komisionin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve u tha gazetarëve se sesioni ishte produktiv. Ai refuzoi të bënte komente të mëtejshme.

Ligjvënësi Goldman tha se zoti Archer u tha ligjvënësve se Hunter Biden-i fliste me babanë e tij çdo ditë ndërsa shërbente në bordin kompanisë energjetike ukrainase Burisma, dhe se nënpresidenti i atëhershëm Biden bisedoi me bashkëpunëtorët e biznesit dhe të tjerët me telefon rreth 20 herë në 10 vjet. Republikanët kishin pritur përshkrimin e zotit Archer për këto telefonata për të ofruar prova inkriminuese kundër Joe Biden.

Përfaqësuesi republikan Andy Biggs, i cili tashmë ka qënë bashkë sponsorizues i një legjislacioni për shkarkimin e Presidentit Biden, tha se dëshmia e zotit Archer implikoi presidentin.

“Zoti Archer foli për ‘njeriun e rëndësishëm’ dhe se si Hunter Bideni gjithmonë thoshte: 'duhet të flasim me personin tim'”, u tha ligjvënësi Biggs gazetarëve. "Mendoj se ne duhet të bëjmë një hetim për shkarkimin e presidentit."

Por ligjvënësi demokrat Goldman tha: "Ishin të gjitha biseda të rastësishme, për motin, çfarë po ndodh. Nuk kishte një bisedë të vetme për ndonjë nga marrëdhëniet e biznesit që kishte Hunteri".

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pretendojnë se Hunter Biden përdori statusin e babait të tij si nënpresident në një skemë të shitjes së ndikimit ndërsa ai ishte në kompaninë Burisma gati një dekadë më parë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden nuk ka qenë kurrë në biznes me djalin e tij. Burisma luajti një rol qendror në vitin 2019 për fajësimin e ish presidentit Trump në përpjekjet e tij të supozuara për të bërë presion ndaj Ukrainës të hetonte familjen Biden dhe ta ndihmonte atë të fitonte rizgjedhjen. Senati me shumicë republikane e shpalli të pafajshëm zotin Trump.

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve është intensifikuar që nga ngritja e aktakuzave federale ndaj zotit Trump në qershor. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy ka paralajmëruar se republikanët mund të nisin një hetim për shkarkimin e Presidentit Biden nëse agjencitë federale nuk bashkëpunojnë me komisionet e mbikëqyrjes që po hetojnë marrëdhëniet e biznesit të familjes Biden.

Donald Trumpi, kandidati kryesor presidencial republikan i vitit 2024, shkoi një hap më tej këtë fundjavë në një miting në Pensilvani. Ai u bëri thirrje republikanëve që të ndalojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën deri në dorëzimin e çdo prove nga Departamenti i Drejtësisë, FBI-ja dhe IRS për marrëdhëniet korruptive të biznesit dhe krimit të familjes Biden”.

“Çdo republikan që nuk vepron mbi mashtrimin e demokratëve duhet të përjashtohet menjëherë dhe të mos zgjidhet më. Jashtë!”, tha zoti Trump.

Marrë nga VOA

devon archer hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj