LIVE UPDATES
Bota

Hetuesit në kërkim të motivit të personit të dyshuar për atentatin e dytë ndaj Trump

Policia në Florida e arrestoi 58-vjeçarin Ryan Wesley Routh në një autostradë kryesore të dielën vonë, pasi ai u largua me shpejtësi me makinën e tij nga klubi i golfit të ish-presidentit Trump në West Palm Beach të Floridës.

17 Shtator 2024, 17:10 Nga E. D
Hetuesit në kërkim të motivit të personit të dyshuar
fotot ilustruese

SHBA- Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave sociale dhe postimet e personit të dyshuar për përfshirje në atentatin e fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump, në përpjekje për gjetur motivin dhe nëse dikush tjetër mund të jetë përfshirë në incidentin e së dielës.

Policia në Florida e arrestoi 58-vjeçarin Ryan Wesley Routh në një autostradë kryesore të dielën vonë, pasi ai u largua me shpejtësi me makinën e tij nga klubi i golfit të ish-presidentit Trump në West Palm Beach të Floridës.

Zyrtarët thanë se të dhënat e mbledhura nga celulari i të dyshuarit Ryan Routh tregojnë se ai ishte në pritë për 12 orë, duke u fshehur në disa shkurre përgjatë një gardhi rrethues të fushës së golfit.

Ndaj të dyshuarit Ryan Routh janë ngritur akuza për posedim të paligjshëm arme dhe fshirje të numrit të identifikimit të armës. Ai nuk kishte të drejtë të mbante armë për shkak të një dënimit të mëparshëm penal. Në Shtetet e Bashkuara, personat me të kaluar kriminale nuk lejohen të blejnë, apo posedojnë armë. Zyrtarët thanë se kur hetuesit e FBI-së u përpoqën të flisnin me të dyshuarin Routh pas arrestimit, ai nuk pranoi të përgjigjej pa praninë e avokatit.

Në mungesë të gadishmërisë së tij për të folur, FBI-ja i ka kërkuar gjykatës leje për të kontrolluar kameran “GoPro”, që iu gjet të pandehurit, si dhe pajisje të tjera elektronike që ai mund t’i ketë lënë në vendngjarje, si dhe automjetin dhe pajisjet elektronike të lëna në adresat e mëparshme të shtëpive të tij.

“I dyshuari kishte një prani aktive në internet dhe ne jemi duke kontrolluar ato që ai postoi dhe historinë e kërkimeve të tij në internet”, tha agjenti i FBI-së, Jeffrey Veltri.

“FBI-ja u ka dërguar kërkesa të shumta kompanive për të dhënat në telefonat e të dyshuarit dhe llogaritë e mediave sociale”, shtoi agjenti Veltri, gjatë konferencës për shtypin të hënën vonë. "Ne morëm disa të dhëna dhe jemi në pritje të përgjigjeve të kërkesave tona të tjera."

Agjenti i FBI-së Jeffrey Veltri tha se zyrat në terren të FBI-së në Honolulu të Havait dhe Sharlotë të Karolinës së Veriut, kanë dërguar agjentë për të intervistuar anëtarë të familjes, miq dhe ish-kolegë të të dyshuarit.

Zoti Veltri tha se hetuesit po shikojnë gjithashtu nga afër deklaratat e tjera që i dyshuari ka bërë gjatë viteve, duke përfshirë intervistat që ai ka dhënë për mediat në lidhje me përpjekjet për të rekrutuar ushtarë afganë dhe të tjerë për të luftuar në Ukrainë.

Historia e të dyshuarit në internet tregon se ai, në një moment, dukej se mbështeste zotin Trump. Megjithatë, vitet e fundit, postimet e tij duket se sugjerojnë se ai ishte i zemëruar me zotin Trump.

Në një libër të vetë-botuar, në vitin 2023, Ryan Routh duket se inkurajonte Iranin të vriste ish-presidentin.

“Ju jeni të lirë të vrisni Trumpin”, shkroi ai në librin “Lufta e Pafitueshme e Ukrainës”, duke e quajtur kandidatin republikan për president një “budalla” dhe “bufon”.

Megjithatë, nuk dihet nëse Ryan Routh e ka bërë komplotin me dikë tjetër.

"Deri tani nuk kemi informacione se ai ka bashkëpunuar me dikë tjetër", u tha gazetarëve agjenti i FBI-së Veltri.

Hetuesit gjithashtu po përpiqen t'u përgjigjen pyetjeve se si i dyshuari vendosi të fshihej dhe të priste në një zonë të mbuluar me shkurre në perimetrin e fushës së golfit.

“Ishte një aktivitet që nuk ishte i përfshirë në kalendarin e lëvizjeve të ish-presidentit”, tha Ronald Rowe, drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, agjencia përgjegjëse për mbrojtjen e ish-presidentit Trump.

“Ajo ndodhi jashtë axhendës së zotit Trump. Nuk ishte pjesë e aktiviteteve të planifikuara”, tha ai. "Pra, nuk kishte asnjë postim të tij, sepse ai nuk pritej të ishte atje."

Zoti Rowe megjithatë, mbështeti agjentët e Shërbimit Sekret që mbrojnë ish-presidentin, duke thënë se masat e reja "po funksionojnë" pavarësisht se i dyshuar kishte arritur në një distancë prej 365 deri në 455 metra larg zotit Trumpit me një armë gjysmë automatike.

I dyshuari “nuk pati fushëpamje të drejtpërdrejtë të ish-presidentit”, tha zoti Rowe. “Ai nuk e shkrehu asnjëherë armën” .

"Vigjilenca e agjentëve dhe veprimi i shpejtë i tyre ishte në përputhje të plotë me rregullat tona dhe unë i përgëzoj ata dhe partnerët tanë për reagimin shembullor", shtoi ai.

Ish-presidenti Trump falenderoi punën e agjentëve të Shërbimit Sekret gjatë një fjalimi në platformën e mediave sociale X, por gjithashtu shtoi: "Ne kemi nevojë për më shumë njerëz në ekipin e agjentëve që më mbron".

Presidenti Joe Biden dha një mesazh të ngjashëm për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

"Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë", tha zoti Biden.

"Mendoj se Kongresi duhet t'u përgjigjet nevojave të tyre", tha Presidenti Biden. "Mendoj se ne mund të kemi nevojë për më shumë personel."

Ronald Rowe, drejtor në detyrë i Shërbimit Sekret, mirëpriti mbështetjen nga Presidenti Biden.

"Ne kemi bërë më shumë me më pak burime për dekada", tha zoti Rowe, duke shtuar se personeli i Shërbimit Sekret po përballet me shumë sfida.

“Kemi nevoja urgjente tani dhe për të ardhmen”, tha ai. "Jemi duke diskutuar për këtë dhe jam i sigurt se do të marrim atë që na nevojitet."

Por në komentet për rrjetin ‘Fox News Digital’ të hënën, ish-presidenti Trump u duk se fajësoi presidentin Biden dhe kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris.

“Retorika e tyre po nxit sulmet me armë ndaj meje, kur unë jam ai që do të shpëtojë vendin dhe janë ata që po e shkatërrojnë vendin – si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, tha zoti Trump.

I dyshuari “i besoi retorikës së zotit Biden dhe zonjës Harris dhe bazua në këtë ai veproi”, shtoi zoti Trump.

Presidenti Joe Biden e dënoi atentatin e dytë kundër paraardhësit të tij, duke e quajtur dhunën politike një veprim jo-amerikan.

"Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë. Asnjëherë. Kurrë", tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi në një konferencë të kolegjeve dhe universiteteve afrikano-amerikane në Filadelfia.

“Në Amerikë, ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit. Jo me tytën e një arme”, tha Presidenti Biden të hënën.

“Amerika ka vuajtur shumë herë tragjedinë e plumbit të një vrasësi”, shtoi ai. "Kjo nuk zgjidh asgjë dhe thjesht përçan vendin."

Ky është atentati i dytë në dy muaj ndaj ish-presidentit Trump.
Më 13 korrik, një 20 vjeçar plagosi ish-presidentin Trump dhe vrau një mbështetës të tij gjatë një tubimi elektoral në pjesën perëndimore të Pensilvanisë. Dy persona të tjerë u plagosën nga të shtënat e tij.

Udhëheqësit e një Komisioni dypartiak të Kongresit, që po heton atentatin e 13 korrikut ndaj zotit Trump thanë se ata kanë ftuar në një seancë informimi drejtuesin e Shërbimit Sekret për incidentin e së dielës.

"Ne jemi të kënaqur që ish-presidenti nuk u dëmtua, por mbetemi thellësisht të shqetësuar për dhunën politike dhe e dënojmë atë në të gjitha format e saj", thanë në një deklaratë të përbashkët ligjvënësi republikan Mike Kelly dhe ai demokrat Jason Crow./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj